Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun
1- Sikur ata agjentët në Gramsh të ishin serbë do ndje...

Pekini ishte këto ditë kryeqendra botërore e robotëve. Nga 18 deri në 21 gusht, metropoli aziatik priti Konferencën Botërore të Robotëve 2022 (WRC 2022), gjatë së cilës u shfaqën më shumë se 500 grupe robotësh, 30 prej të cilëve në debutimin e tyre botëror. Në këtë ngjarje futuristike kishte më shumë se 300 të ftuar, të cilët përveçse shkëmbyen arritjet më të fundit akademike, paraqitën dhe tendencat e zhvillimit në këtë fushë. Por ekspozita më e madhe dhe autoritare e robotëve jo vetëm në rajonin e Azi-Paqësorit do të kishte vend edhe për publikun e gjerë...
Ndaj të jesh në Pekin këto ditë, do të thotë të kesh një shans më shumë. Ndonëse do të të duhet të mbash pothuajse 45 minuta radhë, sapo futesh në ekspozitë harron gjithçka kur një robot-maxhordom të pret me mirësjellje, madje të jep edhe dorën. Augustin Hu, menaxher projekti i kompanisë me qendër në Pekin, “RealMan Intelligent Technology”, na shpjegon se ky robot është mjaft i përshtatshëm jo vetëm për kompanitë e mëdha, por edhe për fabrikat e vogla, fermat bujqësore, qendrat shëndetësore, stadiumet apo pallatet e sportit, madje deri te hotelet e restorantet. Ai nuk “kërkon” as bukë, as ujë, as gjumë, madje as rrogë, por të pret me të njëjtën buzëqeshje në 365 ditët e vitit, duke të treguar se ku duhet të shkosh.
Në ekspozitën prej 26 mijë metrash metrash katrorë, nuk ke kohë të ndalosh shumë gjatë. Aty duket se ke udhëtuar në një planet tjetër, ku humanoidët vetëm rrijnë dhe vështrojnë. Në Tokë “zbret” vetëm kur shikon disa robotë të shndërruar në shitës metalik që zgjedhin mes portokallëve dhe mollëve, apo frutave të tjera, të gjitha të vërteta. Shumë kompani kineze dhe të huaja të prodhimit të robotëve kanë lançuar produkte për sektorë joindustrialë, si psh. shitja me pakicë e zgjuar.
Ndonëse aplikimi i robotëve bashkëpunues në fushën e shërbimeve tregtare është ende në një fazë të hershme, skenari i "shitjes me pakicë inteligjente" - i favorizuar edhe nga pandemia - po gjeneron tashmë një kërkesë të madhe për porosi, sidomos në Kinë. Këto lloj robotësh janë të aftë për të ndjekur dhe ndërvepruar me klientin, duke i lejuar gjithashtu ata të bëjnë pagesën direkt, pa para dhe pa radhë në arkë. Së bashku me rënien e vazhdueshme të kostos dhe çmimit të robotëve bashkëpunues, industria e shërbimeve tregtare po pëson një revolucion të vërtetë falë këtyre robotëve.
Duket e çuditshme, por rezultatet e vitit 2021 zbulojnë se robotika ishte një nga sektorët e “inkurajuar” prej pandemisë. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, instalimet e robotëve industrialë në të gjithë globin u rritën me 28 për qind në krahasim me një vit më parë. Ndërsa në Kinë, pjesa e tregut të robotëve bashkëpunues në shtëpi, pritet të rritet me gati 70 për qind vetëm gjatë 2022-it. Rënia e pritshme e tregtisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare pas kufizimeve post-COVID, duket se ka favorizuar më tej zhvillimin e industrisë kineze të robotikës, e cila për të përmbushur të njëjtën kërkesë të brendshme, arriti të zëvendësojë në shumë sektorë praninë e robotëve evropianë dhe atyre japonezë. Ndërkohë një tjetër studim, i kryer nga Qendra për Sigurinë dhe Teknologjinë në Zhvillim ka zbuluar se Kina është lider në botë edhe për sa i përket numrit të patentave të robotikës.
Studimi voluminoz përfshin periudhën nga viti 2005 deri në shpërthimin e Covid-19, kur patentat e robotikës të bëra në Kinë janë më shumë se 25 mijë. Në podium me Kinën janë edhe dy nga fqinjët e saj, Japonia me 15 mijë dhe Koreja e Jugut, me 11 mijë. Ndërsa ShBA me rreth 9 mijë patenta, mban vendin e katërt në botë. Lu Zhangyuan, drejtor i Institutit të Kërkimeve të Avancuara Industriale të Robotëve në Kinë, në një intervistë për mediat e huaja ka thënë se "të dhënat e industrisë së robotikës janë ekuivalente me matjen e “temperaturës” së industrisë së prodhimit”. Prandaj Konferenca Botërore e Robotëve 2022, më tepër se sa paraqitja spektakolare e shpikjeve më të fundit, tregon në një farë mënyre edhe perspektivën e ekonomisë globale. Në fund të fundit, robotët i binden krijuesve të tyre. (CRI)
1- Sikur ata agjentët në Gramsh të ishin serbë do ndje...
Si nuk harruan një herë dhe nuk e humbën kurrë një ras...
Të gjithë ata që po akuzojnë kryeministrin se u kacavo...
Edhe pse sot tha se do të pres shtatorin e do ta padis...
Rreth viteve ’70 - të mora shtëpi në rrugën “Myslym Sh...
Në Korçë për 5 netë, gjatë gjithë javës së shkuar u zh...
Të kthehemi pak te çështjet tona, me ato të Rusisë nuk ia ...
Se nëse qenka sikurse e tha Ay, që në kushtet e luftës...
Ndoshta do dukem i keq dhe me shumë mundësi do mërzis ...
Sot në mëngjes i telefonova një mikut tim, i cili jeto...
Qe nga mbreme “shteti” yne vecse egzalton per te shpre...
I trembur sa asnjë herë tjetër pas ngjarjes në Gramsh me 3...
Shpesh flitet për revolucion, bëhet thirrje për revolu...
Sot te një postim ndesha fjalën Tushevicë. Flitej për ...
Në fakt mbrëmë Abazoviçin e rrëzoi Serbia. E rrëzoi s...
Ngado që të kthehemi, çfarëdo që të analizojmë e komen...
Më ngacmoi për këtë shënim rasti i zonjës police dhe '...
Shqipëria nuk është gati për të dhënë ‘pasaporta të ar...
Komisioni Europian i zonjës Ursulë nuk i bën dot asgjë...
Pyetjes pse Shqipëria ka më shumë vrasje se Kosova, di...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...