
Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së tek investimet që Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, do të bëjë në Shqipëri.
Rama tha se Kushner do të investojë në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri.
Në përgjigje të kritikëve të projekteve të dhëndrit të Trump-it, kreu i qeverisë tha se disa persona po delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar.
Sipas tij, ky park nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur, por është përdorur nga ushtarët e diktatorit Enver Hoxha që vëzhgonin me dylbi zbarkimin e flotës së 7-të amerikane në Shqipëri.
Rama tha se zonat e mbrojtura nuk po u shiten oligarkëve, por po kryhen investime për zhvillim.
“Këto ditë, Kushner, një sipërmarrës, amerikan dhe dhëndri i ish-presidenti Trump shpalli publikisht ambientin për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si shembuj të paarritshëm për investime në turizëm dhe për investime të huaja direkte, sot flasim për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimin në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.
Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveç se e ushtarëve të Enver Hoxhës që vëzhgonin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Hija e ish-presidentit amerikan i pengon ata më gojështhururit t’u bashkëngjiten këtyre zërave për mua, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit.
Me gjasë zbulojnë me rregull 3 si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura! Balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufirit të Shqipërisë për të kontribuar, e bëjnë Shqipërinë të duket qesharake.
Është forma më prestigjioze e hotelerisë në botë. Ka ndërtuar një duzinë strukturash në zonat përrallore të UNESCO-s. Shqipëria 'kampione e turizmit', nuk është vetëm një slogan, por një projekt gjeopolitik që formësohet përmes projekteve konkrete që krijojnë mundësinë për këtë zhvillim historik. Sa për zonat e Mbrojtura e dimë shumë mirë se kush e shëmtoi dhe mbuloi me plehra trupin magjepsës të Shqipërisë. Qëllimi jonë strategjik nuk është fshehur. Sot Melia Grup ka firmosur 18 kontrata për projekte në sektorin e Turizmit.
Jo nuk po ua shesim 5 oligarkëve. Janë qindra investitorë vendas që janë angazhuar për turizmin. Nuk do të shesim as Sazanin dhe asnjë pronë tjetër. Tjetërkush i ka nxjerrë në pazarin e botës me 1 euro dhe nuk i erdhi asnjë i marrë në Shqipërinë e zhytur në kriminalitet dhe që bënte lajm në botë vetëm për keq. Sot Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë. Sot Shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit ne do të vigjilojmë që projektet të jenë me një strukturë prestigjioze arkitekturore. Ka pasur disa interesime për Sazanin dhe i kemi refuzuar pikërisht sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare. As të paditur të bëjmë zhvillime mediokre. Të kthehen në burim rritje dhe krenarie për Shqiptarët. Në duhet të punojmë paralelisht në shumë fronte”, theksoi kreu i qeverisë./ CNA
Kryeministri Edi Rama, korrupsionet e zyrtarëve, minis...
CNA ka raportuar për skemën e mazhorancës socialiste p...
Kryeministri Edi Rama foli për marrëveshjen e arritur ...
Këtë të diel është mbledhur në Gjirin e Lalëzit Asambl...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngrit...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj opozitë...
Lulzim Basha, personi që pësoi vetëm humbje dhe përçau...
Lulzim Basha, një humbës serial që njihet ndërkombëtar...
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, anëtari i K...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) mirëpret dialogun pol...
Në Shqipëri, shumica socialiste dhe grupi i deputetëve...
Të pyetur për votën e emigranteve dhe për të kuptuar me sh...
Në raport me votën e emigrantëve, përveç shumicës qe janë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i njoh...
Ervin Salianji, apo siç njihet rëndom edhe si "Babalja...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, në një deklara...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi paralajmëroi mazho...
Gazetari Arian Çani është shprehur se amerikanët kanë ...
Juristi Ylli Manjani tha në emisionin “Now me Erla Mëh...
Lulzim Basha është njeriu që ka dështuar vit pas viti,...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...