web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U vuri zjarrin makinave me qira në Kamëz, arrestohet autori

6 Qershor 2024, 14:09, Kronika CNA
U vuri zjarrin makinave me qira në Kamëz, arrestohet autori
Foto ilustruese

Arrestohet 23-vjeçari me iniciale A.S., pasi dyshohet se është autor i zjarrvënies së makinave me qira në rrugën "Donald Trump" në orët e para të mëngjesit të 5 qershorit në Tiranë.

Gjykata ka vendosur më herët për të riun masën "arrest shtëpie" dhe në momentin që zjarrvënia ka ndodhur nuk ka qenë në banesë, të cilën e ka pranë vendit të ngjarjes.

Mbi të rëndon vepra penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". 

"A. S., 23 vjeç, banues në Zall Mner, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur një automjet në një parkim në rrugën "Donald Trump", dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe disa automjete të tjera. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", njofton policia./CNA 





Lajmet e fundit nga