web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e njeriut të Shullazit në Tiranë/ Zbardhen detaje mbi motivet e krimit

21 Shkurt 2026, 11:34, Kronika CNA

 Vrasja e njeriut të Shullazit në Tiranë/ Zbardhen detaje mbi

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku humbi jetën 31-vjeçari, Ergi Pashollari.

Gazment Buçpapa, bashkë me disa persona të tjerë, sulmoi dhe goditi me thikë duke i shkaktuar humbjen e jetës 31-vjeçarit, i cili njihej si anëtar i grupit të Emiljano Shullazit.

Dyshohet se shkak për krimin e rëndë është bërë një ngacmim që viktima i ka bërë gruas së autorit.

Në dëshminë e saj për policinë, ajo raportohet se është shprehur që 31-vjeçari e ngacmonte vazhdimisht. Edhe prindërit e autorit ende në kërkim, kanë mbajtur të njëjtin qëndrim. /CNA





Lajmet e fundit nga