“Më telefonoi Berisha 1 orë para kandidimit”/ Korreshi tregon prapaskenat e zgjedhjeve në PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...

Pavlin Preka ishte 19-vjeç kur u vra në banesën e tij, më 26 Shkurt 2025, në fshatin Guci e Re në Shkodër.
Ai ishte i dashuruar marrëzisht pas një vajze, 13-vjeç për të cilën kërkonte miratimin e familjes së saj që të martoheshin.
Këtë të martë u zbuluan detaje nga emisioni "Në Shënjestër" nga dosja hetimore ku sipas informacioneve nga njerëzit e afërt të viktimës, gjatë kontrollit të parë në vendngjarje, në afërsi të trupit të viktimës, u gjendën 6 gëzhoja arme zjarri pistoletë model 9 mm.
Nga këqyrja e parë e vendit të ngjarjes, 19-vjeçari ishte qëlluar me disa plumbe pistolete nga afër, më të hyrë në banesën e tij. Gjë që la të kuptohet nga ekspertët kriminalistë, se ai ishte ruajtur deri në mbërritjen e tij në banesë. Ose dikush kishte informuar me saktësi qitësi për lëvizjet e viktimës dhe faktin që ai kishte marrë rrugën për në shtëpinë e tij. Por për grupin hetues vrasja e këtij të riu kishte një motiv të paqartë.
Kjo për faktin se ai nuk ishte skeduar dhe nuk kishte një të shkuar apo të tashme kriminale. Madje nuk njihej në zonë as si kontingjent që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike. I pari që u pyet në lidhje me krimin ishte xhaxhai i viktimës.
Nikollë Preka, i cili kishte banesën ngjitur me atë të vëllait të tij, ku aktualisht jetonte Pavlini. Aty ku ndërsa dëgjoi krismat, vrapoi i pari për të parë se çfarë kishte ndodhur. Dhe ku gjeti të vrarë në pragun e derës, nipin e tij.
“Familjarët e Pavlinit jetojnë në fshatin Gjuraj-Plan, në njësinë Administrative Pult, Bashkia Shkodër. Unë e kam ngjitur banesën me atë të Pavlinit. Kur shkova për të parë se kush është në banesë, unë pashë që dera ishte hapur. Aty pashë Pavlinin të shtrirë në tokë”, ka deklaruar në polici xhaxhai i viktimës.
Por edhe pse iu kërkua të hiqte dorë nga vajza që dashuronte, Pavlin Preka nga sa kuptohet, jo vetëm nuk e bëri një gjë të tillë, por kishte ndërtuar në kokë edhe plane se si ta bënte të vetën përgjithmonë. Kjo edhe kundra dëshirës së familjes së saj.
Ndoshta me bindjen se koha do të ishte ilaçi më i mirë dhe situatat do të vinin dhe do të normalizoheshin, pasi ai ta kishte bërë fakt të kryer lidhjen e tij me vajzën.
Por aq shumë ishte fiksuar Pavlini pas kësaj vajze, sa kishte shkuar deri aty sa të bënte tatuazh edhe emrin e saj në qafë. Gjë që e dinin edhe shokët e tij. Midis tyre edhe kushërinjtë e vajzës, me të cilët ai shoqërohej.
“Nga ajo që unë di është se Pavlini ka dashur një vajzë, me emrin ‘A*****’, të cilës nuk ia di mbiemrin, por që Pavlini ia kishte bërë emrin tatuazh në qafë. Mesa mbaj mend, Pavlini më kishte thënë se këtë vajzë e kishte parë në Dukagjin, kjo pasi edhe familja e tij ka një shtëpi atje, por jetojnë në Shkodër. Pavlini më ka thënë gjithashtu se kësaj vajze i ka kërkuar dorën te shtëpia e saj, por nuk ia kanë dhënë. Ajo që dua të them është se një ditë bashkë me Pavlinin dhe një shokun e tij që e thërrasin Flori, por që mbiemrin nuk ia mbaj mend, ishim te një shtëpi që familja ime ka në fshatin Gimaj në Dukagjin. Gjatë kohës që ishim aty Pavlini më tha ‘Ma lër këtë shtëpinë 2-3 ditë pasi do ta marr atë vajzën, dhe të vi të rri te shtëpia jote’. Por unë ia preva shkurt dhe i thashë që nuk ta lë”, -thuhet në dëshminë nga Edilion Tërthorja.
Por çmenduria e Pavlinit, nuk kishte ndërmend të ndalej këtu. Pasi siç thotë një nga shokët me të cilët ai shoqërohej, ai po kërkonte një banesë ku të qëndronte me vajzën, pasi ta kishte rrëmbyer. Dhe këtë plan nuk e kishte aspak sekret. Por e shprehte edhe në prani të kushërinjve të vajzës, me të cilët ndante përditshmërinë.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar ashpër lidhur...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për arratisjen e Altin Ndoci...
Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar automjetin me të cilin...
Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar arratisjen e Altin Nd...
Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth arratisjes të para...
Mesditën e sotme një automjet është përfshirë nga flakët n...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Rapor...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ...
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme t...
Vijojnë kërkimet në lumin Mat për gjetjen e 30-vjeçarit, s...
Një konflikt është shënuar në ambientet e një lokali në qy...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, me inic...
Një 30-vjeçar u vu në pranga dhe 4 punonjës të OSHEE-së u ...
Policia e Shkodrës ka njoftuar se në datën 11 janar, rreth...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) k...
Një shtetase ka dëmtuar gishtat e dorës gjatë orarit të pu...
Katër persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u shpallën ...
Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i pesë rastesh ...
Arrestohen në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...