EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Aferat e Erion Veliajt nuk janë as të sofistikuara, as krime intelektuale të vështira për t’u zbardhur.
Ai është përgjegjësi për "5D" dhe për skandalin financiar të inceneratorit të Tiranës, ku në të dyja rastet si titullar i bashkisë është direkt i përfshirë.
Asnjë rrethanë ligjore nuk e shpëton dhe nuk e zbut rolin e tij. E vetmja gjë që po i krijon imunitet dhe qëndrim mbi ligjin, është dashamirësia që po tregojnë kolegët e SPAK-ut.
Inceneratori i Tiranës nisi me këmbënguljen e tij. 3 herë është refuzuar kjo skemë e madhe e abuzimit me taksat e qytetarëve të Tiranës nga ministrat e Financave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj. Por ka qenë insistimi i Veliajt me firmën e tij, dhe në emër të Këshillit Bashkiak që i hapi rrugën kësaj afere që deri tani ka marrë më shumë se 130 milionë euro, e ku ndërkohë incenerimi nuk bëhet. Inceneratori nuk ekziston.
Arben Ahmetaj ka dhënë dëshmi për sjelljen e Erion Veliajt si pronar faktik të inceneratorit të Tiranës. Këtu nuk ka asgjë të sofistikuar, dhe as intelektuale, që SPAK-u të mos e shohë apo dallojë. Çdo student i juridikut e konstaton përgjegjësinë dhe lidhjen direkte të Erion Veliajt me këtë krim. Krim për të cilin shumë veta janë para ligjit, të arrestuar e në proces, përveç përgjegjësit kryesor, që është Erion Veliaj.
Në rastin e aferës "5D", ka edhe më pak sofistikim e krim intelektual. Eshtë e qartë si drita e diellit se vetëm “kolegët” me dashamirësinë e tyre mund të besojnë fabulën qesharake se Erion Veliaj nuk dinte gjë se ç’bënin bashkëpunëtorët e tij kryesorë në bashki, drejtorët me të cilët ai ka marrë vendime, me të cilët ka ndarë pushtet, me të cilët kalonte darkat e vona, me të cilët drejtonte fushatën, e kalonte fundjavat, dhe me të cilët bënte pushimet jashtë vendit.
Asnjë “5D” nuk mund të krijohej e nuk mund të funksiononte pa bekimin e titullarit të institucionit, pra pa dakordësinë e kryetarit të bashkisë. Nuk janë 2 procedura, e 3 transaksione. Nuk janë disa lëvizje në njësi të largëta bashkiake, por janë mbi 30 prokurorime në zemër të bashkisë, dhe mbi 30 milionë euro që "5D" ka marrë. Sipas gjykatësit, "5D" ka funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Dhe dihet që një grup i strukturuar kriminal, vepron nën komandën, nën udhëheqjen e më të pushtetshmit, që në këtë rast është Erion Veliaj.
Në të dyja këto afera, kryetari i Bashkisë së Tiranës është haptazi, drejtpërdrejt, përgjegjës. Këto janë vjedhje brutale, banale dhe nuk ka asgjë këtu as intelektuale, as të sofistikuar.
Ndaj, mbrojtja që SPAK-u dhe kreu i saj, Dumani, i bënë Veliajt në Parlament është e papranueshme.
Ne presim që kreu i SPAK-ut të jetë në anën e drejtësisë, të qytetarëve, të taksapaguesve të Tiranës që janë abuzuar e nëpërkëmbur nga kryetari i tyre i bashkisë. Pozicionimi i tij në krah të Veliajt, është tradhti ndaj publikut, ndaj shpresave që kanë njerëzit te drejtësia e re.
Apologjia e Dumanit ndaj Veliajt në Parlament është një ftesë për më shumë rezistencë. Tani mesa duket kërkesa për drejtësi duhet orientuar në adresë tjetër, në dyer të tjera. Derisa SPAK-u të tregojë se Erion Veliaj është i barabartë si të gjithë qytetarët e tjerë para ligjit./CNA
"Top Channel", i drejtuar nga Vjollca Hoxha, ishte med...
Pse plazhet tona që lënë pas Maldivet janë zbrazur kët...
Politikanin ose më saktë Universitetin Politik, ja ash...
Protesta e 11 korrikut do të mbahet mend gjatë pasi ja...
Protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në ...
Ftesa për të qenë sot në protestë është sa universale, aq ...
Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 ...
Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër...
Sa shumë ka ndryshuar shoqëria... Sa shumë ka ndryshu...
Për 46 vite nën diktaturën më të egër komuniste, popul...
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta ...
Edi Rama shkoi tek Onkologjiku dhe u bëri namin aty...
Brenda qershorit, dy lëvizje në skenën politike, të ci...
Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai q...
Se në pallatin tim tani jetojnë thuajse gjysma e banor...
Lëreni spitalini e Onkologjikut se, peshku është qelbu...
Ka kaluar një rrugë e gjatë që kur Armenia dhe Azerbajxhan...
Ishte qershori i vitit 2017. Gruaja ime Elvira ndjen n...
Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurë...
Humbjet e njëpasnjëshme elektorale të opozitës në Shqi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...