GJKKO nuk mund të përgënjeshtrojë kërcënimet e Ramës dhe Veliajt
GJKKO ka dalë me një deklaratë pas qëndrimeve publike të b...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale shprehet se Erion Veliaj është hajduti i tretë më i madh që ka njohur Shqipëria dhe Europa.
Sipas tij, dosja për Veliajn është dosje shtetërore.
“Miq, këto ditë ndodhi një ngjarje tjetër, e cila shënon rrokullimin e piramidës më gjigante të krimit që ka njohur Shqipëria dhe një nga më të mëdhatë që ka njohur Europa, që është regjimi i Edi Ramës.
U arrestua nga Skapi dhe gjykata njeriu i tretë më i korruptuar i vendit, pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, Erion Veliaj.
Ka një rebus, me të drejtë qytetarët shqiptarë duan të dinë pse Erion Veliaj nuk u arrestua për djegësinë e Tiranës, me të cilin janë zhdukur 130 milionë euro për u vendosur një tullë në themelet e tij, për të cilin përgjegjës direkt është Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Vetëm një muaj më parë, Arben Ahmetaj deklaroi se Erion Veliajt i diktoi me presion të madh Edi Rama të firmosë të gjitha dokumentet.
Pra, Erion Veliaj nuk u penalizua, nuk u mor në hetim për këtë aferë, më flagrantja në historinë e vendit, vetëm e vetëm se kjo të çonte direkt te Edi Rama.
Erion Veliaj, në një akt kriminal, nuk u akuzua, nuk u penalizua për aferën e 5D, aferë e cila është modeli i vjedhjes 100 përqind të parave publike nga zyrtarët, nga drejtorët, nga Veliaj, nga Mazniku në Bashkinë e Tiranës. Me dokumente.
Pra, as për këtë jo, të cilën e paraqiti opozita.
U fol, dokumente nuk ka.
Prokuroria ka dokumente që punonjës janë shprehur se hoteli është i Lali Erit, por të tjerë kanë raportuar se në hotel, aksioner kryesor është Olsi Rama.
Cila është arsyeja pse Skapi i partisë nuk ngriti asnjë akuzë për Veliajn dhe Maznikun në këtë aferë?
Vetëkuptohet, nuk mund të jetë asgjë tjetër përveçse interesa të klanit më epror mafioz të Shqipërisë, klanit të Edi Ramës.
Vijmë tani tek dosja për të cilën u arrestua Erion Veliaj.
Kjo ishte një dosje shtetërore të dashur miq.
Nesti Angoni nuk ishte një qytetar privat.
Nesti Angoni nuk ishte opozita, që do donte të ishte, por nuk ishte.
Nesti Angoni ishte Danjoli i Sherkës, një personazh i Rexhep Qosjes, i cili regjistronte telefonatat e Erion Veliajt, i cili survejonte takimet, udhëtimet e Velicës dhe të Erionit, hotelet ku flinte në Vjenë.
I cili survejonte Klotildën tek takohej me Velicën ose bashkëpunëtorë të saj.
Nesti Angoni, pra ishte në fakt shteti vetë.
Ishte Bistri, ishte Balluku, ishte Edi Rama pa asnjë lloj mëdyshje.
Nesti Angoni kontrollonte telefonat, kontrollonte avionët, kontrollonte doganat, kontrollonte blerjet online, komunikimet online, kontrollonte çdo gjë.
Ajo dosje thuhet se erdhi nga Fieri. Por dosja është totalisht Rama-Balluku, ushtarët aty janë të shumtë, nuk janë të paktë, por dosja është qeveritare", tha Berisha./ CNA
GJKKO ka dalë me një deklaratë pas qëndrimeve publike të b...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pak minuta...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tha se drejtu...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka vazhdon të...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu m...
Drejtoria e Përgjithsme e Burgjeve ka dhënë këtë pasdite n...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Kryeministri Edi Rama me anë të një video në rrjetet socia...
-Letër bashkëkombasve tanë nëpër botë- nga Agron Duka T...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se Komisioni Rr...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë një shpjegim ...
Ka një propagandë mediatike, kryesisht kuptohet ata të...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit të Partisë So...
Socialistët “kanë rrahur” gjoksin duke thënë se merita u s...
Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e përjavshme...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Një skandal ka ndodhur përpara SPAK-ut dy ditë më parë, ku...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njihet si një p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...