EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se 5 drejtorë të Bashkisë së Tioranës që kanë vjedhur përmes 45 tenderave shpërblehen nga Veliaj me leje ndërtimi dhe sfidojnë SPAK-un.
Këlliçi nënvizoi se sot bëhen plot 326 ditë nga momenti që ka depozituar në SPAK kallëzimin për 5 drejtorët e famshëm të Bashkisë Tiranë, por edhe pas kallëzimeve ata përfitojnë leje ndërtimi.
"Edhe pse të kallëzuar në SPAK për korrupsion, drejtorët e Bashkisë Tiranë, të udhëhequr nga pronari faktit i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, kanë vijuar të majmen me milionat e takspaguesve kryeqytetas, madje janë shpërblyer nga ky i fundit dhe me leje të reja ndërtimi, si mirënjohje për faktin se kanë pranuar të sfidojnë SPAK-un dhe t’i bëjnë karshillëk të ashtuquajturave organe të reja të drejtësisë", shprehet Këlliçi.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë!
Sot bëhen plot 326 ditë nga momenti që kam depozituar në SPAK kallëzimin për 5 drejtorët e famshëm të Bashkisë Tiranë, të cilët përmes kompanisë 5D Konstruksion, me në krye famozin Mariglen Qato, kanë vjedhur në mënyrë flagrante miliona euro, përmes të paktën 45 tenderave të zhvilluar në bashki.
Edhe pse të kallëzuar në SPAK për korrupsion, drejtorët e Bashkisë Tiranë, të udhëhequr nga pronari faktit i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, kanë vijuar të majmen me milionat e takspaguesve kryeqytetas, madje janë shpërblyer nga ky i fundit dhe me leje të reja ndërtimi, si mirënjohje për faktin se kanë pranuar të sfidojnë SPAK-un dhe t’i bëjnë karshillëk të ashtuquajturave organe të reja të drejtësisë.
Sipas të gjitha informacioneve publike, edhe pse janë bastisur një sërë zyrash dhe apartamentesh të këtyre individëve, edhe pse janë sekuestruar telefonat celularë ku janë gjetur aplikacione komunikimi të dizenjuara posaçërisht për Bashkinë Tiranë dhe komunikimin e këtyre individëve me njëri tjetrin, SPAK sërish refuzon të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal, me në krye pronarin faktit të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliajn.
Grupi i Ekspertëve pranë PD, garanton qytetarët se ne jemi të vendosur dhe më të motivuar se kurrë më parë, për të goditur zyrtarët e korruptuar në çdo nivel të administratës, lokale apo qëndrore. Arrestimet me autorizim apo regji të pushtetit, të Taulant Tushës dhe Evis Berberit, nuk mund t’i vënë kapak aferave korruptive qindra milionë euroshe të Qeverisë apo Bashkisë Tiranë.
Sot, Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka paguar 130 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe ndërton rrugët me 30 milionë euro kilometrin. Për këto skandale korruptive të përmasave globale, Edi Rama është mjaftuar duke thënë se disa zyrtarë të tij, na paskan ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës së kryeministrit.
Kjo papërgjegjshmëri ekstreme, kjo tallje me qytetarët dhe sistemin e drejtësisë duhet të marë fund një orë e më parë. Ndaj gjej sot sërish rastin t’i drejtoj një thirrje SPAK, për t’u pozicionuar aty ku i takon, krah interesit publik dhe në luftë pa kompromis me korrupsionin galopant të kësaj qeverie. Mos u bëni pjesë e luftës së klaneve të pushtetit dhe korrupsionit brenda Partisë Socialiste.
Shqiptarët nuk janë të interesuar se cili është klani më i fortë brënda mazhorancës dhe se kush kërkon të burgosë kë, brenda Partisë Socialiste. Shqiptarët duan drejtësi pa regji.
Rritja e rrogave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, rritja e investimeve të huaja në vend dhe integrimi ynë në Bashkimin Europian, do të ndodhë vetëm kur të kemi një drejtësi të vërtetë, të paanshme, një drejtësi e cila nuk burgos Kryetarin e Opozitës pa asnjë provë apo akuzë, por godet dhe dënon zyrtarët e korruptuar të cilët kanë detyruar mbi 1 milionë shqiptarë të marin rrugët e emigrimit në këto 10 vite.
Ndaj qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për vendin./CNA
Instituti i Studimeve Politike (ISP) mirëpret dialogun pol...
Në Shqipëri, shumica socialiste dhe grupi i deputetëve...
Të pyetur për votën e emigranteve dhe për të kuptuar me sh...
Në raport me votën e emigrantëve, përveç shumicës qe janë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i njoh...
Ervin Salianji, apo siç njihet rëndom edhe si "Babalja...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, në një deklara...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi paralajmëroi mazho...
Gazetari Arian Çani është shprehur se amerikanët kanë ...
Juristi Ylli Manjani tha në emisionin “Now me Erla Mëh...
Lulzim Basha është njeriu që ka dështuar vit pas viti,...
Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, që të ...
Opozita është në rrugën e saj pa kthim të betejës jo k...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sot ...
Procesi i identifikimit elektronik të votuesve, i cili u n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ishte...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, u py...
Një tjetër kallëzim do të dorëzohet në SPAK në lidhje ...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka refuzuar ta cil...
CNA ka hapur një sondazh për marrëveshjen e Partisë De...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...