LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërpritet sërish seanca/ Nikolla nuk ia del të ulë deputetët e PD-së

2 Shkurt 2023, 11:50, Politikë CNA

Ndërpritet sërish seanca/ Nikolla nuk ia del të ulë

Për të dytën herë është ndërprerë seanca parlamentare, pasi deputetët e PD-së, nuk kanë pranuar zëvendësimin e Ramës me Spiropalin.

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, ka thënë se nuk po kërkon interpelancë për një vendim të Këshillit Ministror, por për atë që ai quan aferë personale të vetë Ramës.

“Interpelanca është kërkuar edhe nga 7 deputetë, unë nuk kam kërkuar interpelancë me Spiropalin, por me Ramën, nuk është kapur në vendimin e drejtësisë amerikane Spiropali, po Rama, ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI-së, nuk është një interpelancë për Këshillin e ministrave, por për një veprimtari private të Ramës. Spiropali na tha ‘pse keni frikë’, problem është pse ka frikë Rama të vijë në Kuvend, pse po e keqpërdor ministren dhe të fshihet pas fustanit të saj, të vijë këtu, të japë llogari, të sqarojë opinionin publik ku i ka gjetur 225 mijë dollarët, është aferë personale e Ramës, nuk e ka rregullorja e parlamentit që kryeministri mund t’i delegojë interpelancën te dikush tjetër. Kërkoj shpjegime për Ramën, jo për Spiropalin, bëhuni serioze, ushtoni autoritetin si kryetare Kuvendit, ju jeni aty si garante e Kushtetutës, jemi republikë parlamentare dhe jo kryeministrore. Javës tjetër e nxori që ishte sëmurë, po sot ça arsye ka, ka marrë prapë raport, është sëmurë prapë, fshihet se e di që hetimet në SHBA nuk kanë përfunduar ende, ai nuk e di se çfarë ka në dosje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, deputetë të tjerë të PD-së, Albana Vokshi dhe Tritan Shehu, kanë hyrë "live" nga rrjetet sociale./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga