Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në 30 korrik bashkuan 106 vota me Edi Ramën dhe e vulosën Kodin Elektoral si e deshën së bashku. Prej asaj dite u duhet të nxitojnë të vjelin frytet e asaj që mbollën në ditën e fundit të Sesionit të shkuar Parlamentar. E dinin shumë mirë çfarë vjeshte po vinte. E dinin shumë mirë çfarë afatesh ligjore po maturohen e çfarë çështjesh nuk mund të shtyheshin më as nga Gjykatat, as nga Prokuroria e as nga SPAK-u.
Ndaj ai Grupi i Përbashkët i Punës 3 e 3, mes Gjiknurit me 2 të tijtë dhe Bylykbashit me 1 të Berishës e 1 të Metës në krah, ka shqyrtuar gjithçka e ka skanuar çdo mundësi e për rrjedhojë, e kanë përcaktuar agjendën e 2 viteve të ardhshme politike në vendin tonë. Çfarë ndodhi me Ervin Salianjin, nuk ishte rrufe në qiell të pastër.
Kot bëjnë teatër. Të gjithë e dinin që nuk mund të shtyhej më tej ajo lojë. Ervin Salianji thjesht ka pasur rastin këtë javën që lamë pas, që të bëhet testi i parë i një serie provash e përpjekjesh që do të bëhen nga Grupi i Përbashkët Politik PS - PD - PL, për të ruajtur mbizotërimin politik në Shqipëri edhe përtej 2025.
Përtej heroifikimit që iu bë kudo e ngado në çdo studio televizive e në të gjitha rrjetet sociale të çdo politikani opozitar apo edhe të këtyre “udhëheqësve të rinj popullorë” të partive të reja antisistem, e hëna e kësaj jave të re dëshmon se ai do të harrohet shpejt.
Shumë më shpejt se edhe ai vetë e ka menduar. Zjarri i karrigeve të Parlamentit flet për dijeni të tjera e për tym në të tjerë oxhakë. Ndryshimi kësaj radhe qëndron në faktin se nuk është më opozita ajo që po planifikon e organizon protestat apo ngjarjet. Jo. Prej 20 shkurtit të kaluar, kemi Grupin e Punës të Përbashkët PS - PD - PL, që ka në dorë e administron dhe lehtëson gjithçka.
Askush nuk e beson se një deputet, cilido qoftë ai, ka guxim e kurajë të nxjerrë e djegë karrige të Kuvendit të Shqipërisë pa dakordësim me palën që qeveris vendin.
Sidomos kur ne e dimë mirë që, të gjithë deputetët e pas 2008, janë thjesht personel dhe jetojnë me “rimbushje” nga qeveria e radhës. Kur sheh këtë opozitën cezariane, që bën thirrje për luftë, nuk mund mos të qeshësh me të madhe.
Heronjtë e opozitës sot janë Ervin Salianji, Luan Baçi, Luçiano Boçi, e të tjerë të kësollojshëm, të cilët janë të bindur se qeveria socialiste dhe Edi Rama i ka tmerr e lemeri. Cezarët e luftës opozitare pasi kanë lyer flokët dhe veshur pazmoren e betejave, dalin e vringëllijnë “shpatat e tyre” tmerronjëse në çdo studio televizive e madje edhe nga qelia e Fierit. Qeveria po struket, por malet e çukat e gërxhet i ka marrë Ilir Meta, kushedi se pse.
Këtej e tutje me këta heronj cezarianë opozitarë fitoret janë të sigurta mbi çdo karrige, poç e pllakë e madje edhe mbi goma e xhama vërdallë rrugëve të Shqipërisë. Grupi i përbashkët Gjiknuri - Bylykbashi, do kujdeset që edhe benzina, edhe molotovët e madje edhe mjete të tjera që do të përdoren, të jenë të cilësisë më të mirë.
Tek e fundit, këta të dy që po kordinojnë luftën nga “çadra” e grupit të përbashkët, e dinë që pasi të mbarojë i gjithë teatri, i fusin së bashku një rrugë Washingtoni për t'u lutur herë me Gaz Bardhin e herë pa Gaz Bardhin dhe sjellin paqen e madhe dhe Edi Rama vazhdon detyrën si KM e Lider Global, ndërsa Doktorit i garantohet se mbetet i vetmi dhe i pakonkurrueshmi këndej nga opozita.
Në këtë mënyrë PS dhe PD vijojnë të sundojnë të qeta shqiptarët edhe në shumë vite më tutje. Nëse Cezari mbahet mend si fitimtar që kudo që shkonte, fitonte e deklaronte: Vini Vidi Viçi, në Shqipëri opozita jonë luftarake është katandisur në opozitën Vini Baçi Boçi…/ CNA
Ndoshta po bëhemi të mërzitshëm duke përsëritur e përsërit...
Në kushtet që po kalojmë, ku asgjë nuk është në vendin e d...
Po sikur të jetë skenar arrestimi, martirizimi, heroiz...
Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë? Zor ta shpjegosh, n...
Pas shkrimit tim të fundit pata kohën dhe mundësinë që t'i...
Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-n...
Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Ri...
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...
Konferencat e shtypit të eksponentëve të lartë të Partisë ...
Kallëzimi i rreme behet ne Prokurori apo Polici! Kjo seps...
Idetë që prodhojnë huti publike janë cilësi e njerëzve...
Nga sot ata që ndihen opozitarë, bëjnë mirë të ndërpre...
Si mund të jetë Mark Gjonaj përfaqësues i diasporës, kur a...
Është bërë trend tashmë që në emisionet kryesore të mbrëmj...
Një oficer policie kohë-gjatë në sistem Besnik Bakiu, kalo...
PD i ka “ndezur” motorët e fushatës për zgjedhjet e vi...
Dihet, Jugu i Shqiperise eshte ne pjesen me te madhe i bes...
Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “S...
LSI kërkoi dhe do të marrë 10 deputetë në vendet e sig...
Prej dy ditësh jam munduar të informohem për këtë nismën e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...