Kabineti "Rama 4"/ Gazetari: Tenderat sekretë do ia kalojnë “Diellës” këta apo i ka ky kryedielli?
Gazetari Basir Çollaku i ftuar në Syri Tv ka folur për “Di...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale për rikthimin në Parlament, në sesionin e ri.
Këlliçi shkruan se Parlamenti duhet të ishte tempull demokracie, por është shndërruar në kopshtin personal të Ramës.
Më tej, deputeti i PD shkruan se e përbashkëta e të gjitha problemeve është qeveria e Ramës.
Në statusin e tij, Këlliçi falënderon qytetarët e Tiranës dhe i garanton se votëbesimi i tyre nuk do të shkojë dëm.
“Pas farsës elektorale të 11 majit dhe rezultatit deformues për shoqërinë tonë, rikthehem në atë që do duhej të ishte tempulli i demokracisë, por që për fatkeqësinë e Shqipërisë është shndërruar në kopshtin personal të autokratit Edi Rama.
Pavarësisht të gjithave, është detyrë e Partisë Demokratike dhe e jona si deputetë të mbajmë fokusin tek shqiptarët, tek shqetësimet e qytetarëve dhe opozitarëve të Tiranës që na dhanë votëbesimin, në një klimë të paprecedentë të presionit politik.
Mirënjohje pafund qytetarëve të Tiranës, e në veçanti banorëve të Njësive Administrative nr.2, nr.5, nr.9 dhe Vaqarrit, Pezës e Ndroqit, për rrugëtimin dhe betejën tonë të përbashkët, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Ju garantoj se votëbesimi juaj nuk do të shkojë dëm. Personalisht kam dhënë prova për këtë!
Çdo demokrat dhe njeri i arsyeshëm sot është i vetëdijshëm për gropën e madhe demografike dhe dramën familjare të shpopullimit, për rrënimin e ekonomive familjare, për vështirësitë e të rinjve për të ndërtuar një jetë dinjitoze në shtëpinë e tyre.
Në të njëjtën kohë është në sytë e të gjithëve ne emëruesi i përbashkët dhe rrënja e problemeve ekonomike, sociale dhe krizës së përfaqësimit. Problemi është qeveria e Ramës, e cila legjitimohet nga një kartel ndërkombëtar i influencave të paligjshme politike, me axhenda që nuk përputhen më aspiratat, dëshirat dhe nevojat e shqiptarëve të thjeshtë. Karteli Soros dhe Narkoshteti i Ramës, do të rrëzohen me çdo kusht!
Ka një rrugë për të dalë nga kjo fatkeqësi. Është rikthimi tek njerëzit e thjeshtë, tek vlerat njerëzore të pandryshueshme dhe shpirti i madh i një populli kaq të nëpërkëmbur.
Me besimin dhe mbështetjen e tyre mund të përballemi në çdo front me keqqeverisjen dhe autokracinë, nga liritë individuale të shtypura tek lufta ndaj korrupsionit të pandalshëm dhe mbajtjes së pamëshirshme në varfëri të shtresave të gjera të shoqërisë, me qëllim mpakjen e vendit tonë.
Me këtë fatkeqësi politike mund të përballemi dhe ta mposhtim, me dëshirën e mirë, qëndresën dhe mbështetjen nga çdo shqiptar i ndershëm e vullnetmirë”, shkruan Këlliçi./ CNA
Gazetari Basir Çollaku i ftuar në Syri Tv ka folur për “Di...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se rrjeti i...
Java e ardhshme do të jetë mjaft e ngjeshur për Kuvendin. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë se më datë 16...
Politologu Afrim Krasniqi komentoi sot në lidhje me madati...
Analisti Neritan Sejamini ka komentuar fazë aktuale të pro...
Politologu Afrim Krasniqi tha se ulja e numrit të deputetë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e cilësoi s...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Gazment Bardhi u caktua si kryetar të grupit parlamentar t...
Pasditen e sotme u votua për zgjedhjen e kryetarit të ri t...
Sot Kuvendi nisi legjislaturën XI. Që në nisje të seancës ...
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë seancës plenare në Kuven...
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se mandatet nuk do...
Pasditen e kësaj të premteje u zhvillua ceremonia e betimi...
Seanca e parë plenare e legjislaturës së re ka sjellë opoz...
Niko Peleshi është zgjedhur në krye të Kuvendit të Shqipër...
Niko Peleshi zgjidhet Kryetar i ri i Kuvendit të Shqipëris...
Kuvendi i Shqipërisë mbylli votimin për kryeparlamentarin ...
Kjo e premte e datës 12 shtator përkon me përvjetorin e vr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...