Diaspora shqiptare dhe zgjedhjet e 11 majit 2025!
Opinion nga Adriatik Alimadhi! Zgjedhjet e përgjithshme p...

Një burrë, që punonte si postier, u vra sot në mëngjes në Kamëz. Brenda në makinën e tij të punës. Çfarë kusuresh mund të ketë një njeri që punon postier, për të merituar një ndëshkim të tillë? Mediat referojnë burime të policisë, që thonë se motivi i krimit mund të jetë hakmarrja/gjakmarrja. Sepse vëlli i tij kishte vrarë një njeri në viti 1997.
Sa shumë krime janë kryer në emër të hakmarrje/gjakmarrjes?
Sa djem e burra janë vrarë për të paguar krimin e vëllait, babait, djalit, nipit, xhaxhait, kushëririt të tretë…?
Çfarë race jemi?
Shtatë breza vritemi për një pemë të egër që ka mbirë në mes të gardhit, e grindemi se kujt i përket.
Lëmë hakmarrjen amanet te nipër e stërnipër, edhe kur sherri ka buruar nga një ofendim apo një shpullë.
Ndjekim deri në Zelandën e Re viktimën e gjakmarrje/hakmarrjes, por këtu votojmë për deputet ish-oficerin e Sigurimit të Shtetit që na ka sajuar një dosje me shpifje, duke na internuar familjen e duke na marrë shtëpinë.
Vritemi edhe kur nxitojmë se kush të parkojë i pari makinën në vendin bosh.
Vritemi “për nder”, edhe “pse ma pe gruan me sy”, por nga ana tjetër votojmë për kryetar bashkie e deputet dikë që ka dërguar e skllavëruar si prosituta në semaforët e Europës gjysmën e vajzave të qytetit.
Si nuk u hakërryem, nuk u revoltuam, nervozuam, si nuk e ngritëm zërin dhe grushtin ndaj atyre që na kanë vjedhur e na vjedhin, na kanë mashtruar e na mashtrojnë, na kanë detyruar e na detyrojnë të largojmë fëmijët e të ikim nga sytë këmbët edhe vetë nga toka jonë, nga shtëpia jonë…?!
Drejtësia në shërbim të krimit:
Vëllai i postierit që u vra sot në Kamëz, për krimin që kishte kryer në 1997, ishte akuzuar për “Vrasje me dashje”, dhe ishte dënuar me vetëm 12 vjet burg.
Këto ditë, një gjykatëse në Gjykatën e Elbasanit, dënoi me vetëm 11 vjet burg një vrasës gjakftohtë. Ai vrau një kamerier në lokal sepse i tha se nuk mund të ulej në një tavolinë që ishte e rezervuar. Ai ishte i fortë dhe i forti ulet ku do ai. Autori i krimit është në arrati, nuk është kapur. Ai kishte pasur edhe më parë probleme me ligjin. Gjyqi iu bë në mungesë. Prokuroria kërkoi vetëm 20 vjet burg. Gjykata jep 17. Vrasësi është në arrati, ai iu shmang gjyqit, por gjykatësja pranoi kërkesën e avokatit për gjykim të shkurtuar, duke u ulur edhe 1/3 e dënimit.
Opinion nga Adriatik Alimadhi! Zgjedhjet e përgjithshme p...
Lajmi se SPAK-u ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë...
Opinion nga Blendi Kajsiu! Pas marrjes së ishullit më të ...
Opinion nga Mero Baze! Ka një përpjekje për t’u tallur me...
Opinion nga Mentor Kikia Presidenti Tramp nuk është thjes...
Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar pë...
Presidenti i rikthyer në detyrë për herë të dytë, Donald T...
Erich Fromm, një psikolog dhe filozof social i njohur gjer...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund t...
Flamur Noka, ndryshe nga Sali Berisha, ka artikuluar q...
Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat ...
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë ...
Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau...
Në klimën aktuale politike të Shqipërisë, ku një opozitë e...
Duket se hetimet e dosjes "Veliaj" kërkojnë numër të madh ...
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga ...
(Hebrejve 12:5-29) Los Angelos (qyteti i engjëjve) i njoh...
Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet "pa...
A ka rëndësi demokracia për Shqipërinë? A e duam ne vërtet...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u zhvillua n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...