web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ndezin sërish thashethemet për romancë

17 Mars 2026, 22:15, Lifestyle CNA

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ndezin sërish thashethemet për

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po vazhdojnë të ushqejnë spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre, pas një ndërveprimi të fundit në rrjetet sociale që nuk kaloi pa u vënë re.

Ylli i reality show-t publikoi në Instagram disa foto nga paraqitja e saj në festën e famshme të Vanity Fair Oscar Party 2026, ku u shfaq me një fustan të artë “Gucci” që theksonte linjat e saj. Në postimin e saj, Kardashian shkroi shkurt: “GUCCI GIRL”.

Në mesin e komenteve, ishte edhe ai i kampionit të Formula 1, Lewis Hamilton, i cili reagoi me një emoji sy me zemra, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave.

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ndezin sërish thashethemet për
Dyshja u përfol për një lidhje për herë të parë në fillim të shkurtit, kur u panë së bashku në Paris, ndërsa më vonë u fotografuan edhe në Arizona, pranë liqenit Lake Powell, duke shijuar një shëtitje romantike në perëndim të diellit. Ata gjithashtu morën pjesë në Super Bowl LX, ku u panë në të njëjtin ambient.

Burime pranë çiftit kanë treguar më herët se Hamilton e bën Kardashian të ndihet e sigurt dhe se mes tyre ekziston një afërsi e veçantë, pasi njihen prej vitesh. Madje, sipas tyre, ai është “personi i parë për të cilin Kim ka interes të vërtetë pas një kohe të gjatë”.
Megjithatë, burimet shtojnë se Kardashian po e merr gjithçka me qetësi, duke parë se si do të zhvillohet kjo lidhje e mundshme.





Lajmet e fundit nga