"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Socialistët “kanë rrahur” gjoksin duke thënë se merita u shkon atyre për realizimin e reformës në drejtësi.
Shpesh kanë dashur t’i shkëpusin qëndrimin e tyre me ato të opozitës, karshi istitucioneve të reja të drejtësisë, duke thënë se i mbështesin, pavarësisht nëse godasin majtas apo djathtas.
Por mesa duket kjo mbështetje e ka pasur një kufi. Kufiri për socialistët mban emrin Eion Veliaj! Aty PS-ja harroi ç’kishte thënë më herët, ndërsa nisi një sulm frontal ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së, me gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e tyre, me në krye të parin e socialistëve, vetë kryeministrin e vendit Edi Rama.
“Lëreni SPAK-un të bëj punën e vetë!”. Ishte ky postulati i kreut të qeverisë. Koha e tregoi që ashtu siç u tha, u harrua.
“Lëreni SPAK-un të bëjë punën e vet. Nëse detyra e organeve të reja të drejtësisë është të bejnë operacione kirurgjikale, për të shkulur 'tumorin' e korrupsionit nga politika, pa ia lejuar vetes as edhe një operacion, perdorimin e gjilpërës së rrobaqepësit ose thikës së kasapit.
Detyra jonë nuk është detyra e tyre. SPAK-u dhe GJKKO-ja edhe mund të gabojnë.
Ndërsa ne nuk mund të gabojmë.
Kjo është absolutisht e pafalshme”,- thoshte kryesocialisti në 4 shtator 2023.
View this post on Instagram
Të njëjtën linjë ndiqte dikur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Në 30 prill të 2024, Erion Veliaj u thirr në SPAK ku dëshmoi për rreth 7 orë për aferën e inceneratorit të Tiranës. Pas daljes nga SPAK-u deklaroi se ishte “me dy kolegë hetues” dhe se i falënderoi për profesionalizmin e treguar.
“Falënderoj kolegët e SPAK-ut, një institucion që unë nuk kisha pasur të bëja më parë.
Pas këtij takimi më ka krijuar bindjen që është bërë një investim për së mbari në Shqipëri. Isha me dy kolegë hetues, profesionistë dhe unë them që ne duhet t’i forcojmë institucionet. Isha këtu si bashkëpunëtor. Të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje të hetimit dhe për çështje të sekretit hetimor, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka sjellë dhe disa prova të tjera, m’u kërkua dashamirësisht që të mos i ndaj me gazetarët. Do të jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë sime”, tha Veliaj.
Në 10 shkurt, Veliaj ra në pranga. Këtu parimi se SPAK-u dhe GJKKO qëndrojnë të ndara nga politika dhe mund të godasin këdo, nuk u shkonte më për shtat socialistëve. Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar socialist të 12 shkurtit hodhi akuza të forta ndaj gjyqtarit Erjon Bani që dha masën e arrestit.
“I njohur si ekstremist i djathtë, i njohur si eksponent i djathtë, skandal në të gjitha rastet i njëjti gjyqtar, është gjyqtari paraprak për dosjen 'Toyota Yaris'. Vetëm një fakt ka ndaluar urdhërim publik të dosjes së tij gjë që nuk e bënë, por bënë të kundërtën kur duan të përbaltin figurat e PS-së. Tani dosjen e ka bufi i kënetës që i lexon në parlament. Është i ndaluar për t'u përhapur dhe publikuar. Ku jemi këtu? Kjo është vepër penale. Të mos bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim se kanë boll telefonat e gjithë Shqipërisë”, u shpreh Rama, duke lexuar mesazhin e një qytetari.
Gjuhë linçuese, edhe më e ashpër është filluar dhe pasuar nga vetë protagonisti kryesor i kësaj çështjeje, Erion Veliaj. Ai pasi u arrestua ka akuzuar prokurorin Olsi Dado duke e quajtur lunatik, të paditur epsharak, individ pervers, ndërsa aktakuza sipas Veliajt ishte haluçinante, perversitet kriminal, ‘kurdisje e një paçavureje’.
Pyetja që lind është e thjeshtë, nëse Erion Veliaj është i pafajshëm siç pretendojnë socialistët, pse ndryshuan kryekëput parimet e tyre ndaj institucioneve të drejtësisë, vetë partia që pretendon se i krijoi ato?!
Pse nuk i lënë prokurorët dhe gjyqtarët të bëjnë punën e tyre të pandikuar, nëse janë kaq të bindur në pafajësinë e kryebashkiakut?!
Sot Partia Socialiste “ka djegur” veten, duke kaluar kufirin ndarës mes politikës dhe drejtësisë, një kufi që nuk duhet ta kalonte jo vetëm për Veliajn, por edhe për vetë Ramën, nëse një ditë ky i fundit do t’i duhej të përballej me drejtësinë.
Sot socialistët duhet t’i rikthehen parimit: "Lëreni SPAK-un të bëj punën e vetë!”/ CNA
Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e përjavshme...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Një skandal ka ndodhur përpara SPAK-ut dy ditë më parë, ku...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njihet si një p...
SPAK dhe GJKKO i kanë kërkuar llogari Policisë së Shtetit ...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm kreun e grupit ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi përf...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në televizionin "MCN"...
Deputeti Agron Shehaj ka folur për dosjen e Veliajt dh...
Agron Shehaj dhe Andi Bushati janë përplasur për çësht...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi hetimet që janë k...
Drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump do të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për zgjedhjet e 11 ma...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për koal...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se vlerën...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se inform...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në lidhj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se paratë...
Drejtuesi i fushatës për Partinë Demokratike, Chris LaCivi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...