Lou Deleuze nga Franca fiton Junior Eurovision 2025/ Shqipëria renditet në vendin e 6-të
Lou Deleuze nga Franca u kurorëzua fituese në votimin e ju...

Në qytetin e Korçës ka nisur Konkursi i Tretë Mbarëkombëtar i Letërsisë së Humorít “Niko Nikolla”, një event kulturor që synon promovimin dhe ngritjen e nivelit të letërsisë humoristike shqiptare.
Në këtë edicion marrin pjesë 31 autorë, kryesisht nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Presheva, Serbia, Gjermania dhe Italia, në gjini si proza, poezia, komedia dhe satira. Aktiviteti u shoqërua edhe me një minipanair libri, ku autorët prezantuan veprat e tyre.
Organizatorja e eventit, Flora Nikolla, u shpreh se ky aktivitet përfaqëson një udhëtim të veçantë për autorët dhe dashamirësit e humorit, duke e kthyer Korçën në një pikë takimi të shkrimtarëve të këtij zhanri. Sipas saj, qëllimi kryesor i konkursit është krijimi i një harte të autorëve shqiptarë që kultivojnë letërsinë e humorit, si dhe vlerësimi i punës dhe sakrificave që ata bëjnë deri në botimin e veprave të tyre.

"Është një rrugëtim i gjatë dhe i Konkursit të tretë Mbarëkombëtar të Letërsisë së humorit. Kemi kënaqësinë që e sjellim në qytetin e mrekullueshëm të Korçës. Qëllimi kryesor i realizimit të këtij eventi është ngritja në një shkallë më të lartë të nivelit të letërsisë së humorit. Donim të bënim një hartë të shkruesve shqiptarë të kësaj lloj letërsie. Në këtë konkurs marrin pjesë 31 autorë, pjesa më e madhe nga Shqipëria, në gjininë e prozës, poezisë, edhe shumë komedi. Ka pjesëmarrës nga Presheva, Serbia, Kosova, Gjermania, Italia, pra jemi munduar të krijojmë një hartë të kësaj letërsie. Gjithashtu kemi edhe një minipanair ku autorët sollën veprat e tyre që ata të ndihen të vlerësuar për shkak të sakrificave të mëdha që bëjnë deri në botimin e tyre, me pasion e këmbëngulje duke vazhduar traditën e humorit",-tha Nikolla.

Pjesëmarrës në konkurs ishte edhe artisti i mirënjohur Bujar Kapexhiu, i cili prezantoi librin e tij “Poezi edhe humor dhe satirë”. Ai theksoi se humori është një nga zhanret më të vështira të artit, por njëkohësisht edhe më i preferuari nga publiku, pasi përmes buzëqeshjes përcjell mesazhe dhe godet problematika sociale.
"Është kënaqësi për mua që jam sot në Korçë. Organizohet festivali i humorit për letërsinë, prozën, fabulën, poezinë. Humori është zhanri më i vështirë i artit ndaj duke parë këtë stendë me libra, jam i kënaqur sepse prodhohet. Ka njerëz që merren me humorin, që shkruajnë, që mendojnë për humorin e satirën e për t'i dhënë lexuesit jo vetëm buzëqeshje, por nëpërmjet shkrimeve t'i japin edhe mesazhin, problematikën që ata e godasin, e sigmatizojnë. Arti i humorit është i preferuar në skenë, në art, në letërsi, dhe ne që merremi me humorin kemi kënaqësinë që spektatorët më e pakta buzëqeshin kur marrin veprat tona",-tha Kapexhiu.

Eventi përfshiu edhe artet pamore, me pjesëmarrjen e karikaturistit Endri Beqo, i cili solli punime me tema sociale dhe aktuale. Në karikaturat e tij, Beqo trajtoi mungesën e paqes dhe vuajtjet njerëzore të shkaktuara nga konfliktet në botë, duke reflektuar realitetin përmes artit të humorit dhe satirës.
"Unë jam nga Tirana dhe kam mbaruar artet figurative, zhvilloj karikaturën me tema sociale dhe shpreh energjinë time në problematikat aktuale në botë. Arti vërtet po zbehet por unë jam duke u marrë me art dhe po përpiqem të eci në këtë rrugë. Sot në karikaturat e mia kam sjellë një botë që është duke qarë, pasi nuk ka paqe. Ju i shihni vetë që ka luftë në Ukrainë, Palestinë dhe unë kam shprehur diçka rreth vuajtjes dhe të vërtetës së hidhur që tregohet",-tha Beqo.

Konkursi i tretë Mbarëkombëtar i Letërsisë së Humorit “Niko Nikolla”, që po zhvillohet në ambientet e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, do të zgjasë deri më 15 dhjetor, duke mbledhur autorë nga trevat shqiptare dhe diaspora.
Aktiviteti do të mbyllet me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në ditën e fundit, ku do të vlerësohen krijimet më të spikatura në prozë, poezi, komedi dhe satirë, duke konfirmuar rëndësinë e humorit, si një formë arti dhe reflektimi shoqëror./CNA
Lou Deleuze nga Franca u kurorëzua fituese në votimin e ju...
Pusi i Tophanës është një monument që i përket shekullit t...
Bazilika e Arapajt daton në Shek.V Pas Krishtit dhe shënon...
Në Amfiteatrin e Durrësit, pas ndërprerjes së lojërave shë...
Kisha që mban emrin e një Shenjti si Shna Ndou, është një ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për 10...
Pesë shekuj më parë, kur anglezi William Shakespeare e tra...
Në Kepin e Rodonit, përveçse të shijosh natyrën e virgjër ...
Në oborrin e Rektoratit të Universitetit “Fan Noli” në Kor...
Monumenti më i rëndësishëm i qytetit është amfiteatri, zbu...
Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë dhe një...
Kalaja e Ishmit është një ndër kalatë e rëndësishme të Shq...
“Rendi i Ri” është shfaqja më e re që do të vendoset në sk...
Të qeshura dhe tinguj muzike pushtuan skenën e teatrit Mig...
Një kapitull i çmuar i historisë së Korçës del në dritë pë...
Në qytetin e Korçës është vendosur një monument që ka ring...
Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe kultura ndërthuren...
Në prag të festave të 28-29 Nëntorit, Ministria e Turiz...
Një tjetër hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë v...
Presidenti amerikan Donald Trump, si çdo njeri tjetër, ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...