Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në oborrin e Rektoratit të Universitetit “Fan Noli” në Korçë u çel një ekspozitë që rikthen në kujtesën kolektive historitë e ish-të burgosurve dhe të internuarve politikë të regjimit komunist.
Ekspozita prezanton portrete dhe rrëfime të njerëzve që kanë kaluar vite të tëra në burgje dhe kampe internimi, duke i paraqitur jo thjesht si viktima, por si individë që me qëndresën dhe vuajtjet e tyre frymëzojnë edhe sot.

Kuratorja e projektit, Jonila Godole, shpjegon se nisma erdhi si bashkëpunim me një fotograf gjerman, ndërsa përzgjedhja e personazheve u kthye në një proces që nxori në pah sa i thellë dhe i përhapur ka qenë persekutimi politik në Shqipëri. Një pjesë e konsiderueshme e historive vijnë pikërisht nga Korça, qytet që ka mbartur gjatë plagët e dhunës dhe izolimit. Godole thekson se qëllimi kryesor është ndërgjegjësimi i të rinjve, të cilët shpesh rriten pa informacion mbi krimet e asaj periudhe.
“Në këtë ekspozitë janë ish-të burgosur politikë, të internuar politikë që në atë kohë mund të kenë qenë edhe të internuar në kampet e internimit dhe ata që kanë kaluar një kohë të gjatë nëpër burgje. Me këtë ekspozitë ata nuk janë viktimat, por personalitete që me vuajtjet e tyre na frymëzojnë. Kjo ekspozitë ka qenë ide e një fotografi gjerman, i cili kishte dëshirë ta bënim një projekt të tillë dhe u shpërndamë për të gjetur njerëzit. Nuk ishte e vështirë, pasi Shqipëria është e mbushur plot me histori persekutimi, ku shumë prej tyre që vijnë nga qyteti i Korçës. Ekspozita të këtij lloji janë edhe për të ndërgjegjësuar të rinjtë të cilët rriten pa kujtesë dhe nuk kanë informacione se çfarë ka ndodhur në atë kohë”,-tha Godole.

Vasillaq Orgocka, i dënuar politik, tregon se u arrestua në fund të viteve ’60-të dhe kaloi 17 vite në burg, ndonëse nuk kishte kryer asnjë vepër. Ai rrëfen se ishte prekur rëndë jo vetëm ai, por edhe familja, përfshirë bashkëshorten e tij, e cila për shkak të rrethanave politike dhe trajtimit të mëpasshëm nuk arriti të rikthehej më në vendlindjen e saj. Historia e tij njësoj si shumë të tjerëve ilustron absurditetin dhe egërsinë e dënimeve të asaj kohe.
“Unë jam arrestuar në 7 dhjetor 1968. Jam arrestuar se nuk kam bërë asgjë! Duhet të kisha bërë diçka që të mos më arrestonin. Isha njëri nga të privilegjuarit se kisha gruan polake, por na u prish krushqia se nuk kishim më Bashkim Sovjetik. Në Shqipëri janë bërë katër grupe me polakë për veprimtari armiqësore. Jam liruar nga burgu në 30 gusht 1985, pra 17 vite burg. Ishte e tmerrshme sepse duhej pritur të vdiste Enver Hoxha që të bëhej ndryshim. Atëherë vërtet u bë ndryshimi dhe u liruan shumë njerëz. Për fat të keq gruaja nuk erdhi më në Korçë, por e morën dhe e çuan në aerodrom, ku të sëmurë me barelë, e çuan me avion në Varshavë. Që atë ditë ajo nuk e pa më Shqipërinë. Kur u hapën rrugët kishim mundësi të takoheshim, unë mora guximin dhe shkova te mjeku që e trajtonte gruan në spital. Doktoresha më tha që gruaja ime ka marrë shumë narkotikë dhe i është dëmtuar truri. Në atë gjendje të sëmurë, jo normale, ajo ka vdekur",-tregoi Orgocka.

Tefta Kolaci, vajza e një të dënuari politik, rrëfen se fëmijëria dhe rinia e saj u shënjuan nga arrestimi dhe ridënimi i të atit, ushtarak me karrierë, i cili kundërshtoi reformat e regjimit. Ajo tregon se familja u përball për vite me varfërinë, hetuesitë dhe presionin politik, në një kohë kur fëmijët e mbetur pa prindër përballeshin me stigmatizim të vazhdueshëm. Rruga e saj drejt mbijetesës ka qenë e vështirë, por sot e sheh të domosdoshme që këto histori të njihen nga brezi i ri.
“Unë gëzohem shumë që rinia të dijë se çfarë ne kemi hequr në atë regjim. Unë kam pasur babain ushtarak. Ai iu kundërvu heqjes së gradave dhe reformave në ushtri, hyri në burg dhe la katër fëmijë të vegjël. Unë më e madhja isha 13 vjeçe dhe më i vogli 4 vjeç. Jam krenare që i kam mbijetuar asaj kohe dhe e kam ndjekur babain në të gjitha kampet dhe burgjet ku ishte. Kur babai u lirua ai nuk u kthye në shtëpi, u ridënua dhe në mars të 1990-ës u kthye në shtëpi që prej shkurtit të 1967-ës. Kaluan 12 vite dhe po integroheshim në jetë, atëherë filluan të merreshin edhe me ne, në shenjë hakmarrjeje të babait tonë. Mua më thërrisnin në hetuesi dhe tentova të vrisja veten për të mos iu dorëzuar atyre sepse e urreja atë regjim. Me tentativën e vetëvrasjes gjithë opinioni në heshtje i dënoi”,-rrëfeu Kolaci.
Kjo ekspozitë në Universitetin “Fan Noli” vjen si një kujtesë e fortë se e kaluara nuk duhet harruar. Historitë e së shkuarës jo vetëm nderojnë ata që vuajtën, por u tregojnë brezave të sotëm vlerën e lirisë dhe rëndësinë e së vërtetës./CNA
Monumenti më i rëndësishëm i qytetit është amfiteatri, zbu...
Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë dhe një...
Kalaja e Ishmit është një ndër kalatë e rëndësishme të Shq...
“Rendi i Ri” është shfaqja më e re që do të vendoset në sk...
Të qeshura dhe tinguj muzike pushtuan skenën e teatrit Mig...
Një kapitull i çmuar i historisë së Korçës del në dritë pë...
Në qytetin e Korçës është vendosur një monument që ka ring...
Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe kultura ndërthuren...
Në prag të festave të 28-29 Nëntorit, Ministria e Turiz...
Një tjetër hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë v...
Presidenti amerikan Donald Trump, si çdo njeri tjetër, ka ...
Shqipëria dhe Kosova po punojnë me të rinjtë e dy vendeve ...
Një ekspozitë e veçantë Biblash është hapur për publikun n...
UNESCO shënon çdo të enjte të tretë të nëntorit Ditën Botë...
Richard Deacon artisti që ekspozon punimet e tij në një sa...
Vila 31 në Tiranë, ku banoi ish diktatori Hoxha, u kthye n...
Ndërsa ecja qetë në digën e liqenit, ashtu siç bëj çdo dit...
Juria e Panarit të Librit ka ndarë ditën e sotme çmimet pë...
Për besimtarët e krishterë orthodhoksë data 15 nëntor dato...
Teatri i Kukullave në Tiranë ka publikuar në rrjetet socia...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...