"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kryetarja e PD Shkodër, Eliona Kodra Shkreli ka denoncuar një rast pushimi nga puna në Bashkinë Shkodër.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Shkreli shkruan se Benet Beci ka nisur procedurën për largimin nga puna të bashkëshortit të saj.
Sipas Eliona Shkrelit shkarkimi vjen si pasojë e denoncimeve të beëra nga bashëshorti i saj, Simon Shkreli.
Më tej, kryetarja e PD Shkodër shkruan se largimi nga puna i Simon Shkrelit do të pasohet nga një proces gjyqësor mes tyre dhe Bashkisë Shkodër.
Statusi i Eliona Shkrelit
Sot Bashkia Shkodër me urdhër personal të Benet Becit ka nisur procedurën për largimin nga puna të bashkëshortit tim, Simon Shkreli!
Patjetër që kjo është “kostoja” e lirisë së fjalës, denoncimit me fakte, evidentimit të problemeve dhe thënies së të vërtetës në këto 2 vite që Benet Beci, turisti shkodran, më shumë shkatërroi se sa ndërtoi duke vjedhur në emër të investimeve e projekteve taksat e shkodranëve!
Sot nuk po largohet nga puna thjesht një aktor i teatrit “Migjeni”, një kryefamiljar, sot po thellohet shkatërrimi i një teatri shekullor dhe shkatërrimi i tempullit më të rëndësishëm të Shkodrës, shkatërrim i cili ka filluar që me shkrirjen e tij, një vendim i atyre keqdashësve që trashëgiminë që lanë emrat më të njohur të skenës shqiptare e më gjërë, t’a “zhdukin” me një vendim absurd bazuar në mentalitetin komunist që Shkodra dhe shkodranët duhen persekutuar edhe sot!
Bashkëshorti im, Simoni, prej vitit 2006 është angazhuar në teatrin “Migjeni” me trupën profesioniste, atëherë kur teatri prodhonte premiera të suksesshme. Në 2014-tën, Simoni u bë aktor rezident i trupës së teatrit me vendim ligjor të Bashkisë Shkodër!
Studimet e larta i kreu në Prishtinë në Fakultetin e Arteve për aktor me notë diplome 10. Student i emrave të njohur të artit shqiptar si i ndjeri Faruk Begolli, Ilire Vinca, Enver Petrovci etj.
Ka kryer me shumë përkushtim e dëshirë çdo rol që i është ofruar duke dhënë maksimumin përmes punës për të realizuar më të mirën e mundshme.
Notën e diplomës, talentin, dhe dashurinë e publikut nuk mund t’ja heqë kurrë Simonit, Benet Beci!
Vendimi për largimin e bashkëshortit tim nga puna, është hakmarrje e pastër politike e Benet Becit ashtu siç kanë vepruar paraardhësit e Tij komunistë. Sot metoda moderne e Benetit është largimi nga puna e të gjithë atyre që nuk i binden apo e kritikojnë me fakte e argumenta. Paraardhësit e tij komunistë internonin, persekutonin e pushkatonin, ndërsa Benetët komunistë të sotëm, të largojnë nga puna për të të zëvendësuar me patronazhistë servilë dhe ushtarë të bindur!
Kjo nuk na tërheq pas sepse eksperienca të tilla i kemi pasur edhe më përpara, përkundrazi na bën më të fortë përballë frikacakëve që përballjen me faktet e fjalën e lirë e dënojnë me largime nga puna.
Pa asnjë diskutim që largimi i padrejtë nga puna i bashkëshortit tim do vijojë në një proces gjyqësor përballë Bashkisë korruptive, abuzuese me taksat e shkodranëve dhe hakmarrëse të Benet Becit dhe shokëve e shoqeve të Tij, servilë të bindur.
Njeriu në jetë ka vetëm dinjitetin dhe karakterin që e formëson në një qënie të pranuar në shoqëri. Simoni dhe unë kemi punuar gjithmonë me dinjitet, me shumë punë e sakrifica për të qënë këta që jemi sot. Dy qytetarë të Shkodrës që kemi dhënë kontributin tonë modest në gazetari, art e së fundmi dhe në politikë. “Emrin” që kemi fituar me punë të ndershme nuk na e heq as Benet Beci e as drejtuesit e tij të paaftë.
Ne do vazhdojmë përpara edhe më të fortë sepse fuqia e çdo njeriu mbaron aty ku fillon ajo e Zotit!
Me Zotin në krah ia kemi dalë dhe do ia dalim çdo sfide tjetër!
Misioni i të vërtetës nuk mposhtet nga hakmarrjet e turistëve të cilët ‘pushtetin’ kalimtar që kanë do e gëzojnë në dyert e qelive të burgut!/ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar hartimin e Kodit ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka shpërndarë mandatet p...
Pasi e pësoi keq dhe nuk iu realizua skenari, pavarësisht ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Ekrem Spahiu ka...
Vijon telenovela mes dy "sorosianëve", Adriatik Lapaj dhe ...
Partia Demokratike ka reaguar mbrëmjen e kësaj të shtune l...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar sot ...
Gazetari Çim Peka ka reaguar sot lidhur me situatën brenda...
Bashkëkryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Ekrem...
Eksperti i Ekonomisë, Dorjan Teliti, në një deklaratë për ...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi de...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Drafti i Kodit të ri Penal, që aktualisht është në fazën e...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga plazhi në...
Deputeti socialist, Lavdrim Krashi, komentoi sot lidhur me...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka qenë i pranishëm në ...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi de...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...