Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Të gjithë ata që po akuzojnë kryeministrin se u kacavorr pas rekordit dhe titullit kampione evropiane të Luiza Gegës, e kanë gabim. Që pas triumfit të atletes sonë në Mynih, që kur bëri statusin e parë, Edi Ramës po i kujtojnë se si ishte braktisur deri më sot atletja më e mirë e vendit, se në ç’kushte të vëshshtira stërvitet ajo, se si dikur shteti shqiptar e kishte lënë edhe pa uniformë.
Të gjitha këto opinione dhe komente në rrjetet sociale kanë një emërues të përbashkët: pushteti nuk mund të identifikohet në këto momente me triumfin e kampiones sonë evropiane.
Në fakt nuk është kështu. Fatkeqësisht në botën demokratike të dominuar nga kulti i imazhit dhe nga shitja e politikës si spektakël ndodh fiks e njëjta gjë. Ende si sot më kujtohet se si kam parë i çuditur një president të famshëm të Italisë, Sandro Pertinin, që pasi vendi i tij u shpall kampion bote në ’82, udhëtoi bashkë me Berxotin e Paolo Rosin në të njëjtin avion, për ta çuar kupën e botës bashkë me futbollistët në atdhe. Ende e mbaj mend, një njeri që nuk merrte vesh pothuajse fare nga futbolli, presidentin francez Zhak Shirak, se si festoi në dhomat e zhveshjes bashkë me Zidanin me shokë, në ’98 dhe se si organizoi pritje madhështore duke ngritur pikët e veta në sondazhe, sikur kishte qenë ai protagonist i botërorit të fituar nga vendi i tij. Sa e sa raste të tilla mund të përmenden kur liderët politikë kanë dashur ti bashkëngjiten suksesit të fitoreve sportive, për ta barabitur imazhin e kampionëve me ate të tyrin. Kjo ndodh pothuajse në çdo vend demokratik, dhe deri këtu edhe Edi Rama, ndryshe nga sa thonë kritikët e tij nuk mëkatoi duke përsëritur të njëjtën fabul.
Por ama me një ndryshim. Kushdo që ka parë shfaqe të ngjashme në vendet perendimore, me siguri ka vënë re se ato organizohen përreth kampionëve dhe politikanët janë prezent vetëm për të “vjedhur” sadopak nga lavdia e tyre.
Ndërsa në ceremoninë vulgare dhe të patakt që u zhvillua këtë të martë në kryeministri, protagonistë ishin hierarkët e rilindjes, ndërkohë që Luiza Gega miratonte me kokë fjalimet e tyre, gjysmat e të cilave si kuptonte.
Qeveria e ktheu ceremoninë si një miting propagandistik të saj, ku rreshtoheshin sukseset dhe ku shaheshin mediat kritike ose opozita. Vetë Rama foli për talljetrapistet dhe cinikët që kanë profesion sharjen e vendit të tyre. Me një fjalor më bazik dhe me vesin për të banalizuar idetë e shefit, Erion Veliaj përsëriti të njëjtat mesazhe, por duke u marrë deri dhe me Lapsin apo “Jeta osh qef”. Ideja ishte se të këqijtë janë të gjithë ata që kritikojnë kampionë të kalibrit tonë dhe të Luizës.
Po ti shtosh këtyre edhe paradën e fjalimeve ministrore, ku Bora Muzhiqi-, që për nga theksi dhe mendësia ngjante me një ndërkombëtare e OSBE-, e cila fliste për reformat që ka ndërrmarë qeveria në sport, ndërsa Evis Kushi glorifikonte sukseset e dekadës së fundit, të krijohej përshtypja se një tufë pushtetarësh kishin marrë si spektatorë Luiza Gegën, prindrit e saj dhe trajnerin Taulant Stërmasi për ti dëgjuar.
Dhe pikërisht këtu gjendet vija ndarëse midis përdorimit të imazhit të kampionëve që ndodh kudo në vendet perendimore, dhe trajtimit të tyre në regjimet autokratike. Prandaj Edi Rama nuk duhet kritikuar për faktin se ai deshi të vjedhe pak nga fama e momentit e kampiones së Evropës. Deri diku ky është një truk që ndodh në mbarë botën demokratike ku sundon tirania e kultit të imazhit. Mëkati i tij qe se ai shkoi përtej. Ai e përdori rekordin në vrapimin me pengesa të Luiza Gegës si armë kundër atyre që e pengojnë në politike dhe e trajtoi triumfin e saj si një hallkë në zinxjirin e sukseseve të tij.
Sepse kjo nuk ndodh në ato vende normale ku Sandro Pertini hyp në avionin e Paolo Rosit, apo ku Shiraku feston në dhomat e zhveshjes së Zidanit.
Edhe pse sot tha se do të pres shtatorin e do ta padis...
Rreth viteve ’70 - të mora shtëpi në rrugën “Myslym Sh...
Në Korçë për 5 netë, gjatë gjithë javës së shkuar u zh...
Të kthehemi pak te çështjet tona, me ato të Rusisë nuk ia ...
Se nëse qenka sikurse e tha Ay, që në kushtet e luftës...
Ndoshta do dukem i keq dhe me shumë mundësi do mërzis ...
Sot në mëngjes i telefonova një mikut tim, i cili jeto...
Qe nga mbreme “shteti” yne vecse egzalton per te shpre...
I trembur sa asnjë herë tjetër pas ngjarjes në Gramsh me 3...
Shpesh flitet për revolucion, bëhet thirrje për revolu...
Sot te një postim ndesha fjalën Tushevicë. Flitej për ...
Në fakt mbrëmë Abazoviçin e rrëzoi Serbia. E rrëzoi s...
Ngado që të kthehemi, çfarëdo që të analizojmë e komen...
Më ngacmoi për këtë shënim rasti i zonjës police dhe '...
Shqipëria nuk është gati për të dhënë ‘pasaporta të ar...
Komisioni Europian i zonjës Ursulë nuk i bën dot asgjë...
Pyetjes pse Shqipëria ka më shumë vrasje se Kosova, di...
Unë këtë Presidentin as nuk e njoh e as nuk ma ndjen t...
Që prej mbylljes së Parlamentit, gjatë gjithë verës, m...
Elbasani nuk gjen paqe! Një i ri, familjar mes mijëra kal...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...