web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rotonda ose Macellum

15 Dhjetor 2025, 09:24, Kulturë CNA

Rotonda ose Macellum

Sot është një nga monumentet simbol të qytetit të cilën vendasit e njohin me emrin Torra (Veneciane), një ndërtim rrethor me diametër 40 m. Ndonëse është një nga monumentet në të njohura të Durrësit, rotonda filloi të zbulohej prej vitit 1987 nga arkeologu vendas, Afrim Hoti.

Në vendin ku ndodhet edhe sot, dolën në dritë gjatë gërmimeve rrënojat e një shesh-tregu apo një treg i mbyllur i periudhës bizantine, ku kishte një radhë dyqanesh dhe një peristil shtyllash mermeri përqark një oborri rrethor, ku hyej nga një portë e vetme, e cila mbyllej natën. Në qendër të oborrit ngrihej një shtatore mbi një bazament të veshur me pllaka mermeri.

Hapësira e ndërmjetme është shtruar me pllaka guri gëlqeror të vendosura në formë rrezore ndaj qendrës. Në anën lindore gjenden një sërë ambientesh që e qarkojnë ndërtimin në formë unazore, kjo ka bërë që studiuesit të arrijnë në përfundimin se, kemi të bëjmë me një treg të ndërtuar me shumë gjasë nën mbretërimin e perandorit Anastas, i cili ka ndërtuar gjithashtu edhe muret që rrethojnë qytetin bizantin.

Një numër i madh kolonash, kapitalesh dhe pjesësh arkitektonike, të gjetura rastësisht dhe të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, janë dëshmi e monumenteve madhështore ende të pazbuluara, apo të varrosura përgjithmonë nën betonin e asfaltin e qytetit të sotëm.

Ju ftojmë të shihni videon e është realizuar në kuadër të projektit “Eja dhe njih qytetin tim” i mbështetur nga Bashkia Durrës. /CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





22:47 Kulturë

Pusi i Tophanës

Pusi i Tophanës është një monument që i përket shekullit t...

Lajmet e fundit nga