Me kallo në tru e moral amoral
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...

Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Rise And Kill First - The Secret History of Israel’s Targeted Assassinations” tregohet një episod nga qeverisja e kreministrit Sharon në vitin 2002.
Atëkohë kronika e përplasjeve Izrael-Palestinë shënonte një numër të pafund atentatesh vetvrasëse nga ana palestineze, me viktima të shumta ushtarake dhe civile izraelite dhe një numër të pafund atentatesh selektive nga ana e Izraelit kundër eksponentëve palestinezë, që gjithashtu nuk linin jashtë viktima civile.
Në një nga këto raste, kur numri i viktimave civile të një bombe të hedhur nga aviacioni israelit ishte i lartë, opinioni izraelit nisi një valë reagimesh të irrituara ndaj të ashtuquajturave “targeted assassinations”, me dëme kolaterale në civilë.
Një numër aviatorësh rezervistë, midis të cilëve heronj të Izraelit, dolën në publik dhe deklaruan indinjatë dhe mospajtim, nënshkruan peticione dhe shpallën se nuk do bënin fluturime, nëse aksionet e aviacionit do kishin rrezik kolateral.
Bashkëpunëtorët e Sharonit nxituan t’i damkosnin aviatorët heronj si disfatistë e tradhëtarë. Disa bile kërkuan dënimin e tyre shëmbullor.
Përgjigja e Sharonit, i cili po kuptonte peshën e opinionit publik, ishte: “në këtë peticion ka njerëz që kanë bërë veprat më të mëdha heroike për Izraelin. Kuptojeni që një zjarr na ka rënë në qiparisa, ndaj me të duhet të merremi”.
Pas kësaj Sharoni u kujdes të shuante zjarrin, ndaj ndërpreu aksionet spastruese të momentit.
Çdo shtet, shoqëri, formacion politik ka nevojë për një kompas moral, që i drejton dhe korrigjon udhën, ka nevojë edhe për “qiparisat” e tij, njerëzit e drejtë, të pastër të moralshëm, të përkushtuar e të sprovuar që të dalin ballas kur ti devijon apo qorrollepsesh.
Mendjet e opozitarëve shqiptarë janë turbulluar këto ditë nga burgimi i një deputeti të PD-së dhe askush nuk bën përpjekje për të larguar vështrimin nga fati personal i nja figure publike, që personalisht e konsideroj model të shëmtuar politik për shoqërinë.
Deputeti po bën burg, për shkak se ishte i përfshirë në fabrikimin e një “skandali politik”, si një formë e të bërit politikë, me desinformim të opinionit, me përhapjen e fallsiteteve si fakte dhe të inskenimeve si prova.
Fabrikimi i “skandaleve” është formë e papranueshme e të bërit politikë në shoqëritë demokratike, është mashtrim i njerëzve, është në kundërshtim flagrant me moralin e shoqërise dhe është diskreditues për forcën politike që e praktikon atë.
Foca poltike që fabrikoi të ashtuquajturin skandali “Babale”, ka fabrikuar në një peridhë të shkurtër edhe skandalin e kontejnerve me helme të importuar nga Italia, biles për ata që njohin të vërtetën, edhe skandalin me gazetën gjermane Bild, dhe “provat” për vjedhjen e votave në Peshkopi.
Në të gjitha këto raste njerëzit kanë nxituar pas “skandalit”, biles nuk janë ndarë e as distancuar, edhe pasi “skandali” ishte demaskuar si fabrikim. Askush nuk është ngritur t’i bëjë thirrje moralit, t’i tërheqi veshin lidershipit, t’u hapë sytë të gënjyerve.
Tek fallsifikimi, fabrikimi i “krizave” nuk ka kauzë, sepse fallsifikimi dhe fabrikimi nuk kanë moral. Ndaj ato nuk mund të jenë mjete të të bërit politikë, ndaj politikanët që bëhen bartës dhe promovues të tyre janë modele të shëmtuara e të papranueshme.
Në këtë rrugëtim opozitar, lidershipi i PD-së është kujdesur të mos lërë qipariz në këmbë brenda pyllit demokrat, por busullën morale të demokratëve nuk e çakordon dot.
Thirrjet për protesta nuk ngjitin sa kohë që opozita nuk bën distancim të qartë nga taktikat e veta mashtruese, nga fabrikimi i skandaleve fallco dhe mbulimi i skandaleve reale, sipas interesit të momentit.
Brenda pyllit demokrat ka rënë një zjarr i madh.
Ka vetëm një rrugë për ta shuar atë, të ndyshohet kursi menjëherë, sot dhe pamëdyshje. Mbase kjo do hapë rrugë që ky pyll të ripërtërihet me qipariza.
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...
Konferencat e shtypit të eksponentëve të lartë të Partisë ...
Kallëzimi i rreme behet ne Prokurori apo Polici! Kjo seps...
Idetë që prodhojnë huti publike janë cilësi e njerëzve...
Nga sot ata që ndihen opozitarë, bëjnë mirë të ndërpre...
Si mund të jetë Mark Gjonaj përfaqësues i diasporës, kur a...
Është bërë trend tashmë që në emisionet kryesore të mbrëmj...
Një oficer policie kohë-gjatë në sistem Besnik Bakiu, kalo...
PD i ka “ndezur” motorët e fushatës për zgjedhjet e vi...
Dihet, Jugu i Shqiperise eshte ne pjesen me te madhe i bes...
Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “S...
LSI kërkoi dhe do të marrë 10 deputetë në vendet e sig...
Prej dy ditësh jam munduar të informohem për këtë nismën e...
Bektashizmi është një sekt (tarikat) i mistershëm, më ...
Si sot një vit më parë, forca paramilitare serbe, të p...
Lista e oportuniteteve si dhe rreziqeve të sigurisë, j...
Qeveria duhet t’u kthejë menjëhere 6.541 profesionistë...
Një nga fjalët që urrej më së shumti është “pjesëmarrje”. ...
Nuk kanë limit Bollino-t, apo Carlo-t, me K apo me C, ...
Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...