Peleshi thërret të hënën krerët e grupeve parlamentare, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme
Java e ardhshme do të jetë mjaft e ngjeshur për Kuvendin. ...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se rrjeti i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës ka hapur kapituj të rinj.
Duke iu referuar investigimit të "Piranjave", Këlliçi thekson se njëri nga drejtorët e "5D"-së prej vitesh ka ngritur një skemë për të vjedhur arkën e buxhetit të Bashkisë Tiranë.
Këlliçi nënvizon se hapësirat publike janë kthyer në mall tregu, taksat janë përdorur si armë shantazhi dhe zarfet nën dorë janë bërë ligji i heshtur i inspektorëve bashkiakë.
“Në qendër të kësaj skeme korruptive që ka lulëzuar për 9 vite me radhë qëndron Arli Naska, tashmë ish-drejtues i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë. Pikërisht aty ku duhej të mblidheshin të ardhurat për shërbime publike, u ngrit një arkë paralele e ryshfeteve dhe favoreve në këmbim të votave”, thotë deputeti i PD-së.
“Rilindja 2.0 e pompuar gjatë muajve të verës nga kryeministri, rezulton të jetë thjeshtë një upgrade i skemës 5D!
Rrjeti i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, sapo çeli kapitujt e ri!
Arli Naska, një ndër drejtorët e 5D, i amnistuar nga “heronjtë e fëmijëve tanë”, na befasoi mbrëmë me skemën e ngritur në vite prej tij, për të vjedhur arkën e buxhetit të Bashkisë Tiranë!
Pamjet dhe materiali audio i publikuar në emisionin “Piranjat” në Syri TV, tregojnë qartë atë që kryeqytetasit e kanë ndjerë çdo ditë: hapësirat publike janë kthyer në mall tregu, taksat janë përdorur si armë shantazhi dhe zarfet nën dorë janë bërë ligji i heshtur i inspektorëve bashkiakë.
Në qendër të kësaj skeme korruptive që ka lulëzuar për 9 vite me radhë qëndron Arli Naska, tashmë ish-drejtues i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë. Pikërisht aty ku duhej të mblidheshin të ardhurat për shërbime publike, u ngrit një arkë paralele e ryshfeteve dhe favoreve në këmbim të votave!
Kjo nuk është thjesht një aferë zyrtarësh të vegjël, apo inspektorësh të korruptuar. Ky është një mekanizëm i ndërtuar me qëllim për të kapur paratë e qytetarëve, për të dhunuar hapësirat tona publike dhe për të vjedhur të ardhurat e bashkisë Tiranë.
Kjo skemë duhet të shembet deri në themel dhe Bashkia Tiranë duhet çliruar përfundimisht nga këta banditë ordinerë.
Përgjegjësit duhet të japin llogari para drejtësisë”, shkruan Këlliçi./ CNA
Java e ardhshme do të jetë mjaft e ngjeshur për Kuvendin. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë se më datë 16...
Politologu Afrim Krasniqi komentoi sot në lidhje me madati...
Analisti Neritan Sejamini ka komentuar fazë aktuale të pro...
Politologu Afrim Krasniqi tha se ulja e numrit të deputetë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e cilësoi s...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Gazment Bardhi u caktua si kryetar të grupit parlamentar t...
Pasditen e sotme u votua për zgjedhjen e kryetarit të ri t...
Sot Kuvendi nisi legjislaturën XI. Që në nisje të seancës ...
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë seancës plenare në Kuven...
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se mandatet nuk do...
Pasditen e kësaj të premteje u zhvillua ceremonia e betimi...
Seanca e parë plenare e legjislaturës së re ka sjellë opoz...
Niko Peleshi është zgjedhur në krye të Kuvendit të Shqipër...
Niko Peleshi zgjidhet Kryetar i ri i Kuvendit të Shqipëris...
Kuvendi i Shqipërisë mbylli votimin për kryeparlamentarin ...
Kjo e premte e datës 12 shtator përkon me përvjetorin e vr...
Opozita ka zgjedhur të bojkotojë procesin e votimit për zg...
Në seancën plenare që po zhvillohet këtë pasdite në Kuvend...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...