Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Ilir Meta ka bërë një reagim në lidhje me ekonominë e vendit dhe treguesit në rënie të saj. Meta u ndal te sektori i industrisë, prodhimit të energjisë apo edhe bujqësisë që ka një nivel në rënie në tremujorin e fundit.
"Modeli ekonomik i vendit qëllimisht vazhdon të jetë i orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve.
Qeveria nuk ka me vetëdije asnjë strategji të rritjes së prodhimit të industrisë përpunuese, industrisë nxjerrëse minerare, hidrokarbue, etj.Ajo nuk interesohet aspak për bujqësinë e produktet me vlerë të shtuar, si dhe për rritjen e eksporteve. Prodhimi i Brendshëm Bruto në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ishte në ulje në sektorët më vitalë të ekonomisë dhe mbeti i mbështetur vetëm nga sektori i ndërtimit dhe shërbimet.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, Produkti i Brendshëm Bruto në 3-mujorin e dytë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 4,09% në terma realë, kundrejt 3-mujorit të tretë të vitit 2023.
Por alarmante mbetet se sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë të prodhimit të të mirave materiale vazhdojnë të kenë një kontribut negativ përkeqësues në rritjen ekonomike. Rritja ekonomike në sektorët e industrisë, të industrisë nxjerrëse, të industrisë përpunuese, të prodhimit të energjisë dhe të bujqësisë mbetet negative në 3-mujorin e tretë të vitit 2024.Rritja ekonomike në bujqësi në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ishte minus 2,54%, në industri (përfshi energjinë) në minus 4,04% dhe industria përpunuese në rritje negative në minus 6,5%. Ndërsa rritje të konsiderueshme kanë sektori i ndërtimit në 5,3% dhe tregtia në 6,2%.
Efektet e rënies ekonomike në sektorët realë të ekonomisë si bujqësia, industria përpunuese dhe energjia janë reflektuar në uljen e punësimit si dhe uljen e ndjeshme të vazhdueshme të eksporteve. Rënia e volumit të prodhimit dhe të shitjeve në sektorin e të mirave materiale ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e nivelit të punësimit në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar me vitin 2023.
Në sektorin e industrisë ka një ulje të punësimit në minus 5%, në industrinë përpunuese në një ulje në minus 5,5% dhe në prodhimin e energjisë në minus 1,9%. Ndërsa sektori i ndërtimit ka një rritje në 2,9%.
Rënia e prodhimit në sektorët e bujqësisë, industrisë dhe energjisë është reflektuar gjithashtu në rënien e pandalshme të eksporteve. Sipas të dhënave të INSTAT është thelluar më tej kriza e rënies së eksporteve në vitin 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023".
Rënia e lartë e eksporteve në 11-mujorin e vitit 2024 është treguesi më i qartë i tkurrjes ekonomike në sektorët e prodhimit të të mirave materiale. Rënia e eksporteve është gjithashtu rezultat i dëmit që po i shkaktohet sipërmarrjes nga zhvlerësimi i euros kundrejt lekut.
Eksportet në 12-mujorin e vitit 2024 u realizua në 373 miliardë lekë kundrejt 440 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ose një pakësim në minus 15.2%. Bilanci tregtar në 12-mujorin e vitit 2024 rezulton në minus 522 miliardë lekë kundrejt një bilanci negativ në minus 452 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2023 me një përkeqësim të bilancit në rreth minus 20.8%.
Njëkohësisht përqindja e mbulimit të importeve me eksportet është përkeqësuar nga 51% në 12-mujorin e vitit 2023, në 42% për të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Rënia e lartë e eksporteve të vendit nuk mund të kompensojë përfitimet e “fryra” propagandistike nga turizmi dhe as të mbulojë krizën që po kalon ekonomia e vendit si rezultat i politikave të papërgjegjshme të Qeverisë kundrejt sipërmarrjes dhe klimës armiqësore ndaj biznesit.
“Rilindja” dështoi të zhvillojë sektorin e bujqësisë me synimin e rritjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe rritjen e eksporteve.
Përkundrazi, që nga viti 2017 kur “Rilindja” e mori vetme timonin dhe tepsinë dhe vetë Ministrinë e Bujqësisë, është përgjysmuar numri i gjedhëve e të imtave dhe braktisja e bujqësisë ka rënduar më tej gjendjen ekonomike të fermerëve dhe ka rritur më shumë importet bujqësore për konsum.Shqipëria mbetet e varur në masën më të madhe tek importet për produktet ushqimore bazë dhe ato bujqësore pavarësisht nga potenciali i lartë dhe i pakrahasueshëm që ka sektori i bujqësisë në vendin tonë, me Maqedoninë e Veriut fqinje dhe vendet e tjera.
“Rilindja” dështoi të zhvillojë industrinë vendase me prioritet industrinë e përpunimit në tërësi dhe në veçanti të përpunimit të burimeve natyrore, me synimin e rritjes së vlerës së prodhimeve dhe rritjes së eksporteve.
Mosmbështetja e ndërmarrjeve eksportuese, rritja e çmimeve, zhvlerësimi i euros dhe barra e lartë fiskale dhe administrative ka ndikuar në uljen e eksporteve në vitin 2024.
“Rilindja” dështoi të zhvillojë sektorin e energjisë, që në 12 vite ka treguar përkeqësim të treguesve ekonomikë dhe financiarë të sistemit.Pavarësisht potencialit të lartë për prodhimin e energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e brendshme dhe rritjen e eksporteve, Shqipëria vazhdon të varet në një masë të madhe nga importet. Importet plotësojnë deri në 32% të nevojave nga importet energjitike.
