Opozita e dënuar të prodhojë të vetmin normalitet
Në kushtet që po kalojmë, ku asgjë nuk është në vendin e d...

Ndoshta po bëhemi të mërzitshëm duke përsëritur e përsëritur të njëjtën gjë, kërkesën për ndryshim e reformim të opozitës, por duhet ta përsërisim derisa ose të ndryshojë e reflektojë ajo ose shoqëria ta hedhë përfundimisht në koshin e plehrave!
Madje, në shumë shkrime kam thënë haptazi që kjo opozitë, PD e ka mbyllur ciklin e vet jetësor e historik dhe do të ishte mirë të hynte në analet e historisë si fenomen studimi.
Shfaqja e djeshme në parlament ishte prova se gjithçka kemi thënë është e vërtetë.
Djegia e karrigeve dje në hyrje të parlamentit ishte një shfaqje e shëmtuar, e cila nuk bind më asnjë se po bëhet për Salianjin, Berishën e në mbrojtje të demokracisë së dhunuar nga Rama.
Djegia e karrigeve ishte një shfaqje e shëmtuar e atyre që me fjalë janë "të fortë”, por me veprime dëshmojnë se janë jashtëzakonisht të dobët, të frustruar, pa personalitet ose me personalitet të dyshimtë.
Djegia e karrigeve dje vërteton se PD është e pafuqishme, e paaftë, pavarësisht se shfaqet agresive, ndërkohë që është banale e qesharake; aspak bindëse dhe aspak forcë ndryshuese për vendin.
Komedia e djeshme me surratet e egërsuara të deputetëve teksa shikonin karriget që digjeshin vazhdoi edhe në mbrëmje në studiot televizive, teksa “revolucionarët” e listave të sigurta thërrisnin në protestë shqiptarët për karriget e tyre, edhe pse ndonjëri u plagos e shkoi në spital se theu thoin.
Në një vend normal, në një demokraci normale, opozita duhet të investonte te reflektimi qytetar duke treguar dobësitë e skandalet e qeverisë, me fakte, argumente, mbizotërim të arsyes. Duke shpalosur program për të afruar sa më shumë elektorat, sidomos intelektualët e shoqërinë civile.
Por opozita shqiptare duket se ka si qëllim të mos vijë kurrë në pushtet me veprimet që bën. Me shfaqjet e saj të shëmtuara në Kuvend, me zjarrin, tymueset, me tregimin e muskujve ajo po shkatërron imazhin e saj dhe po largon edhe ato pak vota që i kanë ngelur.
Gjithnjë e më tepër PD po përforcon atë ç’ka kam shkruajtur më parë se ajo nuk po “bën politikë” për të fituar, por për të mbajtur shtrënguar radhët e militarëve dhe të militantëve të saj, të cilët ditë pas dite po tkurren.
Sepse vetëm kështu mediokrit e PD do të mund të mbijetojnë në politikë e do të kenë rol protagonist nesër.
Megjithëse, edhe mediokrit e djegieve të karrigeve apo të gjuhës së drunjtë e dinë se nuk mund të fitojnë dhe se vetëm kështu edhe pas humbjes ata do të jenë përsëri aty, në krye të PD, duke u hequr si opozitarë! Mjafton të gënjejmë sa më shumë shqiptarë!
Por këta mediokër nuk janë më as opozitë, sepse kanë kohë që nuk janë më alternativë e popullit kundër mazhorancës aktuale.
Sepse janë një parti e vjetruar nga koha, që si Don Kishoti lufton kundër kohës, zhvillimit, arsyes, kundër shoqërisë dhe që nuk mund të ofrojë dot asgjë të re!
Është një parti që nuk arriti dot asnjëherë të reformohej, me të njëjtët njerëz, me të njëjtën retorikë apo mënyrë sjelljeje: pengesë për shoqërinë që kërkon të reformohet duke mos lejuar asgjë të re të shfaqet dhe të jetë alternativë e vërtetë.
Një parti e tillë, me këtë sjellje e qëndrim, e fragmentarizuar, pa ide novatore, e konsumuar në retorikë dhe e personalizuar, si monopol i Berishës është “arritja më e madhe” e Ramës dhe dhurata më e çmuar për të. Dhe Rama me shumë zgjuarsi po investon këtu, duke i ofruar Berishës dhe PD mundësinë që të zgjasë edhe disa muaj agoninë ekzistenciale me betejën, “revolucionin” dhe polarizimin fals./ CNA
Në kushtet që po kalojmë, ku asgjë nuk është në vendin e d...
Po sikur të jetë skenar arrestimi, martirizimi, heroiz...
Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë? Zor ta shpjegosh, n...
Pas shkrimit tim të fundit pata kohën dhe mundësinë që t'i...
Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-n...
Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Ri...
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...
Konferencat e shtypit të eksponentëve të lartë të Partisë ...
Kallëzimi i rreme behet ne Prokurori apo Polici! Kjo seps...
Idetë që prodhojnë huti publike janë cilësi e njerëzve...
Nga sot ata që ndihen opozitarë, bëjnë mirë të ndërpre...
Si mund të jetë Mark Gjonaj përfaqësues i diasporës, kur a...
Është bërë trend tashmë që në emisionet kryesore të mbrëmj...
Një oficer policie kohë-gjatë në sistem Besnik Bakiu, kalo...
PD i ka “ndezur” motorët e fushatës për zgjedhjet e vi...
Dihet, Jugu i Shqiperise eshte ne pjesen me te madhe i bes...
Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “S...
LSI kërkoi dhe do të marrë 10 deputetë në vendet e sig...
Prej dy ditësh jam munduar të informohem për këtë nismën e...
Bektashizmi është një sekt (tarikat) i mistershëm, më ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...