web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja pse Princesha e Uellsit mban gjithmonë të njëjtën kurorë për rastet më formale

24 Mars 2026, 19:44, Lifestyle CNA

Ja pse Princesha e Uellsit mban gjithmonë të njëjtën

Kjo javë shënoi herën e 15-të që Princesha e Uellsit ka vendosur diademën me perla që quhet  "Nyja e të Dashuruarve".

Bëhet fjalë për një nga bizhuteritë më ikonike të familjes mbretërore britanike. Ka diamante dhe 19 perla të varura, që i japin pamjen karakteristike.

Diadema u krijua në vitet 1913-1914 nga shtëpia e famshme e bizhuterive 'Garrard' dhe porosit nga Mbretëresha Mary. Dizajni ishte një kopje e një kurore më të vjetër familjare nga shekulli XIX.

Kurora kaloi nëpër breza dhe më pas iu dha Princeshës Diana si huazim pas martesës së saj. Sot përdoret nga Kate Middleton.

Duhet sikur kjo është kurora e preferuar e Kate sepse lidhet me traditën, por edhe me stilin modern. 

Sipas ekspertëve, kurora përshtatet shumë mirë me flokët e saj, është e qëndrueshme dhe praktike për evente të mëdha dhe jep një pamje elegante pa qenë “shumë e rëndë” vizualisht./CNA 





Lajmet e fundit nga