Sektori që ka rritje të pandërprerë pavarësisht mungesës proporcionale të kërkesës së brendshme mbetet sektori i ndërtimit. Në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ka një rritje të lartë si në vlerë apo te sipërfaqe e ndërtimeve të ndërtesave të banimit krahasuar me vitin 2023. Kur ndërkohë vlera apo sipërfaqja e ndërtimeve jo rezidenciale dhe në veçanti e atyre industrial, tregon një rënie të konsiderueshme krahasuar me vitin 2023.
Vlera e lejeve të ndërtimit deri në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 është rritur nga 64,3 miliard lekë në vitin 2023, në 80,7 miliard lekë në vitin 2024, ose një rritje në 25%. Ndërsa totali i sipërfaqeve të ndërtimit është rritur nga 1,52 milion m2 në 3-mujorin e tretë të vitit 2023, në 2,02 milion m2 në 3-mujorin e katërt të vitit 2024, ose një rritje në 33%. Bashkia e Tiranës zë 42% të vlerës totale të lejeve të ndërtimit dhe 46% të sipërfaqes totale të lejeve të ndërtimit. Duke analizuar strukturën e ndërtimeve deri në 3-mujorin e tretë të vitit 2024, tregon se rritja e volumit të ndërtimit në vlerë apo sipërfaqe mbetet vetëm për ndërtesat e banimit.
Ndërsa ndërtimi për ndërtesa jorezidenciale dhe në veçanti për ndërtesa industrial është në rënie të konsiderueshme dhe ky është treguesi më i qartë për përkeqësimin e ardhshëm të prodhimit vendas dhe eksporteve.
Për ndërtesat rezidenciale volumi në vlerë në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 është rritur në 57,4 miliard lekë në vitin 2023, në 72,9 miliard lekë në vitin 2024 ose një rritje në 27%. Në sipërfaqe, volumi i ndërtimeve për ndërtesa banimi është rritur nga 1,08 milion m2 në vitin 2023, në 1,65 milion m2 në vitin 2024, ose një rritje në 53%.
Për ndërtesa jorezidenciale vlera e ndërtimeve është ulur nga 17,75 miliard lekë në vitin 2023, në 14,18 miliard lekë në vitin 2024, ose një ulje në minus 20,1%. Ndërsa në sipërfaqe, nga 442,1 mijë m2 në vitin 2023, në 368,2 mijë m2 në vitin 2024, ose një ulje në minus 16,7%.
Në veçanti ndërtesat industrial kanë pësuar rënie nga 245,24 mijë m2 në vitin 2023, në 184,51 mijë m2 në vitin 2024 ose një ulje në minus 24.9%
Analiza e këtyre treguesve bën të qartë në radhë të parë se nuk ka rritje, përkundrazi, ulje të kërkesës së brendshme për ndërtime jorezidenciale të cilat mbështesin rritjen ekonomike dhe zgjerimin e biznesit.Së dyti rritja e votumit të ndërtimit për banesa nuk mund të argumentohet me një rritje potenciale të kërkesës së brendshme. Sepse paga mesatare nuk mund të përballojë blerjen e një apartamenti, çmimi i të cilit krahasohet edhe me vendet europiane.
Treguesi më i rëndësishëm mbetet vetë stoku në mbi 60 mijë apartamente të pabanuara në Bashkinë e Tiranës. “Rilindja” ka ofruar modelin e një ekonomie të betonit. Ekonomia e vendit është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit në ndërtim. Qeveria ka hapur dyert për dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe dhe me bekimin e saj janë hapur kufijtë e dyndjes së parave të pista.
Ndaj rritja ekonomike jo vetëm bazohet në faktorë të paqëndrueshëm dhe risk të lartë por ajo kurrësesi nuk mund të vlerësohet as e shëndetshme për aq kohë sa nuk është e bazuar te prodhimi dhe eksportet dhe te rritja e konkurrueshmërisë.
Për më tepër se ajo thellon polarizimin shoqëror dhe jo vetëm që nuk është përfshirëse, por rezulton qartë përjashtuese për shtresat më në nevojë.
Treguesi më i mirë i kësaj politike që do vijojë, mbetet vetë miratimi i buxhetit për 2025.
Bonuset e mjerimit nuk e fshehin dot varfërimin sistematik që kanë pësuar pensionistët dhe shtresat në nevojë gjatë këtyre 12 viteve.
Ndaj programi i Partisë së Lirisë, 5 prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus, sjell një përmbysje të plotë e të shpejtë të modelit ekonomik të vendit nga një ekonim të betonit dhe importeve në një ekonomi të prodhimit dhe eksporteve që bazohet në mbështetjen konkrete të prodhimit vendas, eksporteve dhe mbështetjen e kompanive të teknologjive më të avancuara që krijojnë vende pune të mnirëpaguara për të frenuar largimin e të rinjve dhe tragjedinë e shpopullimit. /CNA
Pak ditë më parë, një shfaqje e neveritshme u dha nga kara...
Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat përmes për...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, ...
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u s...
Deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se vendimi i qeverisë ...
Partia e xhepistëve është një parti, e drejtuar dhe e ...
Kreu i partisë “Aleanca Konservatore për Shqipërinë”, ...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e T...
Donald Trump rikthehet në postin e presidentit të SHBA...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e T...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, bashkë...
Erjon Braçe nuk do të jetë më drejtues i Partisë Socialist...
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, n...
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demok...
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Davos, ku p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, emëroi “Gjen...
Gazetari Arian Çani ka folur për kryeministrin Edi Rama du...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, publikoi n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...