“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Polica e Shkodrës ka kryer një operacion antidrogë ku ka zbuluar një shtëpi bari në Bushat.
Banesa e pabanuar ishte përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike.
Janë sekuestruar lëndë narkotike, llamba si dhe janë arrestuar disa persona.
Në pranga janë vënë 3 persona , babë e bir dhe nipi i tij, konkretisht L.T, D.L dhe A.L. Bëhet me dije se janë sekuestruar 158, 621 bimë kanabisi, armë dhe 2 jet ski.
Kryeplaku i fshatit Trush dhe elektricisti janë në procedim për moskonstatim të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike.
Ndërkohë operacioni dhe kontrollet e imtësishme do të vijojnë dhe në ambiente të mbyllura për të goditur aktivitetet e paligjshme.
NJOFTIMI I POLICISE
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në terrene të hapura ose në ambiente të mbyllura.
Pas përfundimit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, me përdorimin e dhjetëra dronëve të cilësisë së lartë, mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nga informacionet prej monitorimit ajror të GDF-së dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, gjatë këtij viti, u asgjësuan 158 621 bimë narkotike të kultivuara në tokë dhe 41 883 fidanë të kultivuar në kubikë, të cilët janë konstatuar që në fazën fillestare. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar penalisht 74 autorë.
Paralelisht, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën duke ushtruar kontrolle në ambiente të mbyllura në të cilat ka tendencë për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se në fshatin Trush i Poshtëm, njësia administrative Bushat, një banesë e pabanuar ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Trushi”.
Gjatë operacionit u zbulua se banesa e pabanuar ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Në pjesën hyrëse të banesës dhe në katër dhomat e saj u gjetën dhjetëra bimë narkotike të kultivuara në vazo, me anë të llambave elektrike. Nga këqyrja e ambienteve të banesës, përveç bimëve narkotike të kultivuara në vazo, u konstatua një sistem i përparuar elektrik dhe kondicionimi, i cili ishte i montuar në të katërta dhomat e banesës dhe në hyrje të saj. Në momentin e ndërhyrjes nga ana e shërbimeve policore, në banesën e përshtatur si laborator, u kap në flagrancë duke u kujdesuar për bimët narkotike, shtetasi Lorenc Trieshi, 34 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Po nga këqyrja e banesës u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, që shërbente për furnizimin e pajisjeve elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 82 llamba dhe aparate të ndryshme elektrike, 5 aspiratorë, si dhe u morën për ekspertim 123 bimë narkotike që ishin kultivuar në vazo. Gjithashtu, nga kontrolli përreth banesës, në një ambient tjetër të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike, u gjetën 2 mjete lundruese tip “Jet Ski”, pa dokumentacion. Nga veprimet e shpejta në vendngjarje, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht shtetasit: Dedë Laca, 64 vjeç dhe djali i tij Anton Laca, 36 vjeç, të cilët u kapën menjëherë dhe u ndaluan nga shërbimet e Policisë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi i kapur në flagrancë në banesën e përshtatur, Lorenc Trieshi, është nipi i shtetasit Dedë Laca. Në përfundim të hetimeve paraprake u bë arrestimi në flagrancë i këtyre 3 shtetasve, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me fishekë, 1 armë gjahu sportive, 2 automjete, tip “Range Rover” dhe tip “Benz”, prodhime të viteve të fundit. Në vijim të operacionit u shoqëruan në ambientet e Policisë, kryetari i fshatit Trush i Poshtëm, shtetasi K. D., 38 vjeç, lexuesi i matësve elektrikë në zonë, shtetasi Z. N., 26 vjeç, si dhe elektricisti i zonës, shtetasi F. H., 29 vjeç, ndaj të cilëve u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, një vëmendje e veçantë po i kushtohet zbatimit të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla dhe vijimit të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave apo për të rekrutuar nxënës, me qëllim ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale, siç ishin rastet në 2 shkolla të qytetit të Shkodrës, me 2 nxënës që shpërndanin lëndë narkotike në këto shkolla, si dhe mbanin me vete mjete prerëse.
Në këtë kuadër, strukturat policore në të gjithë qarkun po bashkëpunojnë me oficerët e sigurisë në shkolla dhe me stafet pedagogjike, duke ushtruar kontrolle me qëllim parandalimin e futjes në shkolla, të lëndëve narkotike dhe të sendeve të kundërligjshme. Siguria në shkolla dhe mbajtja pastër e tempujve të dijes, nga fenomenet negative që tentojnë të shtrijnë tentakulat në këto ambiente, janë prioritare për Policinë, ndaj do të intensifikojmë bashkëpunimet me institucionet arsimore, oficerët e sigurisë, pushtetin vendor dhe institucionet e tjera përgjegjëse, me qëllim zbatimin me korrektësi të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, konkretisht strukturat hetimore, janë duke punuar intensivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të veprave penale dhe kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar. Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të japin informacion dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar atyre anonimat të sigurtë, reagim të shpejtë dhe profesional./ CNA
Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë në Lezhë. Në...
Policia e Tiranës ka arrestuar 41-vjeçarin me iniciale E.P...
Megaoperacioni antidrogë "Tempulli" vijon. Policia ka ...
Policia ka arrestuar në Shijak dy persona, G. D., 49 vjeç ...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 72...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shtetas austriak...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:30, në afërsi të kry...
Në Portin e Durrësit janë sekuestruar mbi 176 mijë eur...
Policia e Durrësit ka bllokuar një punishte ku prodhoh...
Policia ka vënë në pranga shtetasin K.B, 29 vjeç, i cili i...
Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Kuçovë-Belsh, ...
Rreth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër - Koplik, mj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Durrës. ...
Një sherr është regjistruar këtë të shtunë në qytetin ...
Në rrjet ka qarkulluar një video, ku shihet një person...
Policia e Durrësit ka zbardhur 3 vjedhje në banesa, në saj...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy gra, A.Q, 40 vjeçe dh...
Arrestohet në Theth 59-vjeçari me iniciale Gj.D, i cili kr...
Policia ka vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës një...
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person të kërkuar n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...