‘Mos i jep rol as vëllait, as çunit të xhajës’/ Robert Ndrenika i jep mesazhin e fortë Altin Bashës
Aktori i madh, Robert Ndrenika, këshillon regjisorin Altin B...
Regjisori shqiptar Ervin Lera po merr pjesë këto ditë në Festivalin Ndërkombëtar të Amsterdamit me filmin e tij ?Emancipimi i turmave?.
Filmi merr shkas nga protestat e studentëve shqiptarë gjatë vitit 2018 dhe përpiqet të shpjegojë nevojat e shoqërisë për t?u zhvilluar përmes revoltave.
Filmi dokumentar ?Emancipimi i turmave?, i krijuar nga regjisori dhe skenaristi shqiptar Ervin Lera, po merr pjesë këtë fundjavë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Amsterdam (World International Film Festival Amsterdam).
Pas një premiere të suksesshme në Tiranë gjatë pranverës së kaluar, filmi mori pjesë edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Puglias në Itali, Dormeo Films, (Dormeo Films Puglia International Film Festival”.
Por cilat janë mesazhet që sjell filmi “Emancipimi i turmave”? Autori Ervin Lera thotë se shtysën e parë e mori nga protestat e studentëve shqiptarë dy vjet më parë.
?Ideja më lindi nga ngjashmëria e mahnitshme dhe shumë e bukur nga midis protestave të studentëve në Tiranë në vitin 2018 dhe jelek-verdhëve në Paris. Unë atëherë isha në Paris, ku ndenja rreth një muaj. Pashë se zhvillimet ishin krejtësisht të njëjta deri sa politika ndërhyri tek të dyja lëvizjet. Unë e kam thënë edhe në film shumë hapur që protesta e studentëve ishte e mahnitshme dhe një protestë model për gjithë botën dhe jo vetëm për Shqipërinë, deri në çastin kur ndërhyri politika dhe mediat politike në këtë protestë, duke i etiketuar si FRESH-istë, LRI-stë, FRPD-istë etj? – tha zoti Lera.
Dokumentari ?Emancimipi i turmave? trajton dilemat e shoqërisë shqiptare që pas Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme, nëse kryengritjet i sollën zhvillim, nëse pas revoltave përfitojnë pjesëmarrësit masivë apo individë pa merita.
?Turma është përzgjedhur simbolikisht si treguesi i dukshëm i një shoqërie, sepse filmi tregon zhvillimin e shoqërisë shqiptare, por ka edhe një përqasje ndërkombëtare, sepse ngjarjet dhe situatat që kanë ndodhur në Shqipëri kanë ndodhur kudo. Filmi është bazuar te filozofia e Hose Ortega el Caset, filozofi më i madh i shekullit të kaluar. Edhe në mes të Parisit ndodhin të njëjtat ngjarje si në Tiranë, në Prishtinë, në Romë, Milano dhe kryeqendra të tjera me demokraci shumë më të konsoliduara në botë? – thotë autori.
Për suksesin e këtij filmi autori Lera ka bashkëpunuar ngushtë me professor Përparim Kabo, me dr. Afrim Krasniqi dhe publicistin Ben Andoni.
Studiuesi i njohur Përparim Kabo, ka thënë se ?dokumentari zbërthen sfidën e qytetarisë shqiptare për të protestuar në dobi të vetvetes apo turmëzimit të palogjikshëm në dobi të të tjerëve?.
Regjisori Ervin Lera thotë se idealizmi i kryengritjeve dhe protestive gjithmonë humbet nëpër kthesat e papritura.
?Unë mendoj që vetëm fillimet e kryengritjeve janë idealiste, pastaj me zhvillimin e tyre, çdolloj kryengritje, lëvizjeje apo formë reagimi tjetër, që sjell zhvillim dhe ndryshim, nuk mbetet më gjatë idealiste, sepse nga vet turmat kryengritëse apo protestuese, që kërkojnë ndryshimin, dalin individë me qëllime të caktuara, të cilat në shumicën e rasteve janë qëllime egoiste. Mund të themi që nuk ka kryengritje idealiste deri në finale” – tha autori.
Filmi përpiqet dhe arrin me sukses të shpjegojë disa nga ngjarjet më të rëndësishme të kohëve moderne në Shqipërisë nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar dhe dy dekadat e këtij shekulli të ri.
Pjesëmarrja e tij në festivale ndërkombëtare është një zë i veçantë nga Shqipëria në valën e nismave europiane për të zbërthyer pikëpyejtet, që u dalin shoqërive gjatë revoltave për të sjellë zhvillim, dhe për t?u emancipuar, duke u përpjekur të rrëzojnë mure izolim dhe me gurrët e tyre të ndërtojnë ura bashkëpunimi./voa
Aktori i madh, Robert Ndrenika, këshillon regjisorin Altin B...
Nga Bujar HudhriShumë vjet më parë, kur nisa botimin e veprë...
Tenori shqiptar Saimir Pirgu në një intervistë për Euronews ...
Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli...
Gazetarja Fiori Dardha është infektuar me koronavirus. Lajmi...
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me çmimin “Nder i Kombit” ...
Ndahet nga jeta piktorja e njohur Lumturi Blloshmi. Ajo ka h...
*Si sot e 45 vjet më parë, më 25 nëntor 1975, tek kinema “Pa...
BBC ka përmbledhur librat më të mirë të vitit 2020.1. A prom...
Aktori i njohur, Robert Ndrenika nuk mund ta fshehë trishtim...
Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana k...
Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar për ndarjen nga jet...
Publikohet historia e panjohur të Ferid Tofik Jegenit me ori...
Publikohet një pjesë tjetër e intervistës së dhënë në emisio...
Muzika bizantine, termi bizantin i te ciles na sherben per t...
Edicioni i 23-të i Panairit të Librit “Tirana 2020” ka ndarë...
Sali Brari, këngëtari i muzikës popullore ka ndërruar jetë d...
Mbrëmë në darkë ka ndërruar jetë dirigjenti shqiptar prof. M...
Gazetari Mitro Çela ka bërë një shkrim për të madhin Koço De...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...