web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e recepsionistit/ Kapet autori në Greqi

6 Qershor 2024, 19:18, Kronika CNA

Autori i vrasjes së ndodhur në Dhërmi, është arrestuar pasditen e kësaj të enjteje në Greqi, në një prej aeroporteve të shtetit fqinj, teksa ka tentuar të largohej.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin me iniciale, i cili dyshohet se ka vrarë recepsionistin e një hoteli.

Më herët, policia njoftoi se ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për kapjen e 43-vjeçaarit, i cili kishte hyrë në territorin e Greqisë nga pika e kalimit kufitar e Qafë Botës.

Sipas raportimeve, ai është dhëndri i pronares së hotelit në Dhërmi, ku viktima E.N., ishte angazhuar si recepsionist për periudhën e sezonit veror.

Në njoftimin paraprak, policia bëri të ditur se në Dhërmi 31-vjeçari E. N. kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Nga veprimet hetimore u konstatua se E. N. është qëlluar me armë zjarri, vetëm 30 minuta pas mesnatës të së mërkurës, nga shtetasi G. Sh., i lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Dyshimet janë ngritur pas verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë. Tashmë me arrestimin e 43-vjeçarit Greqi, do të pritet marrja e tij në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje por edhe për gjetjen e E.N 31 vjeç për të cilin policia dyshon se është vrarë me armë zjarri./ CNA





Lajmet e fundit nga