E rëndë në Tiranë/ Një person hidhet nga ura e Babrroit, humb jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Babrroit...

Autoritetet spanjolle kanë goditur një tjetër rast të trafikut të drogës në krye të së cilës është mafia shqiptare.
Sipas një artikulli të mediave vendase, mafiet e fuqishme shqiptare, ato që kontrollojnë trafikun e drogës, vazhdojnë përpjekjet për të përdorur portin e Vigos në Spanjë si pikë hyrjeje për ngarkesat e kokainës.
Në një operacion të përbashkët të autoriteteve spanjolle u arrestuan dy shtetas shqiptarë që tentuan të hynin në portin e Vigos me 80 kilogramë kokainë të fshehura në një sistem ftohjeje.
Ngarkesa me drogë vinte nga Ekuadori.
Kjo është godtija e katërt që autoritetet po i japin mafies shqiptare dhe grupeve që trafikojnë kokainë që veprojnë për “Klanin e Ballkanit”.
Operacioni i fundit nisi në orët e para të mëngjesit të 15 shkurtit, pasi kontejneri i dyshuar u përzgjodh nga Njësia e Analizës së Rrezikut të Doganës së Vigos. Kontejneri iu nënshtrua kontrollit me rreze X nga Njësia e Kontrollit Radiologjik Kufitar dhe pikërisht kështu u zbulua se në sistemin e ftohjes ishte fshehur kokaina.
Pas këtij zbulimi, agjentë të grupit EDOA të Pontevedrës dhe të ECO Galicia, të dyja njësi të ‘Guardia Civil’, si dhe Njësia e Përbashkët e Mbikëqyrjes Doganore në Vigo, nisën një hetim që çoi në identifikimin e një organizate kriminale të përbërë nga individë me shtetësi shqiptare. Qëllimi i tyre ishte nxjerrja e lëndës narkotike të fshehur brenda kontejnerit të vendosur në zonën portuale.
Përpjekja për rikuperimin e kokainës ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës së kaluar. Agjentët arritën të arrestonin dy “nxjerrësit” shqiptarë në momentin kur tentuan të hynin në kontejnerin e kontaminuar.
Dy persona të tjerë, që do të merrnin pjesë në operacion, arritën të arratiseshin.
Pas arrestimeve, autoritetet sekuestruan 61 pako kokainë si dhe mjete të ndryshme për rikuperimin e drogës: katër çanta sportive të mëdha, një shkallë të palosshme, një trapan, lidhëse plastike, dy telefona dhe një automjet.
Më 16 shkurt, gjatë një kontrolli të imtësishëm të kontejnerit, ku u përdorën edhe pajisje radiologjike portative të Mbikëqyrjes Doganore në Vigo, u zbuluan edhe nëntë pako të tjera kokainë të fshehura mes makinerive të sistemit të ftohjes. Në total u sekuestruan mbi 80 kilogramë të kësaj lënde, me vlerë rreth 1.5 milionë euro.
‘Guardia Civil’ dhe Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore e mbajnë hetimin të hapur ndaj kësaj organizate kriminale me karakter ndërkombëtar dhe nuk përjashtohen arrestime të tjera, sipas burimeve policore. Veprimet po koordinohen nga gjyqtarja përgjegjëse e Seksionit të Hetimit në Gjykatën e Vigos.
Ky është sekuestrimi i dytë këtë vit në portin e Vigos.
Një muaj më parë, Operacioni Monterrey përfundoi me kapjen e 200 kilogramëve kokainë dhe tetë të arrestuarve, të gjithë pjesë e një klani tjetër me origjinë shqiptare që përdori të njëjtin sistem: dërgimin e ngarkesave në kontejnerë nga Ekuadori, një nga pikat kryesore të nisjes së kësaj droge në dekadën e fundit.
Porti i Kuitos, i kontrolluar kryesisht nga këto mafie, është një nga ndalesat e rrugës tregtare me Amerikën e Jugut që operon nga porti i Vigos përmes kompanisë gjermane Hapag Lloyd. Hapja në prill 2024 e kësaj linje detare me frekuencë javore për transportin e frutave dhe peshkut të ngrirë ka krijuar mundësi për tregje të reja, por edhe një avantazh të madh për “Klanin e Ballkanit”.
Gjatë vitit të fundit janë kapur 10 tonë kokainë në portin e Vigos, çka ka vënë në alarm grupet antidrogë dhe shërbimet fiskale e doganore.
Ngarkesa më e madhe e sekuestruar deri më sot në Galici (7.5 tonë) hyri përmes këtij porti në dhjetor 2023, e kamufluar në disa kontejnerë me fileto ton të ngrirë, ndonëse u zbulua në një magazinë në Cambre (A Coruna). Edhe pas saj duken “tentakulat” e Klanit të Ballkanit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Babrroit...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotëm pranë Rrugës ...
Një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike...
Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në Aeroportin Ciampino t...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar i akuzu...
Një magazinë ku mbaheshin suplemente të skaduara dhe të ko...
Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën pak më parë teksa ...
Një 39-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u konfliktua m...
Dy shtetase nga Kazakistani janë arrestuar në Tiranë për u...
Dogana e Durrësit ka bllokuar mbi 103 mijë palë veshje të ...
Një operacion i përbashkët nga Garda Civile dhe Shërbimi i...
Një aksident i rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin...
Një 47-vjeçar shqiptar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar...
Markelian Hoti, vëllai 27-vjeçar i deputetes së PD-së, Eld...
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aut...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar të shpa...
Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracion...
Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, nga Klodiana Lala u trans...
Në segmentin Peshkopi-Muhur në vendin e quajtur Kthesa e M...
Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në flagrancë nga policia...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...