web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do niste dënimin me burg/ Ndërron jetë shtetasi në Spitalin e Durrësit

20 Shkurt 2026, 20:06, Kronika CNA

Do niste dënimin me burg/ Ndërron jetë shtetasi në Spitalin

Pasditen e kësaj të premteje, një 63-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Durrësit.

Burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin M. G., banues në Shijak.

Ky shtetas ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.

Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave./CNA





Lajmet e fundit nga