Hetimet e SPAK-ut/ Rama: I qetë e i vendosur, që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë
Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaç...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj mazhorancës gjatë një takimi me anëtarët e degës së PD-së Kamëz.
Berisha fajësoi PS-në për krizën në Partinë Demokratike, ndërsa tha se tashmë opozita është më e bashkuar se kurrë për shkak të respektimit të mendimeve.
Ai deklaroi se në PS po ndodh e kundërta. Sipas tij, socialistët kanë një përballje si çakejtë kundër njëri-tjetrit dhe po gjuajnë njëri-tjetrin me krimet që kanë kryer vetë.
“Ne, në tre vite i rezistuam një sulmi të paparë ndonjëherë, me të cilin po bëhej gjithçka që Edi Rama të kishte çdo pushtet në Shqipëri, përfshi opozitën.
U përdorën të gjitha format, por ja ku jemi sot, më të bashkuar se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të fortë se kurrë, më të mbështetur se kurrë më parë.
Ju me dhjetëra qindra herë në takimet dhe mbledhjet tuaja denoncuat vjedhjet e paimagjinueshme të buxhetit dhe pasurive publike shqiptare nga qeveria.
Ju denoncuat shndërrimin e procesit zgjedhor në një farsë zgjedhore. Ju denoncuat shkrirjen në një të krimit dhe pushtetit. Ju denoncuat tradhtinë kombëtare ndaj interesave shqiptare të Edi Ramës.
Sot këto nuk janë më vetëm denoncime tuajat, por sot janë tre rezoluta ndërkombëtare, njëra prej të cilëve e firmosur nga 108 parti politike të qendrës së djathtë, tjetra nga 85 parti, të cilat i thonë mbarë botës se Shqipëria është një narkoshtet, se Shqipëria është vendi i narkodiktaturës me burgje dhe të burgosur politikë, se Shqipëria është vendi i farsës zgjedhore dhe i monizimit, se në Shqipëri shteti dhe krimi janë binom i pandarë, se në Shqipëri, korrupsioni ka rrokur qiellin dhe nuk përmbahet.
Pra miq, qëndruat dhe rezistuat për 3 vite. Por sot regjimin e keni sjellë buzë varrit. Po. Sot, në qoftë se ne jemi të bashkuar në respekt të plotë të mendimeve të njëri-tjetrit, ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.
Ata kanë një përballje si çakejtë kundër njëri-tjetrit dhe gjuajnë njëri-tjetrin me krimet që kanë kryer vetë. Kurse ne kemi përgatitur platformën me të cilën do të ulemi të bisedojmë me çdo qytetar të këtij vendi”, nënvizoi Berisha./ CNA
Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaç...
Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se Partia Social...
SPAK ka ngritur 4 akuza të rënda ndaj kryebashkiakut t...
Kryeministri Edi Rama shprehu sërish mbështetje për SP...
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i cili përfundoi në sp...
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, foli sërish mbrëmj...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar me gj...
Kryetari i Forumit Rinor i PD-së, Besart Xhaferri ka r...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit...
Një deklaratë në emër të avokatëve të Erion Veliajt u ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është raportuar ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ikur mëngjesin e ...
Në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka komentuar...
Në një takim me degën Nr.7 në Tiranë, kreu i demokratë...
Anëtari i Kryesisë së PD-së dhe drejtuesi Politik i de...
Në Tiranë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli ...
Nga fshati Buzëmadh i Kukësit, drejtuesi Politik i Par...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet avoka...
SPAK-u kërkon 1 vit për burg kryebashkiakun e Rrogozhinës,...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...