web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha i bën thirrje Ramës që të dorëhiqet/ “11 shkurti do t’i japë përgjigjen që meriton”

2 Shkurt 2023, 14:32, Politikë CNA

Berisha i bën thirrje Ramës që të dorëhiqet/ “11

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas analizimit të situatës në Kuvend në mbledhjen e grupit parlamentar, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të dorëhiqet.

“Dëshiroj t’ju përshëndes përzemërsisht për qëllimin tuaj të përgjegjshëm dhe jashtëzakonisht në parlament sot, por dhe të zotohen para qytetarëve dhe zgjedhësve shqiptarë se PD nuk e lëshon atë parlament si tempull të zërit dhe interesave tuaja.

Ajo çka ndodhi dy ditë me radhë dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës, apo të them kupola e krimit dhe drogës, pasi unë nuk mundem kurrsesi t’i barazojë deputetët socialistë që janë aty të tipit: Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri, etj., nuk mund të krahasohen, ata janë të ngërthyer prej tyre, por përsëri, përderisa nënshtrohen, derisa nuk ngrihen, edhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë pothuajsë, përvçse doli në aktin mafioz dhe kriminal të Portit të Durrësit.

Pra, të gjitha këto janë dëshmi se parlamenti dhe Shqipëria e kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është absolutisht thjesht një kalbësirë që nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë vend në hapësirën e NATO-s si përfaqësues i popullit shqiptar”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, akti i tij i korruptimit të njërit prej zyrtarëve më të rëndësishëm në fushën e sigurisë të SHBA-së përbën një armik të madh kryesor ndaj vendit të madh të lirisë që ne i detyrohemi më shumë se çdo vendi tjetër.

“Përbën një akt armiqësor ndaj NATO-s, po të kemi parasysh rëndësinë e SHBA-së si vend udhëheqës të aleancës të Atlantikut të Veriut. Përbën një akt turpërimi për çdo shqiptar.

Do të ishte dhe është në nderin dhe dinjitetin e mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i japin duart një minutë e parë, në mënyrë që t’i çojnë mesazhin e duhur kombit të madh amerikan, kombeve të vendeve të lira. Se vërtetë një kryeministër monstër, demon i pushtetit, që i lejoi vetes një akt të paimagjinueshëm, në vend që të kontribuonte që në javët e para për karrigen dhe pushtetin e tij.

T’i themi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër. Se e dënojnë me të njëjtën forcë siç e dënoni ju vetë.

E them prapë, një turp të madh na ka krijuar me aktin e tij të padiskutueshëm. Një thikë pas shpine të tmerrshme SHBA-së, por edhe marrëdhënieve tona me SHBA-të.

 Këtë mund ta bënte vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, por kryeministri i një vendi anëtar i NATO-s nuk mund të shkelte kurrë interesat e sigurisë së SHBA-së nëpërmjet një rrjeti agjentësh të shpërfytyruar. Agron Neza dhe Dorian Duçka, këshilltari privat i kryeministrit, ishte trafikant armësh me dy kompani të regjistruara në Tiranë. Njërin prej tyre bashkë me një rus dhe një arab.

Këshilltari më intim i Edi Ramës është Dorian Duçka, çka do të thotë që ky i ndante paratë e trafikut të armëve me Dorian Duçkën. Dorian Duçka është ndërlidhësi me kartelin meksikan, dhe kjo është e faktuar”, është shprehur Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga