“LËVIZJA VETËM” DHE “SHQIPËRIA S’BËHET”
Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar pë...

Opinion nga Mentor Kikia
Presidenti Tramp nuk është thjeshtë njeriu që drejton vendin më të fuqishëm në Botë. Por, është ai që ia di vlerën pushtetit që ka, më shumë se askush dhe që premton ta përdorë atë më shumë se askush deri tani.
Fjalimi i tij nuk ishte thjeshtë fjalim përurimi, por një projekt mbushur plot objektiva. Deri tek e paimagjinueshmja…
“Nga sot do të shpall një emergjencë kombëtare energjetike. Amerika do të bëhet sërish një komb prodhues i naftës dhe gazit, pasi ajo ka rezervat më të mëdha në botë. Do të ulim çmimet, do të mbushim rezervat tona strategjike plot e përplot dhe do të eksportojmë energji amerikane në mbarë botën”- tha Tramp.
SHBA ka patur një politikë historike për ruajtjen e rezervës së vet. Në presidencën e parë, ai i dha hov industrisë nxjerrëse të naftës në vend për të ulur importin. Por, shndërrimi i Amerikës në një vend potencial eksportues, do të ndryshojë shumë raporte në tregun e arit të zi, që ka ngritur perandori ekonomike në mes të shkretëtirës në Lindjen e Mesme, apo që mban në këmbë fuqi si Rusia.
Nafta dhe mjedisi nuk bashkëjetojnë, ndaj dhe Trump, një nga dekretet që firmosi sapo hyri në zyrë ishte dalja e SHBA nga Marrëveshja për Klimën( e Parisit), duke u bërë një ndër 4-5 vendet e pakta që nuk e respektojnë këtë pakt që konsiderohet një fitore e madhe në ruajtje të planetit.
Nga ana tjetër, ai premtoi një ekspansion të prodhimit të automjeteve elektrike. Me Elon Musk, si fuqi ekonomike dhe politike tashmë, kjo industri nuk do të ketë nevojë për “projekte ndërgjegjësimi” për të përdorur automjetet elektrike.
“Me veprimet e mia sot, do t'i japim fund Marrëveshjes së Re të Gjelbër dhe do të shfuqizojmë mandatin për automjetet elektrike, duke shpëtuar industrinë tonë të automobilave. Do të ndërtojmë automobila në Amerikë përsëri, në një shkallë që askush nuk e kishte ëndërruar”.
Tramp premtoi dhe firmosi menjëherë futjen në fuqi të tarifave doganore e tregtare për importet, për të mbrojtur prodhimin vendas. Ai do të ngrejë në një nivel të pa shënuar deri tani luftën tregtare me Kinën. Tramp deklaroi se do të rimarrë Kanalin e Panamasë, që sipas tij “po e operon Kina duke na tarifuar neve”. Një veprim ky me efekte të mëdha politike, ushtarake, ekonomike dhe strategjike.
Ai deklaroi se do t'i ndërrojë emrin Gjirit të Meksikës dhe do të zgjerojë territoret amerikane. Po ku? Në kurriz të kujt? Objektivat e deklaruar më herët janë Kanadaja dhe Groenlanda. Ai i dha një goditje të fortë politikave liberale shoqërore lidhur me familjen dhe orientimin seksual. “Nga sot, do të jetë politikë zyrtare e qeverisë amerikane që ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër”.
Ai pritet të kufizojë marrëdhëniet me OBSH-në, ndaj të cilës ka akuza për pridhimin në laborator të Covid 19. Si hap i pare, ai deklaroi se “do të rikthej në detyrë të gjithë ushtarët që u përjashtuan padrejtësisht, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj mandatit të vaksinës Covid, duke i shpërblyer me pagat e plota të prapambetura”.
Ai ndikoi në fundin e luftës në Gazën e rrënuar dhe premton ndalimin e luftës në Ukrainë. Dhe në fund, premtoi për të nisur astronautët amerikanë për të vendosur Flamurin me Yje dhe Vija në planetin Mars. Ai i bëri këto deklarime ndërsa pas shpinës së tij qëndronin katër sipërmarrës, Elon Musk, Mark Zuckerberg, Sundar Pichai dhe Jeff Bezos, që vlejnë 800 Miliard Dollarë.
Nuk dallon dot se ku mbaron realizmi në këtë plan ambicioz e ku fillon euforia përzjerë me arrogancën dhe etjen për t'u hakmarrë ndaj një sistemi drejtësie që e përndoqi(sipas tij politikisht) për 4 vjet. Por, ai nisi menjëherë me firmosjen e akteve të para, dhe nëse ai vazhdon ta përdorë pushtetin me efektshmërinë që përdori për t'i ulur automatin luftës së Izraelit dhe Hamasit, atëherë nuk duhen dyshuar këto premtime.
Nëse këto realizohen, Bota nuk do të jetë më kjo që është. Gjithësesi, duhet të presim të mësojmë nëse do të bëhet më e paqtë, më e drejtë dhe më e pastër.
Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar pë...
Presidenti i rikthyer në detyrë për herë të dytë, Donald T...
Erich Fromm, një psikolog dhe filozof social i njohur gjer...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund t...
Flamur Noka, ndryshe nga Sali Berisha, ka artikuluar q...
Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat ...
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë ...
Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau...
Në klimën aktuale politike të Shqipërisë, ku një opozitë e...
Duket se hetimet e dosjes "Veliaj" kërkojnë numër të madh ...
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga ...
(Hebrejve 12:5-29) Los Angelos (qyteti i engjëjve) i njoh...
Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet "pa...
A ka rëndësi demokracia për Shqipërinë? A e duam ne vërtet...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u zhvillua n...
Prej ditësh, Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqip...
Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi ...
Miq, unë e di se atyre që lexojnë këtë titull menjëher...
Studentët në Serbi dhe SPAK-u në Shqipëri, në mungesë të m...
At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...