Detaje nga vrasja në Kavajë/ Zbulohet autori me identitet të dyfishtë
Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e ndodhur në lagjen n...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e 21 shkurtit në Kavajë, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit disa herë me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3 të qytetit, shtetasi L. D., alias L. P., 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin S. V., alias S. I., po 48 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë
Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, organizuan kontrolle intensive për kapjen e tij.
Pas disa orësh kërkimesh, Policia arriti ta lokalizojë dhe ta vërë në pranga 48-vjeçarin e dyshuar si autor të krimit.
Gjatë veprimeve të para hetimore u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thika) që dyshohet se u përdor në vrasje.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokuroria e Durrësit, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
"Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën, Policia, pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori dyshohet se përdori për të goditur 48-vjeçarin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit të vrasjes me mjet prerës të 48-vjeçarit, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.
Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë.
Gjithashtu, gjatë veprimeve të para hetimore dhe kërkimeve për gjetjen e provave materiale, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se autori goditi, me pasojë humbjen e jetës së 48-vjeçarit S. V., alias S. I.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia./ CNA
Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e ndodhur në lagjen n...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në da...
Një person është vrarë në Kavajë me thikë. Sipas informaci...
Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar në...
Një 58-vjeçar nga Kosova, i cili punonte si inxhinier në h...
Një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e ndodh...
Një 42-vjeçar është kapur në flagrancë në Unazë të Madhe n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur ...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme n...
Një 25-vjeçar shqiptar dyshohet se është vrarë me armë zja...
Një shtetas 27-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme tek...
Protesta e opozitës po vijon në kryeqytet, teksa demokratë...
Pasditen e kësaj të premteje, një 63-vjeçar ka humbur jetë...
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e sotme në Tiran...
Policia e Tiranës ka dhënë informacione paraprake në lidhj...
Kryeqyteti nuk po gjen qetësi. Pas viktimës E. P., një tje...
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak mi...
Raportohet se një vrasje ka ndodhur në Tiranë. Sipas info...
Katër punonjës të OSHEE-së janë proceduar pas humbjes së j...
Policia në një operacion në fshatin Zall ka sekuestruar ar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...