web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mënyrë praktike dhe ekonomike/ Ja si të aromatizoni shtëpinë me një truk natyral

19 Mars 2026, 18:19, Lifestyle CNA

Mënyrë praktike dhe ekonomike/ Ja si të aromatizoni

Ekziston një metodë të thjeshtë dhe natyrale për të aromatizuar shtëpinë, duke përdorur përbërës që gjenden lehtë në kuzhinë.

Çfarë sugjerohet?

Zierja e lëkurave të mandarinës me kanellë dhe piper.

Si funksionon?

Kur këta përbërës zihen në ujë lëshojnë aroma të këndshme dhe të ngrohta. Ndihmojnë në neutralizimin e erërave të pakëndshme dhe krijojnë një atmosferë më të freskët në ambient.

Si përgatitet?

1. Vendos në vatër një tenxhere me ujë.

2. Shto lëkurat e mandarinës.

3. Shto pak kanellë dhe një sasi të vogël piperi.

4. Lëri të ziejnë për disa minuta, derisa aroma do të përhapet në të gjithë shtëpinë.

Kjo është një mënyrë ekonomike, e lehtë dhe natyrale për ta bërë shtëpinë të ketë një aromë të këndshme, pa përdorur kimikate./CNA 





Lajmet e fundit nga