Emrat për kabinetin e ri/ Kikia: I di vetëm Rama, tu jepet më shumë hapësirë figurave teknike
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot lidhur me zhvillimet e ...

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, komentoi sot lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit, mbi faturën dhe pagesën që KQZ duhet t’i bëjë kompanisë postare DHL që realizoi shpërndarjen e fletëvotimeve për diasporën në zgjedhjet e 11 majit.
Në një intervistë në "Syri TV", Teliti ngriti pretendimin se nëse është kryer puna e duhur nga KQZ dhe DHL më 11 maj, atëherë nuk ka përse të mos jepen 9 milionë eurosh për këtë shërbim.
Teliti shtoi se vonesa mund të vijë prej mbajtjes së faturave prej muash nga komisioneri Celibashi.
“Kjo vërteton diçka. Atë që është problematikë e 3 dekadave tranzicion. Që kur vjen puna në qëndrimet politike që nuk është se kanë një vlerë ligjore, të gjithë bëjnë sipas porosisë. Dhe porosia cila ishte? Të njihen zgjedhjet...dhe Celibashi e kreu shumë mirë.
U njohën zgjedhjet, i zyrtarizoi. Kur vjen puna pastaj te përgjegjësia ligjore, e cila është zbatimi i një kontrate që edhe sipas legjislacionit shqiptar ka të njëjtën vlefshmëri me ligjin dhe zbatimin e tij, aty pas dhe njerëzit e dinë shumë mirë, duhet të jemi të kujdesshëm. Sepse sot ne me të vërtetë mund ta firmosim këtë kontratë, por nesër vjen KLSH, vjen auditi i radhës, ia solli një ekspertim financiar, por nesër mund të jetë edhe një komision hetimor parlamentar, i cili do bëjë verifikimin e të gjithë ecurisë të procesit të votës së diasporës, ku pjesë kyçe e saj do të jetë patjetër edhe zbatimi i kontratës së saj të firmosur nga vetë KQZ me operatorin konkret, DHL, për çfarë u përket gjithë detyrimeve që kishte dhe privilegji final që është paraja.
I duan 9 milionë euro? Le t'i marrin nëse kanë bërë punën. A është KQZ ajo që tha se vota e diasporës është vota e shkëlqyer, është vota e drejtë, është votë e lexuar siç duhej, ishte votë e shkuar siç duhet, e dorëzuar siç duhet, e marrë në dorëzim siç duhet, e ardhur në KQZ siç duhet, e numëruar siç duhet. A u thanë këto gjëra? Të firmosen, pse nuk firmosen sot?
Ç'do të thotë të mos firmosësh detyrimin financiar, pagesën e një procesi. Ama, kur ti ke frikën, kur ti ke ndrojtje se ai proces nuk është i rregullt, por ti thjesht ke bërë justifikim politik, por e di shumë mirë që në aspektin ligjor ka shkelje nga më të ndryshmet, aty pastaj frika hyn. Dhe frika tashmë i ka kapur, edhe KQZ dhe kryekomisionerin dhe ekipin e tij të cilët mbakan prej muajsh fatura të ardhura nga operatori DHL”,-tha Teliti./CNA
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot lidhur me zhvillimet e ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me lirimin e t...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur të ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, komentoi sot...
Vetëm pak ditë përpara shpalljes së kabinetit të ri qeveri...
Në kuadër të Forumit Strategjik të Bled, ministri për Euro...
Kandidati i PD-së për Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, në ...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka reaguar sot lidh...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga rrugët e reja...
Partia Demokratike ankimoi një ditë më parë në Kolegjin Zg...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, Kresh...
Një ditë më parë, Partia Demokratike ankimoi në Kolegjin Z...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar zëvendësim...
Më 11 shtator, kryeministri Edi Rama pritet që të prez...
Anëtari i kryesisë së PD, Enno Bozdo i ftuar në emsionin “...
Drejtuesi i departamentit Brain Gain, Andi Mustafaj me anë...
Analisti Arion Sulo i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëh...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizo...
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali komentoi sot lidhur m...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...