Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pas shkrimit tim të fundit pata kohën dhe mundësinë që t'i kthehesha medias shqiptare të shihja si e kishin trajtuar rastin "Salianji"!
Sa më shumë kohë që kalon pjesët e puzzle-it politik bëhen më të njohura e më të lehta për t'u interpretuar!
Pashë që në sallën e gjykatës ku do jepej vendimi për Salianjin në shenjë solidariteti kishin shkuar shumë deputetë të PD-së!
Më pas ajo që më goditi ishte qëndrimi "radikal" i Gaz Bardhit dhe "vendimi" për t'u ngujuar në seli të PD-së kundër vendimit të gjykatës, në mbrojtje të Salianjit.
Pra Bardhi, ai që nuk del kurrë kundër vendimeve gjyqësore dhe mbron SPAK-un në çdo dalje publike, na shfaqet krejt papritur kundër vendimeve të drejtësisë dhe gjykatës!
Këtu ka diçka serioze që kërcet fort!
Duke lundruar në "YouTube" pashë emisionin e 'bashkudhëtares' së Salianjit, Grida Dumës, që për çudinë e të gjithëve e kishte kthyer emisionin e saj në OPOZITAR. Vihej re qartazi skenari i heroizimit të Ervin Salianjit si një figurë e JASHTËZAKONSHME e Partisë Demokratike, bile dikush e quajti lideri i ardhshëm i PD-së.
Gjatë gjithë ditëve që nga dalja e vendimit të dënimit të Ervin Salianjit shikuesit kanë vërejtur një qetësi dhe "coolness" që të jep përshtypjen se ky njeri po shkon për pushime e jo në burg "të padrejtë"!
Bile ai as nuk priti që Kuvendi të kryejë me radhë procedurat që duhen në këto raste, por e organizoi vetë burgosjen shpejt e shpejt duke vajtur në burgun e Fierit me "Range Rover" e nën dritën e kamerave!
Salianji na u shfaq si rock-star krejt i qetë e i paturbulluar duke qenë i vetëdijshëm se ky burg do të thotë humbje mandati dhe dalje nga politika!
Ai u shfaq me një siguri rikthimi në skenën politike që të mahnit!
Ajo që mua më bëri të reflektoj seriozisht e që mi ndezi dritat e kuqe ishte një pyetje e një gazetari nëse Salianji kishte komunikuar me Lulzim Bashën?
Salianji u përgjigj se ai kishte biseduar me të gjithë faktorët opozitarë - duke mos e mohuar këtë fakt. Pra, Ervin Salianji la të kuptojë më së paku se Basha është ende faktor opozitar!
Pyetja lind; Çfarë ka biseduar me Lulzim Bashën? Dua t'u kujtoj lexuesve të këtij shkrimi se Gaz Bardhi, Ervin Salianji dhe shumë të tjerë u kthyen në selinë e PD-së vetëm pasi u siguruan se në atë seli nuk do të mund të vinte më kryetari legjitim, Sali Berisha!
Gaz Bardhi erdhi në seli menjëherë pas një vizite në SHBA!
Pas gjithë fakteve që paraqita më sipër jam akoma më i bindur që "dënimi" i Salianjit është skemë e dakordësuar me Bashën, Bardhin dhe regjimin për ta rikthyer atë si hero pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Nuk ka si shpjegohet ndryshe dalja e "Top Channel" nga linja editoriale!
Kemi parë shumë patronazhistë mediatikë të regjimit që e quajnë të padrejtë dënimin e Salianjit!
Edhe fermanët e ashpër në rrjetet sociale të Edi Ramës ndaj Gazment Bardhit janë vetëm shfaqje bajate që t'i japin Gaz Bardhit municion opozitar!
Ata (të ardhurit) dhe shumë të tjerë që ia kanë me të pabesë doktorit jo vetëm e dinë që kështu siç është PD nuk fiton, por po punojnë fort që fitorja të mos ndodhë!
Të mos harrojmë që Bardhi asnjëherë nuk e ka përjashtuar rikthimin e Lulzim Bashës në PD! Për më tepër nuk arrij të kuptoj komunikimin e Ervin Salianjit me Lulzim Bashën një ditë para vajtjes në burg!
Kaq i rëndësishëm është akoma Basha për Salianjin?
Dje po ashtu shkrimtarja deputete ruajtëse e karriges së Edi Ramës në Holandë duke vjellë vrerin e saj ndaj PD-së dhe Sali Berishës e mbështeti fort Ervin Salianjin!
Unë akoma nuk jam i bindur që Sali Berisha e ka emrin në listën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike!
Pra skema është që përgjegjësitë e humbjes së thellë të PD-së (siç e predikon Rama) i merr Dr. Berisha dhe statuti atë gjithsesi e detyron të japë dorëheqje pas një humbje të zgjedhjeve.
Salianji nga ana tjetër del nga burgu si hero!
Pas largimit të Sali Berishës dera është e hapur për rikthimin edhe të Lulzim Bashës!
Për fund miq!
Unë besoj fort se "të bashkuarit" janë në skemë shkatërrimi të PD-së e për ata që kanë sy e veshë kjo është e dukshme!
Kush do ta besojë se Bardhi e Salianji janë opozitarë është në të drejtën e tij/saj!
Unë NUK e besoj këtë për asnjë çast të vetëm!
Ata që dyshojnë se unë po luaj rol antiopozitar dhe çoj ujë në arën e rilindjes i ftoj të zgjohen nga kllapia!
Vazhdoj të insistoj se nëse Partia Demokratike dëshiron të mbijetojë duhet se s'bën të RIFORMATOHET një minutë e më parë!
Me këtë lloj ligjërimi, mungesë idesh e mungesë dëshire e veprimi për t'u lidhur me bazën, me votuesin që është totalisht i dëshpëruar dhe injoruar dhe liderin në burg pa bërë asnjë përpjekje serioze politike për ta nxjerrë nga ky burgim antiligjor e antinjerëzor ka vetëm një rezultat në horizont!
E këtë nuk ka nevojë t'ua them unë!
Koha le të më provojë mua gabim!
Dhe këtë e dëshiroj sinqerisht!
Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-n...
Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Ri...
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...
Konferencat e shtypit të eksponentëve të lartë të Partisë ...
Kallëzimi i rreme behet ne Prokurori apo Polici! Kjo seps...
Idetë që prodhojnë huti publike janë cilësi e njerëzve...
Nga sot ata që ndihen opozitarë, bëjnë mirë të ndërpre...
Si mund të jetë Mark Gjonaj përfaqësues i diasporës, kur a...
Është bërë trend tashmë që në emisionet kryesore të mbrëmj...
Një oficer policie kohë-gjatë në sistem Besnik Bakiu, kalo...
PD i ka “ndezur” motorët e fushatës për zgjedhjet e vi...
Dihet, Jugu i Shqiperise eshte ne pjesen me te madhe i bes...
Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “S...
LSI kërkoi dhe do të marrë 10 deputetë në vendet e sig...
Prej dy ditësh jam munduar të informohem për këtë nismën e...
Bektashizmi është një sekt (tarikat) i mistershëm, më ...
Si sot një vit më parë, forca paramilitare serbe, të p...
Lista e oportuniteteve si dhe rreziqeve të sigurisë, j...
Qeveria duhet t’u kthejë menjëhere 6.541 profesionistë...
Një nga fjalët që urrej më së shumti është “pjesëmarrje”. ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...