Letërsia e humorit bashkon autorët në Korçë/ Nis konkursi mbarëkombëtar “Niko Nikolla”
Në qytetin e Korçës ka nisur Konkursi i Tretë Mbarëkombëta...

Termat romake ishin hapësira shoqërore popullore, të gjendura në të gjitha qytetet e Perandorisë Romake. Ato ofronin dhoma me temperaturë të kontrolluara, pishina dhe zona për të lexuar e biseduar. Megjithëse banjat publike ekzistonin edhe në Egjiptin e Lashtë dhe Greqinë e Vjetër, ishin romakët ato që krijuan një arkitekturë të standardizuar, duke arritur kulmin me termat e mëdha perandorake të shek.I pas Krishtit.
Edhe ky sit arkeologjik me shumë rëndësi për qytetin u zbulua vetëm në vitin 1960, kur në qendrën e qytetit nisi ndërtimi për Teatrin “Aleksandër Moisiu”.
Nga gërmimet arkeologjike, është vërtetuar se ndërtimi i banjave daton në fund të shek.I deri në fillim të shek.II-të pas Krishtit, dhe mendohet se janë përdorur deri në antikitetin e vonë, në shek. V-VI pas Krishtit. Me shumë gjasa, banjat Romake në Durrës, shtriheshin në një hapësirë më të madhe se 700 metra katrorë nga sa janë gërmuar dhe njohim sot, dhe përbënin pjesë të gymnasiumit të qytetit antik.
Pavarësisht ndërhyrjeve që kanë shkaktuar humbjen e disa elementëve dhe funksioneve origjinale të banjave, dizajni i tyre lejon rindërtimin e një imazhi të plotë.
Banjat romake në Durrës ndjekin strukturën e banjave perandorake, me tre komponentë kryesorë të emërtuar sipas temperaturave dhe funksioneve të tyre: freigidarium (dhomë e ftohtë) caldarium (dhomë e nxehtë). Vizitorët hyjnë përmes dhomës së zhveshjes (apodyterium), dhe në vijim në dhomën e djerësitjes apo saunës (caldarium) dhe më pas në dhomën e ngrohtë (tepidarium). Ata vazhdojnë drejt të ashtuquajturit frigidarium, një pishinë me ujë të ftohtë e cila shërbente si stacioni i fundit freskues. Vizitorët shpesh aplikonin vajra hidratues pas ritualit.
Si rregull, burrat dhe gratë i përdornin këto mjedise veçmas njëri – tjetrit, por kishte dhe raste kur banjat ishin të përbashkëta. Kjo ndodhte rrallë dhe përdorimi i tyre nga femrat lejohej vetëm për kurtizanet. Ky akt u konsiderua i papranueshëm nga populli, banja e përzier u ndalua përfundimisht nga perandorët Hadrian dhe Marcus Aurelius.
Në banjat romake të Durrësit mund të dallohen gjurmët e hipokaustit. Kaldariumi përmban një dysheme me motive shahu të përbërë prej pllakash mermeri të bardha dhe blu, së bashku me pllaka të bardha termoizoluese që mbulojnë muret. Stacioni i fundit i banjave është një pishinë me ujë të ftohtë, e vendosur në jug të tepidariumit.
Periudhës perandorake romake i takojnë edhe disa mozaikë të zbuluar gjatë hapjes së themeleve të ndërtesave moderne. Më i njohuri është mozaiku, që paraqet erosët të hipur mbi kuajt mitologjikë të detit, hipokampët.
Për nivelin e lartë artistik dhe begatinë e Dyrrahut dëshmojnë edhe skulpturat ose altaret madhështore prej mermeri.
Ju ftojmë të shihni videon e realizuar në kuadër të projektit “Eja dhe njih qytetin tim” i mbështetur nga Bashkia Durrës. /CNA
View this post on Instagram
Në qytetin e Korçës ka nisur Konkursi i Tretë Mbarëkombëta...
Lou Deleuze nga Franca u kurorëzua fituese në votimin e ju...
Pusi i Tophanës është një monument që i përket shekullit t...
Bazilika e Arapajt daton në Shek.V Pas Krishtit dhe shënon...
Në Amfiteatrin e Durrësit, pas ndërprerjes së lojërave shë...
Kisha që mban emrin e një Shenjti si Shna Ndou, është një ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për 10...
Pesë shekuj më parë, kur anglezi William Shakespeare e tra...
Në Kepin e Rodonit, përveçse të shijosh natyrën e virgjër ...
Në oborrin e Rektoratit të Universitetit “Fan Noli” në Kor...
Monumenti më i rëndësishëm i qytetit është amfiteatri, zbu...
Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë dhe një...
Kalaja e Ishmit është një ndër kalatë e rëndësishme të Shq...
“Rendi i Ri” është shfaqja më e re që do të vendoset në sk...
Të qeshura dhe tinguj muzike pushtuan skenën e teatrit Mig...
Një kapitull i çmuar i historisë së Korçës del në dritë pë...
Në qytetin e Korçës është vendosur një monument që ka ring...
Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe kultura ndërthuren...
Në prag të festave të 28-29 Nëntorit, Ministria e Turiz...
Një tjetër hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë v...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...