Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim pasi dyshohet se kanë mashtruar disa persona.
Dyshohet se 34-vjeçari me iniciale L. V. ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit shtetas nga 50 000 lekë si shpërblim.
Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçari me anë të fotove të kartave të identitetit të këtyre shtetasve ka marrë kredi pranë disa institucionit financiar "Fondi Besa", shuma parash që variojnë nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe pas tërheqjes janë përvetësuar nga shtetasi L. V.
Në këtë veprimtari të paligjshme është përfshirë edhe noterja M. D., e cila dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata, për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.
Në përfundim të këtyre veprimeve, nga ana e punonjësve të institucionit financiar "Fondi Besa", konkretisht shtetasit L. N., (përgjegjëse zyre) L. P., dhe E. A., (oficerë kredie), janë mbajtur relacionet dhe vendimet e miratimit të kredive, të bazuara në të dhëna të rreme, të cilat nuk i përkasin palëve në cilësinë e debitorëve.
Konkretisht janë arrestuar shtetasit e mëposhtëm sipas urdhërarresteve të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë:
- "Arrest në shtëpi", për shtetasen M. D., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal dhe masa e “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal;
- "Arrest në shtëpi", për shtetasen L. N., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale "Mashtrimi”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal;
- "Arrest në shtëpi", për shtetasen L. P., 39 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal;
- "Arrest në shtëpi" për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal.
Është shpallur në kërkim shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Gjermani, për të cilin është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal./ CNA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër në lagjen “Rus”....
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije se është liruar nga ...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për djalin e Nehat Kullë...
Policia ka arrestuar shtetasin N. P., 70 vjeç. Ky shtetas ...
I akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë, ndal...
Biznesmeni N.B., 51 vjeç, ka rënë nga kati i dytë i banesë...
Një plagosje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lag...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel, rreth ...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin maj. Njoft...
Vijon operacion i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në bash...
Agjencia e Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë ...
Në minierën e Bulqizës ka ndodhur një tjetër aksident ...
Policia e Elbasanit u ka sekuestruar arsenal armësh dy vël...
Një 62-vjeçar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një la...
Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 47 150 euro, 8...
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të punës në t...
Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor P...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Poragdec-Drilo...
Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...