web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Miqtë përmbushin amanetin e fundit që la Dhimitër Orgockës/ “Më përcillni me një…”

3 Janar 2021, 17:41, Kulturë CNA

Aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare në datën 1 janar 2021 si pasojë e një hemoragjie celebrale.

Miqtë dhe të afërmit e mjeshtrit të madh kanë zbuluar se Orgocka ka lënë disa projekte në mes, si dhe kanë zbuluar amanetin që ai la para se të mbyllte sytë.

Ish deputeti Namik Dokle ka zbuluar se Dhimitër Orgocka ka lënë amanet që ta përcjellin për në banesën e fundit me një kaba me të qarë dhe ky amanet ka shkuar deri në fund.

Dokle ka shpërndarë në rrjetin social disa foto nga ceremonia mortore.

?POROSIA E FUNDIT E DHIMITËR ORGOCKËS: ?Më përcillni me nje kaba me të qarë. Miqtë ia plotësuan amanetin?, shkruan ish deputeti Namik Dokle.

Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ai mbante titullin ?Mjeshtër i madh?.

Si aktor, Orgocka numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare. Ndërsa në kinematografi njihet për rolet e tij tek filmi ?Gjeneral Gramafoni?, ?Rrugicat që kërkonin diell?, ?Asgjë nuk harrohet?, ?Njerëz në rrymë?, ?Yjet e netëve të gjata? dhe ?Horizonte të hapura?./CNA.al





Lajmet e fundit nga