EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e tij gjenetike për të hulumtuar rreth problemeve të tij të shumta shëndetësore. Flokët që ruheshin në një muze në Gjermani treguan arsyet e mundshme të vdekjes së tij. Përbërja gjenetike e Bethovenit tregoi se ishte shumë i rrezikuar nga sëmundja e mëlçisë dhe ishte i infektuar me hepatitin B. Këta faktorë, së bashku me konsumin e rregullt të alkoolit, ndoshta shkaktuan vdekjen e tij në moshën 56-vjeçare.
Kompozitori me famë botërore Ludvig van Bethoven njihej edhe për shëndetin e tij jo të mirë. Tashmë shkencëtarët gjermanë dhe britanikë kanë nxjerrë ADN-në nga një tufë e flokëve të tij që ruhet në një muze në Bon, të Gjermanisë. Ata besojnë se mund të kenë zbuluar nga se vdiq kompozitori. Bethoveni kaloi dekada të tëra me probleme shëndetësore, që nga probleme të rënda të aparatit tretës dhe deri te humbja e dëgjimit që e la atë të shurdhër.
“Nuk arritëm të gjejmë një shkak gjenetik për humbjen e dëgjimit. Nuk ka variante të dëmshme të gjeneve që mund të kenë sjellë humbjen e dëgjimit”, thotë studiuesi Tristan Begg.
Vetë kompozitori pati shkruar se dëshironte që doktorët t’i studionin problemet e tij shëndetësore pas vdekjes.
“Me Bethovenin në veçanti, është rasti kur sëmundjet kufizuan shumë krijimtarinë e tij. Dhe për mjekët ka qenë gjithnjë mister se çfarë fshihej pas kësaj”, thotë Axel Schmidt, ekspert i gjenetikës në Spitalin Universitar të Bonit.
Nga ADN-ja e nxjerrë nga flokët e ruajtura në muze, shkencëtarët nuk arritën të gjejnë shenja të sakta se çfarë shkaktoi humbjen e dëgjimit, apo problemet e tij me aparatin tretës.
Por, ata konstatuan një faktor të rëndësishëm për shfaqjen e sëmundjes së mëlçisë, së bashku me shenjat se kompozitori ishte infektuar me hepatitin B në muajt përpara vdekjes së tij.
Të kombinuara me konsumin e rregullt të alkoolit, të dokumentuar në “librat e dialogimit” që ai përdorte për të komunikuar pasi humbi dëgjimin, këta faktorë duken se mjaftuan për të shkaktuar ndalimin e funksionimit të mëlçisë së Bethovenit dhe për rrjedhojë vdekjen e tij.
“Pra kemi sëmundjen e mëlçisë që iu zhvillua për gjashtë apo shtatë vitet e fundit të jetës së tij. E dokumentuar fillimisht në vitin 1821 me një verdhëzë që zgjati dy muaj, dhe që ndoshta rishfaqet në dimrin e vitit 1824-1825, si dhe me rrjedhjen e shumtë të gjakut nga hundët, të cilën ai e ka përshkruar. Në pranverën e vitit 1825, ai përshkruan se si i doli një sasi të madhe gjaku nga rrugët e frymëmarrjes, dhe ky është ndoshta një tregues i cerozës dhe përparimit të mëtejshëm të sëmundjes së mëlçisë”, thotë zoti Begg.
Rezultatet e diagnostikimit të tij pas vdekjes nëpërmjet ADN-së u publikuan në një studim në revistën "Current Biology".
“Nuk e njohim veprën e tij pa sëmundjen e tij. Nuk dimë se si do të kishte qenë nëse nuk do të ishte i sëmurë. Sëmundjet e Bethovenit janë pjesë e mitit të Bethovenit. Pra, në imagjinatën tonë, ai mund t’i krijonte këto vepra vetëm nëse ishte i sëmurë. Kjo është gjithashtu pjesë e mitit të artistit - se sa më i sëmurë të jetë, aq më produktiv ai bëhet në shprehjen e tij artistike”, thotë Julia Ronge, përgjegjëse në shtëpinë muze të Beethovenit.
Fama e Ludvig van Bethovenit është vërtet monumentale. Simfonia e tij e 9-të është më e preferuara në ceremonitë shtetërore në mbarë botën, dhe simfonia e tij dramatike numër 5 është ndoshta ndër pjesët më të famshme në historinë e muzikës botërore./ VOA
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Shkrimitari nga Kosova, Arbron Gashi, ka prezantuar li...
Aktori Florjan Binaj ka reaguar për lajmin e shpalljes...
Të dielën mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar për ...
Nuk shkriu, dimër as verë, ai “top bore”, qysh në vitin 19...
Një dokumentar kushtuar vlerave të krahinës së Shpatit. “...
Poeti i njohur, Hamit Aliaj, është ndarë nga jeta në m...
Mjeku i njohur Vasil Llajo është vlerësuar me një cert...
Ishte koha kur s'kishim shumë mundësi të mbështesnim s...
Sopranoja e mirënjohur Inva Mula dhe solisti Gjergj Su...
Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare gazetari i njohur shq...
579 vite më parë, më 2 mars 1444, në katedralen e kishës s...
Më 2 mars 1900, ka lindur Sejfulla Malëshova, i cili ka qe...
Gazetari Luan Rama ka bërë të ditur se poeti dhe autori i ...
Shpërdoruesi i radhës shfaqet nga Shkodra. Quhet Agron Luk...
Në një nga festat e pafundme të tij, Gjergji, më “dënoi” d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...