LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kap në flagrancë duke marrë para/ Arrestohet mjeku në Spitalin e Traumës në Tiranë

23 Shtator 2022, 15:21, Kronika CNA

U kap në flagrancë duke marrë para/ Arrestohet mjeku në

Një mjek në spitalin e Traumës në Tiranë ka rënë në pranga mesditën e sotme.

Raportohet se ai është arrestuar nën akuzën për korrupsion.

Identiteti i mjekut nuk dihet, por raportohet se punon te skaneri i spitalit dhe është kapur duke marrë të paktën 200 euro ryshfet nga një i infiltruar.

Dyshohet se edhe një mjek tjetër është i përfshirë në një skemë korruptive.

Në këto momente po vijon operacioni i policisë, i cili është zhvilluar paralelisht me operacionin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku raportohet se janë arrestuar tre punonjës për korrupsion./CNA.al

Lajmet e fundit nga