GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Ajo që më habit më së shumti nga intervistat e Ahmetajt, është tallja e njerëzve me to, relativizimi i së keqes. Nuk ka rëndësi çfarë thotë, kë akuzon, provat që ka, asgjë nga këto. Njerëzit e shohin vetëm si ish-kryehajdut.
Po more po, kryehajdut dhe me famë ka qenë edhe kur të njëjtin, Kryetari i Organizatës e bënte ministër Finance, ministër Ekonomie, ministër Rindërtimi, zëvendëskryeministër dhe 4 mandate deputet.
Arben Ahmetaj është ministri më jetëgjatë në Shqipëri, 3 vjet ministër Financash, 2 vjet e 5 muaj ministër i Ekonomisë, 2 vjet e tetë muaj ministër i Rindërtimit. Duke qenë ministër i Rindërtimit është emëruar edhe Zv/Kryeministër për 10 muaj.

Pra, qysh në 2013-ën e deri në 2022-shin i ka 9 vjet pa ndërprerje ministër! Dhe ministër i rëndësishëm, më i besuari i organizatës. Askush tjetër nuk ka qenë kaq jetëgjatë! Dhe arsyeja e jetëgjatësisë në organizata kryesisht është besnikëria.
Arben Ahmetaj edhe kur gjithë Shqipëria e përfliste si kryehajdut dhe Tigër për thashethemet rozë, ngrihej në detyrë nga shefi i organizatës. Edhe ai i dinte me siguri thashethemet. E megjithatë ylli i Tigrit ndriçonte gjithnjë e më fort. Më i afërt se Ahmetaj, për 10 vite, mund të ketë qenë vetëm gruaja e shefit.
Tani kjo është e vetmja cilësi e vlefshme që i ka mbetur: Ai është dëshmitari më i besueshëm që mbërrin nga Kupola.
Ai foli mbrëmë me emra. Ja cilët emra tha:
Kush është maja e korrupsionit? Është shefi i organizatës, Kapoja, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Çdo gjë në Shqipëri është në këmbët e tij. Nuk ka Parti, nuk ka ligje, VKM, rregulla, ka vetëm vullnet të Shefit të Organizatës. Shteti është mekanizmi për të çuar përpara vullnetin e tij.
Kur Ahmetaj tha që “Mua m'u kërkua të autorizoj një izraelit për borxhin e jashtëm” dhe i thashë Shefit që “nuk e lejon ligji”, Kryeshefi u përgjigj: “E ndryshojmë ligjin”. Kjo mendësi, sipas së cilës vullneti i Kapos është mbi ligjin dhe rregullat, është tipike mafioze.
Ahmetaj e tha që kanabizimi i Shqipërisë në 2016-ën ishte vullneti i Kapos. 5 Ministra- tha Ahmetaj- e kanë kundërshtuar kanabizimin e Shqipërisë. Kanabizimi është diskutuar si fenomen në vitin 2016 dhe ka qenë vullnet absolut i Kapos në emër të një egoje ekonomike!

Pra, Kryeminsitri ka vendosur të mbyllë një sy për ca kohë. Le të mbillet ca kanabis për ca kohë, le të vriten ca trafikantë, le të shpërthejë krimi. Kjo veç do të forcojë kapon e gjithë kapove.
Ahmetaj e akuzoi Kapon se shfrytëzon AKSHI-n si kopsht privat të tij, ku njerëz të afërt me familjen, bëjnë çka u do qejfi. AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit).
Sipas dëshmitarit, baxhanaku i Kryeministrit, Armand Frangu në bashkëpunim me kompanitë e tjera të lidhura me të si ABC e Gerond Meçes kanë përfituar miliona euro nga tenderët sekretë të AKSHI-t. Është fakt që Armand Frangu dhe Gerond Meçe kanë qenë ortakë në vitin 2012.
Aso kohe, Gerond Meçe ia shiti baxhanakut të Kapos kuotat e tij prej 49% të kompanisë, për një shumë prej 40 cent. (49 lekë). Akuzat e përfitimeve të miliona eurove nga baxhanaku i Kryeministrit kanë qenë të vazhdueshme nga Opozita, por kur bëhen nga një njeri shumë i afërt i Kryeministrit, akuzat bëhet shumë serioze.
Ahmetaj tha që kur Berisha e akuzoi se “Ti po emërohesh si ministër i Financave sepse do japësh me koncension TVSH-në” ai nuk e besonte. Por pastaj pranoi që Kapo e kishte konkretisht dhënien e koncensionit të TVSH-së dhe kishte edhe emër konkret për këtë gjë. “Emër konkret, si gjithmonë, në të gjitha".
Projekti i TVSH-së ka ardhë konkret, dëmtonte drejtpërdrejt sigurinë fiskale, sigurinë financiare, sigurinë kombëtare. Pra, Ahmetaj e dha emrin kryesor. Është kapo i të gjithë Kapove. Nuk po u hyj këtu akuzave për Ballukun pasi është si të akuzosh Mehmet Shehun për kohën e Enver Hoxhës. As atyre për SPAK-un si instrument në duart e Kapos. Sistemet mafioze nuk kanë numër 2 e as kundërshtarë të brendshëm, ata ekzistojnë në fantazinë e njerëzve.
Nr. 2 njëherë ishte Ahmetaj, një herë, Tahiri, Veliaj e tani Balluku.
Është çështje kohe. Këto sisteme kanë vetëm një emër: Kapo.
Problemi që më lindi pas intervistës është reagimi i publikut. Kryesisht akuza ndaj akuzuesit, nënqeshje, pranim, nënshtrim, konformizëm.
Kjo ishte fatkeqësia e kësaj interviste, jo intervista në vetvete. Përpjekja për të gjetur nuancat ku goditen aksh kundërshtar dhe jo ku është koka e bishës më bënë të besoj se Kapo i ka punët në rregull. /CNA
Ka disa informacione, sipas të cilave nga verifikimi i...
Kam marrë një lumë komentesh, në shumicë banale që nuk...
Ishte ora 4:30 e mëngjesit. Babai më zgjoi dhe unë u vesha...
Moderatori televiziv mund t'i qaset mysafirit në disa mëny...
Debati brenda Partisë Demokratike për Primaret, rezulton n...
Dje u mësua se për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë...
E dija që do spërdridheshin si balerinat analistët tanë në...
Një burrë, që punonte si postier, u vra sot në mëngjes në ...
Opinion nga Adriatik Alimadhi! Zgjedhjet e përgjithshme p...
Lajmi se SPAK-u ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë...
Opinion nga Blendi Kajsiu! Pas marrjes së ishullit më të ...
Opinion nga Mero Baze! Ka një përpjekje për t’u tallur me...
Opinion nga Mentor Kikia Presidenti Tramp nuk është thjes...
Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar pë...
Presidenti i rikthyer në detyrë për herë të dytë, Donald T...
Erich Fromm, një psikolog dhe filozof social i njohur gjer...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund t...
Flamur Noka, ndryshe nga Sali Berisha, ka artikuluar q...
Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat ...
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...