Këlliçi i ftuar në darkën festive të Trump-Vance/ "Zoti e bekoftë Amerikën!"
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e T...

Donald Trump rikthehet në postin e presidentit të SHBA, një shtet politikat qeverisëse të së cilës kanë dhënë ndikim të madh në Shqipëri në shumë fusha.
Me dhejtra urdhëra ekzekutiv janë firmosur në 24 orët e para nga Trump dhe shumë të tjerë priten në vijim edhe sa i përket çështjeve ekonomike dhe politike.
Por sa do të preket Shqipëria dhe me çfarë mund të përballet? Në një intervistë për CNA TV, gazetari Ben Andoni u shpreh se aktualisht përveç Kosovës, as Shqipëria dhe as vendet e tjera të rajoni duhet të presin ndryshime rrënjësore.
“Në këtë moment Trump është ende duke vijuar me procedurën e urdhërave të parë ekzekutiv të cilat justifikojnë të gjithë punën e tij në fushatën elektorale. Deri më tani aktet ekzekutive pothuajse nuk e përfshijnë Shqipërinë, përveç një udhëri ekzekutiv që lidhet me vendin tonë dhe me rajonin. Ndërpreja për 90 ditë e ndihmave amerikane që jepen përmes strukturave si USAID. Më shumë se sa për Shqipërinë kjo prek Kosovën. Me këtë vendim nuk është se po ndërpriten ndihmat por po bëhet një rivlerësim i tyre, konformë platformës së zotit Trump për të ardhmen e politikës së tij të jashtme. Kosova përveç ndihmës amerikane tashmë të bllokuar për 90 ditë, do të jetë dhe vazhdon të jetë e kufizuar dhe ka masa shtrënguese nga vendet e BE-së, është një shifër e konsiderueshme që do të ndikojë në ekonominë e saj, në indikatorët ekonomikë, por mbi të gjitha në percetimin se në Kosovë dhe Shqipëri të qënit por amerikanë është në nota shumë të larta. Mendoj që me urdhërat e tjerë ekzekutiv ende nuk po shohim se çfarë amerika mendon për rajonin tonë.
Pjesa më e madhe e politikës amerikane do të mbështetet në dy shtylla. E para emigracioni, dhe ne kemi emigracion të kontrolluar në SHBA dhe e dyta lidhet me energjinë, por vendi ynë për shkak të bagazhit ekonomik, GDP-së së vogël, atë shkëmbim import-eksportesh që kemi me SHBA, pothuajse është i papërfillshëm”
Sa i përket aspektit politik dhe situatës në Shqiëri dhe Kosovë, dy vende që janë prag të zgjedhjeve parlamentare, Andoni theksoi se nuk ka ndryshuar asgjë.
"Në Kosovë predispozita më e madhe është që të fitojë përsëri zoti Kurti dhe politika do të vijojë siç bëri në mandatin e parë të tij, dhe nga ana tjetër, zoti Rama drejton prej tre mandatesh e me të gjitha gjasat me mënyrën se si po sillet opozita nuk është çudi që të marri edhe mandatin e katërt. Në këtë sens duke parë angazhimin e SHBA jo më në Europë por kryesisht në amerikën veriore për çështje si emigracioni dhe kanali I Panamasë, vëmendja e SHBA për rajonin tonë do jetë periferike.
Kur mendon edhe një element që shteti amerikan nuk sjell ambasador në Shqipëri, lehtësiht kuptohet rëndësia që ka Shqipëria në fushën e gjerë politike. Ne kemi pasur pozicion të lakmueshëm në kohën e luftës në Kosovë për shkak se në atë kohë politika jonë e jashtme përkoi deri diku me atë amerikane. Në këtë moment problemi I shqiptarëve është i sfumuar. Në Kosovë tashmë numri I frocave të KFOR-it është shtuar."
A do ti duhet kohë administratës së Trump të rimësohet me Shqipërinë?
"Qoftë individët që parashihen që do afrohen në Shqipëri, apo qoftë edhe në rajon kanë informacionin e duhur. Ndryshimet bëhen në nivelet e larta, pozicionet burrokratike ata që përgatisin dosjet jantë të njëjtë dhe ndryshojnë vetëm matricën e qëndrimit pushtetit presidencial. Besoj se SHBA do të rikthejë marrëveshjen e vjetër të nënshkruar në dhomën ovale mes Trump-Vuçiç dhe Trump-Hoti."
Cili është ndryshimi më i madh që mund të shohin shqiptarët me ardhjen e Trump?
"Trump është më I drejtpërdrejtë dhe nuk ka komplekse për të shpallur qoftë marrëdhënien e mirë me Serbinë qoftë problemet me vende të tjera, marrëdhëniet e mira me Shqipërinë. Me ardhjen e re të Trump, besoj se do të shohim një qasje që nuk do të ndryshojë nga ajo e zotit Biden."/CNA
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e T...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, bashkë...
Erjon Braçe nuk do të jetë më drejtues i Partisë Socialist...
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, n...
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demok...
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Davos, ku p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, emëroi “Gjen...
Gazetari Arian Çani ka folur për kryeministrin Edi Rama du...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, publikoi n...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve në rrje...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi presidentin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencë për shtyp thekso...
Ish-drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj, paditi për ...
Nga Kryesia e Kuvendit foli deputeti i Partisë Demokratike...
Janë publikuar pamje të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir M...
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot ngjarjen tragjike ...
Analisti Armand Shkullaku u shpreh se Kryeministri Edi...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi në fjalën e ...
Në seancën e parë parlamentare të këtij viti, kreu i grupi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...