E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Nuk është se nuk e kishim nuhatur, parashikuar apo paralajmëruar!
Thjesht prisnim që të bindeshin edhe syleshët, naivët, për faktin që PD, edhe pse u Rithemelua, nuk u bë aspak më e hapur, aspak më e fortë, aspak më e bashkuar!
Përkundrazi! Vazhdoi të ishte e njëjta parti meskine, mediokre, e mbyllur dhe që demokracinë e brendshme e kishte thjesht fasadë; që votën e demokratëve nuk e ka përfilllur ndonjëherë, por ka shfrytëzuar idealizmin e tyre!
Thjesht, ne “Kasandrat” prisnim të vërtetohej ajo çka kemi muaj e muaj të tërë që themi e shkruajmë: “Që ata deputetë, të cilët iu bashkuan Berishës, iu bashkuan vetëm e vetëm për një vend në parlamentin e ardhshëm!”
Sepse dakordësia që arritën për Kodin e ri Zgjedhor PS dhe PD, nuk është gjë tjetër veçse një goditje, e cila i bëhet demokracisë funksionale e të vërtetë dhe që ne e paskemi të pamundur ta ndryshojmë. Nuk është gjë tjetër veçse tregues i asaj që shqiptarët nuk mund të presim më ndryshime thelbësore, veçse atë çka duan kryetarët e partive, të cilët mbajnë peng demokracinë e bredshme, demokracinë dhe përparimin e Shqipërisë.
Dakordësia cinike pozitë-opozitë për Kodin e ri Zgjedhor, e cila nuk adresoi anjë nga ato detyra që i la OSBE/ ODIHR, dëshmon se kryetarokracia në Shqipëri rron e mbretëron dhe është aq e fuqishme, madje e plotfuqishme, sa demokracia dhe vullneti i lirë i qytetarëve vritet për një karrige pushteti politik dhe ekonomik.
Dëshmon se, fatkeqësisht në 2024, pluralizmi në Shqipëri është si ai pluralizmi që desh të impononte në 1990 Ramiz Alia me BGSH, BP, BRSSH, veteranët, etj, etj...
Dëshmon se qytetarëve shqiptarë u hiqet e drejta të votojnë meritokracinë, vlerat. Dhe, duke kuptuar se partitë e vogla nuk kanë shanse të fitojnë qoftë edhe një mandat, atëherë votuesit për të mos çuar votën dëm, detyrimisht do të votojnë listat e emëruara të kryetarëve. (Kuptoni, në 2025 do të kemi votime, jo zgjedhje!)
Dhe unë si qytetar, si demokrat duhet të kem të drejtën që të zgjedh të votoj brenda partisë sime vetë kandidatin që preferoj e vlerësoj dhe jo atë që më imponohet në listën e mbyllur si besnik i kryetarit (d.m.th. si peng i kryetarit) dhe në “listën e hapur” servilët e kryetarit! Pra, pjesa më e madhe e deputetëve do të jenë sipas renditjes, ndërsa pjesa tjetër duhet të kalojë një prag shumë të madh në mënyrë që të jetë në parlament.
Atëherë ku vajtën premtimet për Primare, hapje, vlera, bashkim, fuqizim e pushtet?
Ato janë shkelur me kohë, që me zgjedhjet e 14 majit, sikundër u shkel statuti me emërimin apriori dhe pa votë të dy nënkryetarëve të rinj, si përfaqësues të “diversitetit”!
Apo mos vallë ajo që kemi artikuluar, se PD e Rithemeluar nuk e do pushtetin, por vetëm opozitën, se pushtetin nuk e merr dot është e vërtetë? Pra, do të fitojë para pa firmosur gjë?
Ndoshta, sepse për PD e Rithemeluar, koncepti i demokracisë është relativ dhe jo absolut. Për PD “demokracia” ekziston vetëm për vete! PD nuk mund të pranojë se ka një mendim tjetër. Sepse nëse ajo e pranon, demokracia e saj do të dekonspirohet lehtësisht dhe zbatimi i saj do të jetë i kufizuar, pasi është i lakueshëm dhe i brishtë. Dhe, fatkeqësisht, elitat politike dhe enturazhi i tyre nuk do të qarkullojnë, madje as karrigen nuk do të ndryshojnë. Dhe establishmenti do të vazhdojë të ruajë plaçkën e fituar këto 34 vite!/CNA
Javës që shkoi Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklar...
Fatkeqësisht, ditën e djeshme “Vetting”-u pezulloi nga...
"Lëvizja për Zhvillim Kombëtar", si subjekt me identit...
Në bisedimet e tanishme për kodin zgjedhor për zgjedhj...
Besoj se ju kujtohet disa vite më parë kur telefonat c...
Zëvendësi i Erjon Veliajt ishte në SPAK, qendroi 3 orë...
"Shqiptarët janë një popull, që lexon shumë gazetën!",- i ...
Pyes veten se çfarë kuptimi ka të shkruash parulla, të...
Roma "Qytet i përjetshëm", Londra "Qytet i lagur", Pra...
Sot mbushen 47 vite që u pushkatuan poetët Vilson Blloshmi...
Ditët e fundit qarkulloi në media një lajm se mbi 1.7 mili...
Aferat e Erion Veliajt nuk janë as të sofistikuara, as kri...
"Top Channel", i drejtuar nga Vjollca Hoxha, ishte med...
Pse plazhet tona që lënë pas Maldivet janë zbrazur kët...
Politikanin ose më saktë Universitetin Politik, ja ash...
Protesta e 11 korrikut do të mbahet mend gjatë pasi ja...
Protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në ...
Ftesa për të qenë sot në protestë është sa universale, aq ...
Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 ...
Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...