web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shfaqi probleme kardiake në hotelin ku po qëndronte/ Ndërron jetë në spitalin e Korçës shtetasi austriak

16 Tetor 2023, 08:35, Kronika CNA

Shfaqi probleme kardiake në hotelin ku po qëndronte/ Ndërron

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shtetas austriak 72 vjeç ka shfaqur probleme kardiake në hotelin ku po qëndronte.

72-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës ku dhe ka ndërruar jetë.

Sipas uniformave blu, shtetasi V.S., ka shfqur probleme rreth orës 03:00.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 72-vjeçarit. Dyshimet paraprake janë se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

"Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.

Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale", njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga