Tritol një biznesi në Vaun e Dejës
Policia e Shkodrës ka njoftuar se në datën 11 janar, rreth...

Një 30-vjeçar u vu në pranga dhe 4 punonjës të OSHEE-së u proceduan penalisht në Sarandë për shpërdorim detyre, si pjesë e një operacioni policor të koduar “Green Flat” për goditjen e kultivimit të kanabisit.
Gjatë aksionit u sekuestruan 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.
Njoftimi:
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas regjistrimit të procedimit penal, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative, verifikime në terren dhe veprime hetimore disajavore, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Green flat”.
Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë zbuluan në një pallat në rrugën “Butrinti”, Sarandë, një apartament që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, brenda apartamentit, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për 4 punonjës të OSHEE Sarandë, shtetasit H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
26.6 kg lëndë narkotike kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdorureshin për veprimtari kriminale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA
Policia e Shkodrës ka njoftuar se në datën 11 janar, rreth...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) k...
Një shtetase ka dëmtuar gishtat e dorës gjatë orarit të pu...
Katër persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u shpallën ...
Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i pesë rastesh ...
Arrestohen në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin...
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania një 51-vjeçar ...
Si rezultat i kontrolleve në terren të kryera në bazë të i...
Policia ka zbuluar një magazinë në Kamëz ku stampoheshin l...
Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërk...
Presidentja e Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit, I...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të ve...
Dy të rinj janë ndaluar në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër, ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të pu...
Një çështje gjyqësore shumë e pazakontë në Gjykatën e Krim...
Policia e Durrësit ka bërë me dije se është gjetur trupi i...
Edhe pse tashmë i dënuar me 10 vjet burg, shtetasi serb Je...
Një shtetas 45-vjeçar është vënë në pranga në Shijak në pë...
Një shtetas 42-vjeçar është shpallur në kërkim, si rezulta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...