Kush tha që po bie shi?
Kur qyteti nis i ngjan Venecias, kur rrugët kthehen në...

Është tragjikë të shohësh drejtuesit e lartë të opozitës që bëjnë thirrje për të ashtuquajturën mosbindje civile. Tragjike jo sepse kanë maskuar qëllimisht revolucionin e djeshëm me një epitet të ri, por sepse askush nuk merr përsipër të lexojë një paragraph se ku dallon mosbindja civile e atyre që e shpikën dhe praktikuan, me dhunën e ushtruar deri më sot dhe atë që paralajmërohet për 7 Tetorin.
Lajm i mirë është që kanë hequr dorë nga protestat rastësore dhe nuk fusin më hundët në kauzat e të tjerëve. Lajmi i keq? Kauza e tyre është aq e dobët, saqë nuk gjen dot zgjidhje me protesta. Duhet të çmendet drejtori i burgut të Fierit dhe t’i hapë dyert Ervin Salianjit që të qetësohet Flamur Noka në Tiranë. Më pas Salianji nga Korça duhet të kalojë kodrat e Rrogozhinës dhe të gjejë strehë ne Elbasan për të punuar në ilegalitet që të bëhet Dashnor Sula deputet. Në të kundërt, historia nuk njeh ndonjë rast që protesta të detyrojë gjykatat që të zhbëjë një dënim penal nga frika se mos Sajmir Korreshi, Asllan Dogjani e të tjerë nuk shkojnë më në punë dhe i bëjnë hall të madh demokracisë.
Rasti i Salianjit ishte momenti më i përshtatshëm që Partia Demokratike të tregonte forcën në rrethe. Pas 10 vitesh që takohen me 20 burra në çdo qytet në salla të mbyllura, mund të tregonin mbështetjen reale në terren. Kjo edhe për shkak të rebusit që kanë krijuar me prejardhjen, emërimin dhe banesën e Salianjit. Mund të ishte çuar Korça fjala bie, se i kanë burgosur djalin. Apo Elbasani se e lanë pa drejtues politik. Madje edhe mosbindjen civile mund ta mbanin në Librazhd duke qenë se është nyja ku kalojnë katër dogana. Luan Baçi mund të nxirrte demokratët e Fierit të paktën të mblidhnin ndihma, se ndoshta para burgut nuk lejohet të protestohet, e kështu me radhë. Por rrethet mesa duket PD i përdor për ‘mbushje’. Për ta, Shqipëria është Tirana dhe qendra është rruga ‘Mustafa Matohiti’.
Ka kohë që Berisha ka hequr dorë nga hallet e rretheve duke e ngushtuar aq shumë lakun deri te hallet e shtëpisë. Jashtë Tiranës çon Ilir Metën, që herë bashkëbisedon me lopët e herë u thotë protestuesve se do të marrë kallashnikovin. Pastaj zhduket për të takuar dele, qen, mace… Kush t’i kthejë përgjigje!
Kur qyteti nis i ngjan Venecias, kur rrugët kthehen në...
Në 30 korrik bashkuan 106 vota me Edi Ramën dhe e vulo...
Ndoshta po bëhemi të mërzitshëm duke përsëritur e përsërit...
Në kushtet që po kalojmë, ku asgjë nuk është në vendin e d...
Po sikur të jetë skenar arrestimi, martirizimi, heroiz...
Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë? Zor ta shpjegosh, n...
Pas shkrimit tim të fundit pata kohën dhe mundësinë që t'i...
Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-n...
Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Ri...
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...
Konferencat e shtypit të eksponentëve të lartë të Partisë ...
Kallëzimi i rreme behet ne Prokurori apo Polici! Kjo seps...
Idetë që prodhojnë huti publike janë cilësi e njerëzve...
Nga sot ata që ndihen opozitarë, bëjnë mirë të ndërpre...
Si mund të jetë Mark Gjonaj përfaqësues i diasporës, kur a...
Është bërë trend tashmë që në emisionet kryesore të mbrëmj...
Një oficer policie kohë-gjatë në sistem Besnik Bakiu, kalo...
PD i ka “ndezur” motorët e fushatës për zgjedhjet e vi...
Dihet, Jugu i Shqiperise eshte ne pjesen me te madhe i bes...
Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “S...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...