Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Moderatori televiziv mund t'i qaset mysafirit në disa mënyra:
Përballë, si ujku qingjit. Me breshëri pyetjesh dhe kritikash. Pa e lënë të marrë frymë. Mysafiri tmerrohet. Bashkë me zero rezultatin, avullon edhe pritshmëria e publikut. Ky moderator që çoç i duket vetja, është një i falimentuar, një dështak, një spurdhjak që s'bën dy lekë.
I qasen mysafirit edhe nga pas. Si çakalli kërrmës. Duke iu avitur si hije, me hile, tinëzisht, në stil makivalik. Mysafiri, këtë s'e pret, trembet nga hija që po e ndjek, çorientohet, nuk kupton çfarë po ndodh. Thotë me vete: Mjerë un' i ziu, u nisa në kishë, arrita në vorrezë. Mysafiri torollepset. Publiku mpihet. Bisedën e merr lumi.
Ndodh që moderatori i del mysafirit edhe anash. Si skilja kotecit të pulave. Me spond. Me të lujtme syri. Nga loja e pështirë, mysafirit i vjen për të vjellë. Pulë njëri, skile tjetri, koha mbaroi. Regjia futi publicitet me ca ilaçe që brenda ditës të kthejnë nga 50 në 20. Turp e shkuar turpit.
Ka dhe qasje nga lart, moderatori me e shkel mysafirin me këmbë, kur mysafiri është ndonjë gjynafqar.
Ose dhe nga poshtë, me ja mundësu mysafirit me të shkel me këmbë me të bo baltë, kur mysafiri është hajdut ose mafioz, parelli'.
Për fat, këto më lart nuk janë të vetmet mundësi.

Është dhe një tjetër. Kur moderatori, pa asnjë paramendim, pa sherr, pa kushte paraprake, pa hile, mysafirit i rri në krah. E shoqëron. Ecën bashkë me të. Jo për ta trembur, mposhtur, ndikuar. Për ta bërë të thotë çka për të thënë. Sa më qartë. Sa më saktë. Sa më barazlarguar nga çdo pol ekonomik, politik etj. Dhe ja arrin.
Si thotë proverbi arab:
Me urtësi mund ta tërheqësh një deve me një fije peri. Dhunshëm nuk mundesh me e tërheq një fije peri me një deve.
E vetmja prej krejtve që e zbaton proverbin me deve dhe fije peri, është një, dhe tjetër s'ka.
Më e squta, më e afta, më seriozja, më dinjitozja, më njerzorja, më modestja, më e përunjura, më e papërtuara, e vetmja dhe e papërsëritëshmja, Erla Mëhilli.

Ca hiqen për ekonomista, por bëjnë politikë.
Ca të tjerë mbahen për gazetarë, por bëjnë dallavere.
Ka që mbahen të ndershëm por vjedhin duke bërë trafik influecash.
Ka dhe që mbahen për atdhetarë, por janë spiuna të Serbisë dhe Greqisë.
Erla, jo, Erla s'ka asnjë lidhje me këta. Erla nuk është manipulatore. Erla është gazetare. Erla bën atë që thotë dhe thotë atë që bën, punën e vet.
Erla bën atë që duket më e thjeshta, por është më e vështira. Atë që duket më e kollajta, por është më e lodhëshmja. Atë që duket më e zakonshmja por është më mahnitësja.
Të gjithë shkojnë nga e ndërlikuara tek asgjëja.

Erla Mëhilli udhëton nga e thjeshta, tek më e dobishmja, më e vlefshmja.
Ata, sa më tepër flasin, ndërhyjnë, ndërpresin, aq më çorap e bëjnë mysafirin dhe publikun.
Erla, pa qënë aspak invadente, sa më shpesh ndërhyn, aq më tepër ndreq, korrekton, optimizon.
Efekti korrektues i ndërhyrjeve të shpeshta të Erlës, është tipari më i mrekullueshëm i Saj. Edhe vetëm për këtë meritë, Erla Mëhilli Parajsën e ka pak.

Erla ndërhyn. Jo rrallë dhe pak. Shpesh dhe thellë. Por në atë mënyrë që nuk invadon, nuk shqetson, nuk idhnon askend. Vetëm bukur, me stil, me takt, me të drejtë, dhe askush nuk ja merr për keq. Nga ndërhyrjet e Erlës askush nuk mërzitet, askush nuk mrrylet, përkundrazi, e aprovojnë plotësisht.
Të drunjta, të thata, të gërrditshme, të palezetshme, të pakëndshme, të tjerët nuk kanë vetëm fjalët, fjalorin, pyetjen, përgjigjen, gjestin, përdredhjet, marifetet, por gjithçka.
Erla të drunjë s'ka absolutisht asgjë.
Si e ka arrit Erla këtë nivel perfeksionizmi profesional në vendin ku gjithçka është rrenë dhe hajdutllëk, nuk dihet. Pasi mësoi urtësinë, inteligjencën, stilin, përvojën e divave të giornalizmit të kohëve të shkuara, Erla e shkartisi atë me energjinë, shpejtësinë, dinamizmin e gazetarisë moderne, është i vetmi supozim që mund të bëhet.

Pyetja tjetër Si ja ka arritë Erla të jetë totalisht e vetmjaftueshme sa të mos ndotet aspak nga llumi masturbativ mediatik që e rrethon ? kjo është një pyetje pluri milionëshe përgjigjen e të cilës mund ta jepte Janullatusi. Por tani që prifti vdiq e s'e pyesim dot, kësaj pyetje mund ti japi përgjigje Kryetari i Shtetit Bektashi, Hirësia e Tij Baba Mondi.
Erla nuk është alkimiste. Erla nuk e kthen baltën në flori. Por me cilësitë e veta njerëzore dhe aftësitë profesionale, Erla e papërtuar baltën e kthen në ergjënd.
Kuçat, maçat, shqarthat, çakallat, hienat, nëpërkat, ngjalat, gaforret, insektet, bëjnë mirë ta flejnë menien se me Erlën nuk maten dot.
Zoti i madh e omnipotent, për të ndrequr diçka në këtë zgëq të humbur të botës, mund të kishte zgjedhur ndonjë llapaqen nga ata që mburren se kanë vizituar Manastirin e Limas në Peru para Manastirit të Shen Marenës në Mokër. As që i ra në mënt. Për njeriun e duhur dhe punën e duhur zgjodhi të urtën Erla Mëhilli. /CNA
Debati brenda Partisë Demokratike për Primaret, rezulton n...
Dje u mësua se për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë...
E dija që do spërdridheshin si balerinat analistët tanë në...
Një burrë, që punonte si postier, u vra sot në mëngjes në ...
Opinion nga Adriatik Alimadhi! Zgjedhjet e përgjithshme p...
Lajmi se SPAK-u ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë...
Opinion nga Blendi Kajsiu! Pas marrjes së ishullit më të ...
Opinion nga Mero Baze! Ka një përpjekje për t’u tallur me...
Opinion nga Mentor Kikia Presidenti Tramp nuk është thjes...
Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar pë...
Presidenti i rikthyer në detyrë për herë të dytë, Donald T...
Erich Fromm, një psikolog dhe filozof social i njohur gjer...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund t...
Flamur Noka, ndryshe nga Sali Berisha, ka artikuluar q...
Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat ...
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë ...
Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau...
Në klimën aktuale politike të Shqipërisë, ku një opozitë e...
Duket se hetimet e dosjes "Veliaj" kërkojnë numër të madh ...
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...