E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kujtojmë sot poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Koçi Petriti, në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Lindi në Sovjan të Korçës, më 1 mars 1941. Nisi të shkruajë poezi dhe të botojë që në moshë të re. Kreu studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës.
Ka botuar librat me poezi: Lirikat e majit (1962); Përsëri në udhë (1967); Firma e popullit tim (1974); Prush nëpër shekuj (1979); Lulëkuqet (Prishtinë, 1985); Të dashurova ty (1988); Poezia shqipe 36 (1989); Lirikat e majit (ribotuar me ndryshime, 2002); Albumi i lirikave (2004); Poezi të zgjedhura (2006); Lirika (2010); Balada (2010); Nga dhimbja ime dalin zogj (2011).
Nga librat me studime, ese dhe alternativa mësimdhënieje përmendim: Në poetikën e Martin Camajt (1997); Fjala poetike, kuti e Pandorës (2008); Komunikimi sfidues. Bota poetike (2009).
Në vitet 1992-1994 ka qenë dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Nga viti 1994 vazhdoi punën si pedagog në këtë fakultet e më vonë, edhe si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, në Universitetin "Fan Noli" të Korçës.
U nda nga jeta më 20 prill 2014.
Këndeska e kënetës këlthet
Në mëngën e gjolit, ku çurka shpesh vijnë,
Marr grepin e pres fillikat,
Kur hëna, si çupë, që fsheh me turp gjinë,
Lëndinat me nur i spërkat.
Kli-kliu, kli-kliu, me britma të brishta
Këndesk’ e kënetës këlthet,
Kalimthi shkund shapka shavar e shelgjishta,
Unë ëndrrat mes ujrave tret.
Sa bëj të hedh grepin mbi faqen e pastërt,
Nën këmbët e mbledhura shuk,
Si rruspë përralle me trup t’alabastërt,
M’u shfaq një fytyrë e m’u zhduk.
Nuk bën të dremisësh mbi brigjet e jetës,
Më shkundi prej fundesh një zë,
Kli-kliu këlthiti këndesk’ e kënetës,
Veç rruspa e bukur s’erdh më.
Korçë, 17 dhjetor 1962
Fëmini
Shpesh rri e kruaj plagë thellë vetes,
Vërsnikët shpesh ndërmënd më vinë.
Për bukë misri ne tek “Furrë e vdekjes”
Në radhë e ngrysëm hidhur miturinë.
Kuptimin “Furrë e vdekjes” nuk e dinim,
Se s’ishim aq të ditur, sa t’uritur,
Por kur pa ngrënë binim që të flinim
Mendoheshim për të ardhmen si të rritur.
8 prill 1963
Të gjithë e dimë
Të gjithë e dimë ne: e fundit puthje
Na jepet nga armiku ynë, vdekje.
Ajo s’dëgjon as përgjërat’, as lutje,
Po shkel përmbi fitore dhe mbi humbje
E rend siç rend një çupë në pikpjekje.
Të gjith’e dimë ne, të gjith’e dimë,
Veç të na vijë radha kurrë s’presim.
E ardhmja porsi çupë na çel gjinë,
Ne ngjitim shkallë e kapim gjithësinë
E s’pyesim se një ditë do të zbresim.
Ej, ti thinjosh, që tëmthat mban me duar,
Mos u gënje se brengat mbyllen vetëz,
S’të shkon plakush të presësh gjunjëzuar
Duke vajtuar mjaltin e kaluar
Gjersa nuk t’është zbrazur kup’e jetës.
Mars 1962/CNA
(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Pukë ...
Koha e solli që shumë shokë e miq t’i takojmë përherë e më...
Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugu...
Sadiku, 45-vjeçar i papunë nga Bradozhnica, u takua në një...
Duhet besuar, patjetër! Duhet besuar sepse në vitin 2011 ...
Në vitin e mbrapshtë ’97, ushtria shqiptare u zhbë brenda ...
Sot mbushen 40 vite që “Hitleri” i pasluftës së dytë botër...
Nga Beqir SINA "Ç’është ky lajm që tokën drodhi? Nxin d...
Propozimi i Agron Shehajt për të mbyllur RTSH-në (se është...
Në esenë e tij të mrekullueshme “Realitete shqiptaro-ameri...
Mero Baze është emër i spikatur në Shqipëri. Nëse para 10-...
Zdrromsi paska folur për Qytetin Studenti duke u mburrur s...
Djajtë që po duan tu xhvatin votat shqiptarëve, nuk shpall...
Në çdo vend normal kjo do të kishte ndodhur prej kohësh. ...
Heshtja e Jorida Tabakut rreth videos së publikuar 2 ditë ...
Të dashur bashkatdhetarë, kudo që jetoni, brenda dhe jasht...
Në mëngjesin e qetë të Bajramit, sheshi përballë një p...
Ndonëse në një përgjigje shteruese për Lapsi.al, delegacio...
Në politikë lehtësisht ikën, por vështirë se rikthehesh. S...
Në një botë ku njerëzit e jetojnë njësoj këtë mars si çdo ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...