Kalonin shtetasit e ndaluar në BE/ Prokuroria jep masat e sigurisë për 8 efektivët dhe 29-vjeçarin, akuzat
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas një hetimi të gjatë, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal të vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj 8 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi, të dyshuar për "Korrupsion" dhe "Shpërdorim detyre", ndërsa 8 punonjës të tjerë policie, të dyshuar si të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal, hetohen në gjendje të lirë, konkretisht me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”:
1. Inspektor B. T., 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”;
2. E.S., 29 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
Me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”:
3. Inspektor S. XH, 32 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
4. Inspektor E. M., 33 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
5. Inspektor A. D., 30 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Me masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”:
6. Inspektor Y. P., 27 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
7. Inspektor R. SH., 26 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
8. Inspektor E. A., 33 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
9. Inspektor A. H., 30 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Caktimi masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar u bë i mundur si rezultat i hetimeve disamujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e shtetave të sipërcituar në veprimtari kriminale.
Konkretisht, për periudhën mars 2023-mars 2024, shtetasi E.S., pronar i një agjencie turistike, me objekt veprimtarie, ndër të tjera, edhe tregtim të biletave të avionit, mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorët e policisë kufitare në aeroportin Rinas, të cilëve u dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk u lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së, konkretisht, persona që ishin kthyer në kategorinë Deportiv e Inad dhe u ndalohej hyrja në vendet e BE-së, të mitur të papajisur me prokurën e prindërve, apo persona me masa sigurimi personal.
Punonjësit e policisë, rast pas rasti, në varësi të problematikave dhe kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.
Vijojnë hetimet për identifikimin e punonjësve dhe shtetasve të tjerë të përfshirë në veprat penale "Korrupsion aktiv dhe pasiv" ndaj personave që ushtrojnë funksione publike./ CNA
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
AMP ka lëshuar 8 masa arresti për efektivë policisë. Rapor...
Pasditen e sotme, në qytetin e Shkodrës, është raportuar n...
Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur një tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër në lagjen “Rus”....
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije se është liruar nga ...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për djalin e Nehat Kullë...
Policia ka arrestuar shtetasin N. P., 70 vjeç. Ky shtetas ...
I akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë, ndal...
Biznesmeni N.B., 51 vjeç, ka rënë nga kati i dytë i banesë...
Një plagosje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lag...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel, rreth ...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin maj. Njoft...
Vijon operacion i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në bash...
Agjencia e Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë ...
Në minierën e Bulqizës ka ndodhur një tjetër aksident ...
Policia e Elbasanit u ka sekuestruar arsenal armësh dy vël...
Një 62-vjeçar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një la...
Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 47 150 euro, 8...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...